Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Apartamente të reja luksoze në Obën e qetë

Apartamente të reja luksoze në Obën e qetë Gjeneral - 1
ID: 1783 Projekti
Printoni këtë pronë
Nga €120 000

Detajet

ID e pronës
ID e pronës 1783
Vendndodhja e pronës
Vendndodhja e pronës Oba, Alanya
Lloji
Lloji Projekti
Data e dorëzimit
Data e dorëzimit Shtator 2022
Distances
Në qytet
Në qytet 1.5km
Në plazh
Në plazh 2.2km
Për të bërë pazar
Për të bërë pazar 210m
Për në aeroport
Për në aeroport 132km

Karakteristikat e pronës

  • Pishinë
  • Parkim i hapur i makinave
  • Palester
  • Sauna
  • Siguria
  • Kamera

Lista e Çmimeve

Përditësimi i fundit: 08 Marsh 2024
1 Dhoma e gjumit, Apartament
€120 000

50m²

|

1 Banjë

|

1 Ballkon

|

€2 400/m²

|

Me shume informacion
Me shume informacion
3 Dhoma e gjumit (Dupleks), Apartament
€250 000

138m²

|

3 Banjë

|

2 Ballkon

|

€1 812/m²

|

Me shume informacion
Me shume informacion
Çfarë ka afër? Vendndodhjet brenda një rrezeje prej 1.5 kilometrash
17
Restorant 17
9
Spitali/Qendra shëndetësore 9
4
Banka / ATM 4
19
Tregu 19
15
Parku 15

Përshkrim

Këto apartamente të reja luksoze janë tani për shitje në Obën e qetë. Ky kompleks i ri ndodhet në zonën e re të ndërtuar të Obës në lindje të Alanias. Kjo zonë është e njohur për rrethinën e qetë. Malet Taurus dhe pishat mund të shihen nga këto apartamente të reja.

Infrastruktura është duke u ndërtuar ngadalë këtu, por ju mund të gjeni dyqane të vogla dhe disa supermarkete të mëdha si Migros, në rrugën kryesore, që shet të gjitha produktet për nevojat bazike. Për më shumë blerje, ju duhet të udhëtoni në Alania. Ne mund t'ju ndihmojmë juve në blerjen e orendive të shtëpisë suaj të re si dhe blerjet tjera nëse keni nevojë.

Këto apartamente u përshtaten blerësve që duan të investojnë në një zonë të re dhe që duan shtëpi pushimesh apo që duan të zhvendosen përherë këtu.

Qendra e Obës është në një distancë të shkurtër dhe është shtëpia e kafeneve të këndshme, restauranteve dhe qendrave tregtare. Spitali kryesor publik është rreth dhjetë minuta larg me makinë. Kjo zonë është shtëpia e shumë shkollave private me reputacion të shkëlqyer. Afër janë edeh shkollat publike, ATM-t dhe barnatoret.

Autostrada D400 ndan Obën në dy zona - atë të plazhit dhe rrethinës. Këto apartamente mahnitëse janë në pjesën e fundit. Plazhi është afër me veturë nga ky vend dhe është i bukur me rërë dhe ujëra të ngrohtë e të qetë. Ka qendra të sporteve ujore dhe kafene plazhi si dhe kompanitë turistike ofrojnë aktivitete të ndryshme. Poashtu, ju mund të aranzhoni zhytje, peshkim, rafting, xhip safari si dhe të eksploroni vendet arkeologjike.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 2.2 kilometra
  • Distanca nga qyteza: 1.5 kilometra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 132 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 40 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 210 metra.

Karakteristikat e apartamenteve

Ky projekt i ri përbëhet nga 31 apartamente të ndara në katër kate. Ka lloje të ndryshme pvr të zgjedhur nga apartamentet me stil njëdhomëshe dhe ato elegante me tre dhoma gjumi, madje edhe dupleks.

Secili apartament do të ndërtohet me standarde evropiane me orendi dhe pajisje cilësore. Kuzhinat e hapura janë së bashku me dhomat e ndenjes. Ballkonet maksimizojnë hapësirën e banimit dhe ofrojnë vend të përsosur për argëtim me miqtë dhe familjen duke e shikuar perëndimin e diellit pranë maleve Taurus.

Hapësira e jashtme është e këndshme me kopshte dhe tarraca për rrezitje pranë një pishine mahnitëse. Kjo është një hapësirë banimi që u jep juve rehati dhe relaks maksimal.

Planet e dyshemesë

Pyetni përfaqësuesin

Meryem Yurdayanık
Meryem Yurdayanık
Menaxher i përgjithshëm
+90 538 888 16 16
WhatsApp Telegram
Në mënyrë që ne t'ju kontaktojmë, duhet të plotësoni një nga numrat e e-mail ose telefonit.

Ekipi ynë Ekipi ynë në shërbimin tuaj

Dëshmitë Ju mund të lexoni komentet e klientëve tanë që filluan një jetë të re me Summer Home dhe të mësoni për kompaninë tonë.

Олька ван Вук - Южная Африка
Олька ван Вук - Южная Африка

Rusisht
Mirëdita të gjithëve. Verën e kaluar, derisa ishim në Turqi, ne vendosëm ta realizonim ëndrrën tonë për të blerë një shtëpi në detin e ngrohtë. Pa hezitim, ne vendosëm të shikonim për një agjencion të pasurive të paluajtshme. Summer Home na gjeti shtëpinë e ëndrrave. Pasi iu shkruam një mesazh, për pak minuta, menaxherja na kontaktoi, me të cilën ne filluam të shikonim opsionet. Ne i shpjeguam asaj se për çfarë ishim duke shikuar, dhe dëshira jonë ishte për një kompleks të qetë. Ishte e nevojshme për të kontaktuar një agjencion të tillë për zgjedhjen e duhur. Oksana dhe unë kemi shikuar pronën e duhur për një muaj, dhe komunikimet tona u shpeshtuan përmes mesazheve dhe thirrjeve. Derisa ne u kthyem në shtëpi, Oksana u tregua një shitëse e shkëlqyer dhe e duhur në të gjitha drejtimet. Ne morëm përgjigjje të duhura, duke folur jo vetëm për pronën, por edhe për jetën në Turqi. Ajo zgjodhi pikërisht atë që ne donim. Puna me të ishte e lehtv dhe e thjeshtë. Kishte shumë pyetje vahdimisht si për zgjedhjen e një shkolle për fëmijët. Në fillim të bisedës sonë, kishte shumë dyshime nëse duhej të zgjidhnim një agjencion turk (pasi kishte shumë zëra për Turqinë). Pas shumë diskutimeve me Summer Home, të gjitha dyshimet dhe keqkuptimet u larguan. Tashmë ka kaluar një vit prej kur ne jemi bërë pronarë të lumtur të një prone në Turqi. Burri im dhe unë kurrë nuk jemi penduar që kemi zgjedhur të ndryshonim jetën tonë drastikisht. Ne vetëm do të donim ta bënim këtë disa vite më herët. Do të doja të shtoja se pas blerjes së pronës dhe nënshkrimit të dokumenteve, Oksana nuk u largua nga ne. Ajo na ndihmoi ne për t'u përshtatur me jetën në Turqi.  Dhe unë do të doja t'u thoja të gjithëve, nëse diksuh ka një ëndërr, të jetoj në Detin Mesdhe ose të kaloj disa muaj apo një vit, kontaktoni kompaninë Summer Home, ku profesionalizmi, dhe menaxherët miqësorë do t'ju takojnë juve.

Бахирам Абишева, Нур-Султан, Казахстан
Бахирам Абишева, Нур-Султан, Казахстан

Rusisht
Unë i shpreh falënderimet e mia të shumta për Summer Home, që më ndihmuan në zgjedhjen e apartamenteve të mia në Alania! Në fakt, ka pasur shumë kompani që më kanë ofruar pasuri të paluajtshme në Alania dhe ta zgjidhja njëren që do të ishte më e përshtatshme ishte e vështirë. Zgjedhja ime ishte kjo kompani e jashtëzakonshme. Falënderim special për menaxheren sharmante Zhanna, e cila shpejt iu përgjigj kërkesave të mia, duke i shpjeguar të gjitha nuancat e blerjes së një apartamenti në ndërtesën e re, për të cilën unë jam falëndrues, dhe gjithashtu zgjedhja ime u bë e fuqishme pas takimit personal me menaxhmentin e kompanisë. Të gjithë ata janë njerëz miqësor, ndihmojnë dhe përkrahin klientët. Gjithashtu, kompania ofron shërbim të shkëlqyer për mikpritjen e klientëve dhe gjithashtu i përkrah klientët pas shitjes. Zhanna dhe unë porositëm gjëra për ballkon, diskutuam për blerjen dhe instalimin e pajisjeve shtëpiake dhe shumë gjëra të tjera (për shembull, marrja e lejeqëndrimit), e cila është thelbësore për përshpejtimin e procesit të vendosjes në apartamentin tuaj, sepse nuk doni të humbisni kohë në Alania duke zgjidhur probleme të tilla, të cilat duken të parëndësishme, por kërkojnë shumë kohë dhe përpjekje. Prandaj, nga ana ime, unë 100 përqind ua rekomandoj këtë kompani për blerjen e ndonjë shtëpie në Alania. Zgjidhni Summer Home dhe shijojeni jetën, dhe përfaqësuesit e kompanisë do të kujdesen për pjesën tjetër!

Mr. Mattias And Mrs. Petra
Mr. Mattias And Mrs. Petra

Gjermanisht
Ne shkuam në zyret e Summer Home dhe jemi të lumtur që e takuam Isik atje. Një lëvdatë e madhe për stafin e Summer Home. Shërbimi është i mrekullueshëm. Ju ndihmoheni në të gjitha hapat, te noteri, kur ju blini mobilie apo kur nevojiten gjërat profesionale. Një thirrje telefoni mjafton... Ne mund t'ua sygjerojmë stafin e Summer Home me ndërgjegjje të plotë. Gjitha të mirat, Petra dhe Matthias nga Gjermania.

Маноилэ Светлана Краснодар
Маноилэ Светлана Краснодар

Rusisht
Derisa isha në pushime me një mik në Belek, ne vendosëm të shkonim në një shëtitje në Alania dhe... u dashuruam me këtë vend! Ne mësuam se kishte shumë komplekse në Alania të cilat ishin duke u ndërtuar. Pas ardhjes sonë, ne filluam të shikonim për një apartament në Alania. Bazuar në vlerësime, ne gjetëm agjencionin Summer Home dhe ne mendojmë se kishim fat që i kemi gjetur ata. Zhanna dhe vajza e saj, Tatiana treguan 100 përqind profesionalizëm! Aftësi të ndjeshme kishin treguar që prej minutave të parë të ardhjes sonë në Turqi. Ata bën gjithçka për ne, na takuan në aeroport, na akomoduan në një apartament, na ofruan mëngjes të shkëlqyer në një vend të bukur dhe sjelljet e tyre na mahnitën. Por, më e rëndësishmja është se ne blemë apartamentin që ne e donim! Ne tashmë jemi miq me stafin e Summer Home, dhe me kënaqësi i nënshkruam kontratat tona! Do të doja të shkruaj se drejtuesja e kompanisë, Karina, është një zonjë e bukur dhe kryen shumë punë. Ajo e do punën e saj dhe zgjedh staf profesional! Gjithashtu, falënderim special për z.Nadir. Faleminderit që na ofruat zbritje!

Елена и Игорь, Киев.
Елена и Игорь, Киев.

Rusisht
Unë dua ta shpreh falënderimin tim për gjithë stafin e Summer Home, si dhe për menaxheren Kireyeva Tatyana për mikpritjen e ngrohtë në Alanya dhe shërbimin profesional. Ne shkuam për ta njohur Alanian dhe kompaninë, dhe ne blemë një apartament për të lëvizur në këtë qytet të bukur. Falenderim special për pronarin Nadir për dhuratën e mrekullueshme!

Елена и Алексей
Елена и Алексей

Rusisht
Unë e dua Summer Home! Rreth dy vite më parë, burri im dhe unë filluam të mendonim për të lëvizur në një shtet të ngrohtë, me një klimë të kënaqshme dhe ajër të pastër. Nuk do të isha i saktë nëse do të thoja se ne, sikur të tjerët, kemi shikuar edhe shtete të tjera. Ne kemi kërkuar për informacione në shtete të ndryshme, kemi studiuar ligjet dhe të tjera. Dhe më pas ne bëmë vendimin tonë për të ardhur në Turqi. Por, në rrjetet sociale njerëzit shkruajnë gjëra të këqija pasi të blini. Por, vendimi ishte bërë dhe ne filluam të kërkonim, fillimisht në YouTube. Në momentet e para, të gjitha agjencitë e pasurive të paluajtshme kishin apartamente të ngjashme. Sinqerisht, ishte e vështirë për të zgjedhur dhe një ditë unë e pashë një video të Summer Home, e quajtur "Vajzat - Motrat" dhe unë do t'ju tregoj sinqerisht se isha i mahnitur. Video mund të marrë vëmendjen e njerëzve për shkak të sinqeritetit. Kështu, ne menjëherë shkruam mesazh në numrin e telefonit të paraqitur në përshkrim. Ata u përgjigjën menjëherë. Një ndërmjetësuese me emrin Tatyana na kontaktoi neve. Na ndjekën pyetjet standarde dhe pas kësaj, erdhi oferta e parë. Burri im dhe unë menduam për "kohë të gjatë", e cila ishte për dy ditë. Si rezultat i kësaj, ne rezervuam një apartament, të cilin e propozoi Tatyana dhe ne erdhëm me programin e "udhëtimit kujdestar". Ajo na tregoi neve të mos shqetësoheshim nëse nuk do të na pëlqente, dhe se ne do ta shikojmë një tjetër. Nga ky moment, pas ardhjes sonë në Alania, unë dua ta përshkruaj vetëm entuziazmin, ne ishim te një familje që na pranoi neve. Pronari i kompanisë, Nadiri, partnerja e tij ruse, Karina, Tatyana, Oksana dhe të tjerët na ndihmuan ne shumë rreth informatave më të rëndësishme, na dërguan në dyqane dhe na shërbyen me çaj të mrekullueshëm dhe lëngje. Unë ta falënderoj profesionalizmin e punonjësve të Summer Home. Pas ekzaminimit të disa objekteve, ne u fokusuam në atë që Tatyana na propozoi - super profesionale. Ju mund të shkruani shumë për këtë kompani të mrekullueshme. Por, për t'i ndjerë cilësitë e shërbimeve, këto shërbime duhet të jenë të ofruara nga ata! Në Alania, në male është e shkruar "Unë e dua Alanian". Unë dua ta shkruaj "Unë e dua Summer Home". Faleminderit shumë!
Disa komente përkthehen automatikisht në gjuhën tuaj për të përmirësuar përvojën tuaj.

Veti të ngjashme

Apartament për shitje në Kestel, Alania

  • Kestel, Alanya
  • 2 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 110m²
  • 200m
  • 34km

€220 000 Përditësimi i fundit: 2 Dita

Apartament për shitje në Kargicak, Alania

  • Kargicak, Alanya
  • 2 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 142.6m²
  • 300m
  • 27km

€240 000 Përditësimi i fundit: 2 Dita

Projekt krejt i ri në zemër të Qendrës së Alanyas

  • Alanya Qendra, Alanya
  • 1 Dhoma e gjumit
  • Apartament
  • 48m²
  • 650m
  • 130km

€182 000 Përditësimi i fundit: 12 Shkurt 2024

Apartamente moderne, me stil për shitje në Mahmutlar

  • Mahmutlar, Alanya
  • 2 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 105m²
  • 550m
  • 40km

€320 000 Përditësimi i fundit: 11 Marsh 2024

Vilë luksoze dhe mahnitëse në Kargicak, Alania

  • Kargicak, Alanya
  • 5 Dhomat e gjumit
  • Vilë
  • 425m²
  • 3km
  • 135km

€1 490 000 Përditësimi i fundit: 04 Marsh 2024

Apartamente të këndshme pranë plazhit në Kargicak, Alania

  • Kargicak, Alanya
  • 1, 2 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 54m² - 114m²
  • 500m
  • 130km

Nga €169 000 Përditësimi i fundit: 10 Dita

Apartamente moderne dhe elegante në Avsallar

  • Avsallar, Alanya
  • 1, 2, 3 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 48m² - 97m²
  • 690m
  • 92km

Nga €132 000 Përditësimi i fundit: 08 Marsh 2024

Investim në kullën bashkëkohore në Mahmutlar, Alanya

  • Mahmutlar, Alanya
  • 1, 2, 4 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 49m² - 183m²
  • 530m
  • 130km

Nga €144 000 Përditësimi i fundit: 05 Marsh 2024

Apartamente të bukura për shitje në Mahmutlar

  • Mahmutlar, Alanya
  • 1, 2, 3 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 48m² - 135m²
  • 1km
  • 140km

Nga €109 000 Përditësimi i fundit: 12 Shkurt 2024

Lidhu me ne nga kudo

Jeni një klikim larg nga marrja e këshillave nga agjentët tanë ekspertë.

OSE
WhatsApp