Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Detet në Turqi

Çfarë është deti në Turqi, brigjet e vendit rrjedhin nga katër dete. Mesdheu, i Zi, Egjeu dhe Marmara. Secili det ka karakteristikat e veta.

Turqia është një vend i mrekullueshëm që ndodhet në dy kontinente: Azi dhe Evropë - duke marrë ngapak nga të dyja kulturat. Mentaliteti i lindjes ka karakteristika evropiane, që është arsye pse turistët nga shtetet e ndryshme ndihen rehat në këtë pjesë. Natyra e bukur, katër detet e ngrohta, klima unike, kultura e pasur, trashëgimitë e lëna nga Greqia antike, Bizantinët dhe Perandoria Osmane bëjnë që Turqia të tërheq shumë turistë nga gjithë vitit nga e mbarë bota.

Seas surrounding Turkey
Turqia është një vend i mrekullueshëm i rrethuar nga katër dete. 

Vendndodhja e vendit në hartë 

Shumica e regjioneve të Turqisë ndodhen në pjesën juglindore të Azisë. Kufinjtë e këtyre regjioneve janë afër Sirisë, Irakut, Armenisë, Iranit, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë. Pjesa evropiane e vendit është fqinje me Bullgarinë dhe Greqinë në veri. 

Klima kontinentale në disa vende ka karakteristika tropikale dhe rrethina me male është e favorshme në pozitën gjeografike. Territori turk lahet nga detet Marmara, i Zi, Egje dhe Mesdhe, duke e bërë vendin të përshtatshëm për të qëndruar, madje edhe në verën e nxehtë.

Karakteristikat klimatike 

Te njerëzit nga shtetet e ftohta, ku nuk ka shumë diell dhe sezoni i reshjeve të shiut zgjat shumë gjatë gjithë vitit, klima turke duket si një parajsë: moti është i ngrohtë dhe me diell, ka pak reshje shiu në dimër, ajri nuk ka edhe aq lagështi sikur në pjesët tjera aziatike si Egjipt apo Tunizia. Nxehtësia e madhe zbutet nga freskia që vjen nga malet.

Shumica e territorit ka klimë subtropikale me dimra të përshtatshëm (+13 ... +15°С) dhe vera të nxehta (+23 ... +33°С). Uji në Egje dhe Mesdhe është i ngrohtë madje edhe në dimër (+17°C).

Country location
Turqia ndodhet në dy pjesët e botës njëkohësisht - Evropë dhe Azi. 

Në perëndim të maleve të Anadollit, klima është kontinentale: dimra me borë (deri -4°С) dhe vera të tejet të nxehta (+30 ... +37°С).

Pjesa lindore e Turqisë është e karakterizuar nga ndryshimet e shpeshta klimatike. Klima është kontinentale. Në sezonin e ftohtë, temperatura ditore nuk bie nën -4°C. Korriku dhe gushti janë muajt më të ngrohtë të vitit (+26 ... +27°С).

Klima malore është e karakterizuar nga malet armene. Në verë, është ngrohtë këtu (+18 ... +26°С), në dimër është ftohtë dhe me erë (-8 ...- 15°С).

Moti në Turqi ndikohet nga detet e ngrohta: në verë, lagështojnë ajrin dhe zvogëlojnë nxehtësinë, në dimër ata lëshojnë nxehtësinë e grumbulluar, duke e bërë motin më të butë në këtë periudhë të vitit.

Rrethina me dete e Turqisë 

Ujërat e nxehtë të detit dhe më shumë se shtatë mijë kilometra plazh e bëjnë vendin të popullarizuar: 

  • nga perëndimi - Egjeu;
  • nga jugu - më i nxehti, Mesdheu;
  • nga veriu - më i ftohti, i Ziu;
  • Brendësia e detit Marmara, është i rrethuar nga toka turke.

Detet më të ngrohta në vjeshtë dhe dimër

Gjatë gjithë verës, deri në dhjetë ditët e para të tetorit, moti në vend është i nxehtë. Në pjesën e dytë të tetorit, ndryshon drastikisht: reshjet fillojnë. Në këtë kohë, është nxehtë dhe përshtatshëm në plazhet e brigjeve të Anadollit, kjo periudhë konsiderohet sezon i mirë atje. Në regjionet e Sides dhe Alanias, moti i thatë zgjat deri në nëntor.

Warmest seas
Dimri më i ngrohtë është në brigjet e Mesdheut. 

Bregdeti i Egjeut në vjeshtë është i fresktë, por kjo është koha më e mirë e vitit për ta bërë një udhëtim nv Stamboll dhe t'i shihni të gjitha antikitektet, Konstadinopojën dhe Perandorinë Osmane. 

Dimri në Turqi është i butë. Në shumicën e territorit, temperatura rrallë bie nën 0°C në këtë periudhë të vitit. Uji është i ftohtë në dhjetor, por moti mbetet i përshtatshëm për të shëtitur dhe për të bërë blerje. Dimri më i nxehtë është në Antalia, në brigjet e Mesdheut. 

Sezoni i ftohtë në regjion pranë Detit të Zi është me ngrica dhe me reshje bore. Adhuruesit e sporteve dimërore mund të gjejnë kodrat e skijimit në Samsun. 

Karakteristikat e deteve të Turqisë 

Vendi ka katër dete të ngrohta, të përshtatshme për rekreacion. Për më shumë, secili ka karakteristikat e veta: ata ndryshojnë në shkallën e kripës dhe në indikatorët e temperaturës. Më pak i kripur është Deti i Zi, por edhe më i ftohti. Mesdheu është më i nxehti dhe shkalla e kriposjes është e lartë. 

Përshkrimi i deteve në Turqi 

Zonat e pushimit ndodhen pranë të gjitha brigjeve të vendit. Uji i detit bëhet mjaftueshëm i nxehtë për not në javën e parë të prillit. Sezoni i plazhit nis në Mesdhe, aty ku shumica e hoteleve ndodhen; pranë Mesdheut, ndodhen pesë vendet e famshme për pushime - Antalia, Belek, Kemer, Side dhe Alania. Pushuesit i duan plazhet e pastra dhe me rërë, natyrën e bukur dhe klimën e butë. 

Resortet më pak të popullarizuara janë në Detin e Zi. Kryesisht, vendasit pushojnë atje: të lodhur nga nxehtësia, ata e shijojnë klimën e freskët të regjionit të Detit të Zi. 

Deti i Zi

Është një det margjinal i pellgut të Atlantikut. Deti ndodhet mes Evropës lindore dhe Azisë perëndimore.

Black Sea
Ujërat e freskët të Detit të Zi.

Deti i Zi është në veri dhe ka ujin më të ftohtë në Turqi. Vija bregdetare është 1,598 kilometra e gjatë dhe është e mbrojtur nga malet, duke mbajtur ajrin e freskët nga Antalia qëndrore. Klima në Detin e Zi është më e përshatshme dhe periudha ideale për pushime është më e shkurtër.

Resortet që ndodhen pranë Detit të Zi preferohen nga banorët vendas, të huajt i duan regjionet më të nxehta. Por, në këto pjesë të vendit, ju mund ta ndjeni klimën e veçantë vendore, të provoni ushimin tradicional, të ngjiteni në male dhe të mahniteni nga natyra piktoreske. 

Në verë, temperatura në det varion me një shkallë të përshtatshme prej +23 ... +24°С. Madje edhe në verën e nxehtë, uji ngrohet në një maksimum deri në +24°C, dhe kjo e dallon Detin e Zi me detet tjera në Turqi. Nuk ka shumë zona të zhvilluara për pushime, hotele ultra-moderne dhe parqe sikurse në bregdetet tjera të Turqisë. 

Vendet e vogla me histori janë më atraktive për turistët: 

  1. Provinca Rize është prodhuesi kryesor i çajit në Turqi. Një lloj i veçantë "demli" (i zi) i çajit, rritet në afërsi të tij dhe ka një aromë të pasur dhe ngjyrë të fortë të kuqe. Pushimet në plazh, turizmi maloz, shkëmbinjtë dhe udhëtimet në shpellë janë të favorizuara këtu. Adhuruesit e vendeve antike këtu do të gjejnë rrënojat e kalave dhe xhamive antike.
  2. Sinop ose Sinope është një qytet legjendar me të kaluar antike. Sinop ishte vendlindja e mbretit Mithridates dhe poetit grek, Diogenes, i cili ishte ndër themeluesit e filozofiisë Cynic. Ka plazhe të bukura me rërë dhe grualecë që mahnisin ata që vijnë t'i shpëtojnë ngrohtësisë së madhe.
  3. Samsun është një vendpushim ideal për gjatë gjithë vitin dhe vendbanim antik i Amazonëve. Në verë, mahnit vizitorët me plazhet e pastra dhe në dimër - me kodrat e shkëlqyera për skijim.

Deti ​​Marmara

Emri vie nga ishulli Marmara, ku gurët e bardhë kanë mbetur nga kohërat antike. Ky është ishull i Turqisë që lidh detin Mesdhe me Detin e Zi përmes ngushticës së Dardaneleve dhe të Bosforit. 

Sea of ​​Marmara
Deti Marmara është deti më i vogël në Turqi. 

Brigjet e detit janë dedësisht të populluara dhe gjatësia e tij nuk është mbi një mijë kilometra. Brigjet janë shumica me shkëmbinjë dhe të larta. 

Ka disa plazhe me rërë dhe ato mund të gjenden në Turkel, Yalova ose Tekirdag. Klima në këtë vend është subtropikale, uji ngrohet gjatë verës deri në +28°С.

Stambolli është qyteti më i madh në vend - në veri, kufizohet me detin Marmara dhe në jug me Detin e Zi. Ka histori të pasur, momumente arkitekturore dhe tradita. Është qendër e madhe e tregtisë. Në Stamboll, ju mund të blini të gjitha llojet e suvenireve, veshmbathje dhe tepihë turk. 

Deti Egje

Shtrihet mes brigjeve turke dhe greke. Emri i detit vjen nga emri i mbretit athinas - Aegeus, i cili sipas legjendave antike, u mbyt në valët e detit.

Resortet që ndodhen këtu jo vetëm që mahnisin ata që vlerësojnë relaksimin komod në plazhe, por edhe ata që duan jahtin, zhytjen, raftingun dhe turizmin malor. Malet Taurus zbresin direkt në det, duke krijuar një peisazh mahnitës dhe të bukur. Uji është i kristaltë dhe në verë nxehet deri në +26°С dhe ka një nuancë të bukur dhe të gjelbër smeraldi. Ka shumë specie të peshqve në thellësinë e detit, por oktapodët dhe sfungjerët janë në numër më të madh, pasi ato përdoren edhe në industri.

the Aegean sea
Deti Egje është absolutisht i pastër dhe i bukur. 

Brigjet e Egjeut janë fantastike: male, diell, bimë dhe shumë ngjyra të ndritshme. Pjesa bregdetare është e bukur në një zonë piktoreske. Këtu, ju mund të shkrepni "selfie"-t më të bukura.

Resortet e popullarizuara:

  1. Marmara, është një qytet i vogël komod, i fshehur në gjirin e detit. Është një vend që duhet vizituar nga zhytësit dhe surfuesit nga e gjithë bota. Nuk ka valë të mëdha dhe uji është i kristaltë dhe i pastërt. 
  2. Bodrum është një resort aktiv dhe i popullarizuar për të rinjtë. Jeta e natës në Bodrum është përplot me atraksione dhe argëtim: diskoteka, klube nate dhe restaurante janë hapur deri në perëndim. Ka plazhe me rërë dhe guralecë. Bodrumi në kohërat antike ishte i njohur si Halicarnassus (qytet grek), dhe ende i ka ruajtur rrënojat, që janë një atraksion për turistët. Njerëzit e duan resortin për qetësinë, erërat e parashikueshme dhe për jetën detare. Gjithashtu, Bodrumi është i pasur me minerale dhe në ujëra termal. 

Sezoni i verës në detin Egje nis më vonë se në Mesdhe. Koha më e mirë për t'u relaksuar këtu konsiderohet të jetë fillimi i verës: uji tashmë nis të ngrohet në një temperaturë të përshtatshme dhe ajri ende nuk ka marrë lagështi. Më së nxehti është në korrik dhe gusht, por ngrohtësia nuk krijon vështirësi, pasi klima është e thatë dhe e kënaqshme. 

Sezoni i plazhit mbyllet në tetor: kjo kohë është e frekuentuar me reshje shiu, dhe temperaturat nisin të bien. 

Deti Mesdhe 

Më i nxehti dhe më tërheqësi në vend, brigjet e tij shpesh quhen Nice turke ose rinivera. Infrastruktura e pasur dhe plazhet e pastërta i tërheqin një fluks të madh të turistëve nga të gjitha shtetet. 

Mediterranean Sea
Deti Mesdhe është më i nxehti në Turqi. 

Resortet all-inclusive më të shtrenjta dhe më të popullarizuara ndodhen këtu:

  1. Belek - në këtë vend të vogël (vetëm shtatë mijë banorë), ka mbi 50 hotele me pesë yje dhe qendrat më të mira të golfit në Turqi. Hotelet nisën të ndërtoheshin vetëm 30 vite më parë. Ka plazhe të arta pasi janë të mirëmbajtura dhe e bëjnë Belekun një destinacion të popullarizuar. Sot, njihet si ndër resortet më elite dhe më prestigjioze në botë. 
  2. Kemer - është një resort i popullarizuar, sidomos nga rusët dhe britanikët. Ka më shumë se një mijë hotele të cilësive të ndryshme. Çmimet janë të volitshme. Temperatura mesatare është +21°С.
  3. Alania - është një resort i ngrohtë. Këtu uji është i ngrohtë nga maji në tetor, shumë atraksione dhe shërbim i lartë ofrohen këtu. Ky vend zgjedhet për rekreacion nga të vjetrit dhe familjet. 
  4. Side - është një top resort. Hotele luksoze, shërbim cilësor, det i bukur dhe plazhe të gjata me rërë. Ju mund të vizitoni monumente të kulturës antike si Amfiteatrin dhe Tempullin e Apollos.  

Deti Mesdhe është më i kriposur se sa Deti i Zi. Është më lehtë ta mësoni një fëmijë të notojë në të: uji me kripë të lartë ka dendësi më të madhe dhe mban trupin në sipërfaqe më mirë. 

Sezoni i pushimeve zgjatë 300 ditë në vit - nga prilli në nëntor, dhe bregdeti tërheq turistët me plazhet me rërë dhe kopshtet e bukura. Ngushtica e Gjibraltarit lidh detin Mesdhe me Oqeanin Atlantik dhe kanali i Suezit me Detin e Kuq. 

Ku është vendi më i mirë për t'u relaksuar? 

Në të gjitha brigjet e Turqisë, ditët e pushimit do të jetë të përshtatshme. Në resortet e vendit, ju mund ta ndjeni aromën unike të kulturës turke, të njiheni me traditat vendore dhe të shijoni natyrën magjepsëse. Ka shumë atraksione në të gjitha brigjet, që i përkasin kulturave të ndryshme të vjetra. Detet që rrethojnë Turqinë, malet, shumëllojshmëria e klimës dhe peizazhet japin mundësi të pafundme për pushime interesante dhe të pasura - si në plazh ashtu edhe jashtë tij.

Kur zgjidhni një resort, merrni parasysh llojet e rekreacionit që janë të zakonshme për atë vend. Deti Marmara do të japë privatësi dhe liri, Egjeu - bukuri parajsore e natyrës, Deti i Zi do t'ju kënaqë me monumentet arkitekturore të lashta, dhe klimën e zakonshme të ftohtë, dhe Mesdheu - me rehati të hoteleve dhe plazheve të tij.

Secili turistë ka idenë e tij për pushimet më të mira:

  1. Familjet me fëmijë të vegjël preferojnë vendet me qasje të lehtë në det dhe me plazhe të pastërta. Pishina fëmijësh, menu për fëmijë dhe plazhet me rërë mund të gjenden në Antalia, Bodrum, Didim, Kusadasi dhe Kemer.
  2. Njerëzit e vjetër e vlerësojnë komoditetin dhe vetminë, andaj komoditetet janë të rëndësishme për ta: dushi, shezllonet, etj. Vendet më të mira për ta do të jenë Fethiye, Kemer si dhe Antalia.
  3. Ata që duan ta kalojnë kohën aktivisht dhe janë adhurues të sporteve ujore deh ekstreme: vozitje banana, rafting, paragliding ose të ekslorojnë thellësinë e detit me zhytje, do të kalojnë kohë më të mirë në Marmara, Bodrum dhe Dalaman.
  4. Adhuruesit e jetës së egër do ta pëlqejnë bregdetin e Detit të Zi, që vshtë i kompletuar me male. 
  5. Banorët e qytetit, të cilët nuk mund të imagjinojnë rekreacion jashtë metropolit, do të gjejnë vendin e tyre në plazhet e Stambollit, ku jo vetëm që mund të notojnë dhe të rreziten, por edhe të argëtohen në metropolin e famshëm të botës.

Avantazhi kryesor i pushimeve në Turqi është se në këtë vend të larmishëm secili mund të gjejë vendpushimin më të përshtatshëm për veten e tij, në varësi të interesave, nevojave, shëndetit dhe aftësive financiare.

14 Tetor 2023
Xanthos - një udhëtim rrugor
Xanthos - një udhëtim rrugor Xanthosi ishte kryeqyteti origjinal i Licias së lashtë. Ishte dhënë në mbrojtje në vitin 1988 kur u bë vend i Trashëgimisë Botërore dhe mbrohet nga UNESCO. Lexo më shumë
23 Prill 2023
Dizajni modern i kuzhinave të ishullit
Dizajni modern i kuzhinave të ishullit Kuzhinat janë vëmendja kryesore e shtëpive për shumicën e njerëzve. Është vendi ku ju qëndroni, drekoni dhe kaloni 90 përqind të kohës suaj. Lexo më shumë
01 Tetor 2023
Si t'i shmangim çmimet e larta sezonale?
Si t'i shmangim çmimet e larta sezonale? Mikpritja turke është fantastike dhe shpesh juve do t'ju ofrohen fruta ose çaj falas. Lexo më shumë
13 Prill 2023
Sistemi Telehome
Sistemi Telehome Në Summer Home Real Estate & Construction kemi krijuar një sistem të ri ku ju mund të blini lehtësisht një shtëpi, ky sistem quhet Telehome. Lexo më shumë
31 Korrik 2023
Qyteti i vjetër i Antalias
Qyteti i vjetër i Antalias Qyteti i vjetër i Antalias njihet në turqisht si "kaleici" dhe është në një vendndodhje të bukur me gjithë historinë pas vetes. Një nga vendndodhjet e mrekullueshme turistike të Turqisë sot, Antalia ka mirëpritur shumë qytetërime përgjatë historisë. Lexo më shumë