Blini banim në Alania

Blini banim në Alania

Apartamentet në vendpushimet në bregdetin e Mesdheut janë duke u bërë tejet të popullarizuara. Prandaj, shumë njerëz janë të interesuar për banimin në Alania. Të gjitha informacionet se si mund të blini pasuri të paluajtshme në Turqi mund të gjenden në uebsajtin tonë, Summer Home. 

Pasuritë e paluajtshme në Alania janë ideale për familjet. 

Cilat janë përfitimet e blerjes së një prone në Alania 

Një avantazh i rëndësishëm i banimit në Alania është klima. Shkaku i terrenit malor, ka ditë të shumta me diell në këtë vend dhe sezoni i pushimeve zgjatë deri në tetë muaj. Temperatura mesatare në janar është +12°С dhe në gusht +28°С.

Alania gjithashtu konsiderohet qytet i sigurtë në aspektin sizmik. Por, ndërtesat që po ndërtohen janë me teknikë të veçantë, kështu që ato mund t'i rezistojnë tërmeteve deri në tetë shkallë. 

Përfitimet shtesë të blerjes së një apartamenti në Alania përfshijnë: 

  1. Numër i madh i njerëzve evropianë në qytet. Prandaj, përshtatja me jetën në këtë vend është e lehtë. 

  2. Çmimet e pasurive të paluajtshme janë më të ulta se sa në shtetet tjera bregdetare në Evropë. 

  3. Marrja e lejeqëndrimit, e më pas edhe e shtetësisë turke.

  4. Infrastruktura e zhvilluar. Alania është një qytet për pushime, kështu që linja e transportit është e shkëlqyer, ka edhe taksi, shumë hotele, dyqane, pazare, plazhe me rërë, etj.

Çfarë pasuri të paluajtshme mund të blej unë në Alania 

Summer Home Construction&Real Estate ofron lloje të ndryshme të banimit në Alania: apartamente, suita, vila, shtëpi qyteti, shtëpi dhe ndërtesa komerciale. Për shembull, vilat janë për një dhe dy familje.  

Zona e banimit e këtyre llojeve të banimit është 125-550 m2, kështu që çmimet janë si në vijim: 

  1. Lloji i vilës 3+1 me 150 m2 kushton 156 mijë euro. 
  2. Lloji i vilës 6+1 me 550 m2 kushton 700 mijë euro. 
  3. Suita prej 125 m2 me opsion 2+1 kushton 129 mijë euro. 

Apartamentet gjithashtu ndryshojnë në kosto dhe në paraqitje. Për shembull, në uebsajtin tonë janë apartamentet studio me çmim prej 38 mijë eurosh, apartamentet 1+1 me hapësirë prej 50-60 m2 me ballkon dhe një banjo në fazën e ndërtimit mund të shiten për 39,500 euro. Apartamentet 2+1 me dy dhoma gjumi dhe dy banjo shiten prej 59 mijë eurosh. Apartamentet e gjera prej 3+1 shiten nga 140 mijë euro dhe 4+1 nga 180 mijë euro. 

Pasuritë e paluajtshme në Turqi janë tejet të vlerësuara, këtu ju mund të blini apartamente të lira. 

Në uebsajtin tonë, ka lloje të ndryshme të apartamenteve që janë më të përshtatshme për qira: 

  1. Apartamentet 1+1 me një hapësirë totale prej 45m2
  2. Apartamentet 2+1 me një hapësirë totale prej 70m2.  

Është e rëndësishme të themi se kompania jonë ofron prona nga tregu primar, por edhe nga tregu sekondar. 

Është e mundur të blini pasuri të paluajtshme të dekoruara dhe me orendi. Megjithatë, çmimi mund të rritet në varësi të kostos së shërbimit dhe kompletimit me orendi. 

Informacion i përgjithshëm në lidhje me qytetin dhe zonat më të mira 

Alania është një qytet që ndodhet në bregdetin e Mesdheut në pjesën juglindore të Turqisë. Distanca nga kryeqyteti i vendit, Ankaraja, është 522 kilometra, 800 kilometra deri në Stamboll dhe 140 kilometra deri në Antalia. Popullësia e qytetit është rreth 300 mijë banorë. Megjithatë, gjatë sezonit të pushimeve, shumë turistë vijnë në Alania nga shtete të ndryshme. Që prej vitit 2010, aeroporti Gazipasa operon dhe ndodhet vetëm 45 kilometra larg nga qyteti i Alanias.  

Alania ndodhet në bregdetin e Mesdheut në pjesën juglindore të Turqisë. 

Përpos maleve, plazheve dhe detit, ka shumë atraksione në Alania, si Kulla e Kuqe, Qyteti i  Vjetër, shpella Damlatas, teleferiku i Alanias, Kalaja Ehmidek, Xhamia Suleymaniye, porti i Alania dhe të tjera. 

Qyteti i Alanias ndahet në disa distrikte:

  1. Damlatas është një distrikt në qendrën e qytetit, i popullarizuar nga turistët, me plazhin Kleopatra dhe infrastrukturën mirë të zhvilluar: parqe, kafene, restaurante, dyqane dhe palestra. 

  2. Demirtas është regjion i largtë nga qendra e Alanias. Ka më pak turistë dhe nuk ka jetë nate, kështu që jeta në Demirtas është më e qetë. Ka plazhe me rërë dhe pamje të bukura të maleve Taurus. 

  3. Tosmur konsiderohet një zonë prestigjioze. Ka një pyll dhe lumin Dim. Kjo pjesë e qytetit është e vendosur në një kodër me pamje piktoreske të Alanias që shihet nga dritaret e apartamenteve dhe shtëpive. Ka një shëtitje të përshtatshme për shëtitje në mbrëmje.

  4. Kestel është një fshat që ndodhet shtatë kilometra nga Alania. Ky është një distrikt i ri me ndërtesa të ulta, dy universitete dhe një shkollë. Këtu ju mund të blini dhe të merrni me qira banim të lirë. 

  5. Kargicak është një distrikt fqinjësor me Mahmutlarin, dhe ndodhet vetëm 32 kilometra larg aeroportit Gazipasa. Regjioni ofron pamje spektakolare të maleve Taurus. Këtu shumica e vilave janë shitur. Në Kargicak, ju mund të gjeni banka, dyqane dhe restaurante. 

  6. Avsallar është një distrikt që ndodhet 15 kilometra nga Alania. Ka disa hotele që janë ndërtuar në vijën bregdetare. Infrastruktura është e zhvilluar kështu që ju mund të gjeni restaurante, dyqane, qerdhe për fëmijë dhe shkolla. 

  7. Mahmutlar është një distrikt i dashur nga qytetarët e huaj. Ndërtimi i kësaj zone është shumëkatësh me një numër të madh të kafeneve, restauranteve dhe objekteve argëtuese për të rritur atmosferën e vendit në Alania. 

  8. Cikcilli nuk ka qasje në det, dhe zona konsiderohet tejet e qetë. Në këtë pjesë të qytetit, ndërtimi i ndërtesave deri në 12 kat është i lejuar, kështu që rezidencat tërheqin blerësit e huaj të pasurive të paluajtshme. 

  9. Konakli është një zonë me vila luksoze. Një kombinim i natyrës së bukur me infrastrukturën e mirë ofrojnë përshtatje në këtë pjesë të qytetit.

Summer Home do t'ju këshillojë juve të gjeni ose blini çdo lloj shtëpie në Alania. Ne kemi oferta të pasura në uebsajtin tonë dhe ne ofrojmë informata shtesë për çdo kërkesë.