A duhet të prisni ju rritje të çmimit të hoteleve në Turqi në vitin 2020

A duhet të prisni ju rritje të çmimit të hoteleve në Turqi në vitin 2020

Në pjesën e dytë të muajit maj, autoritetet turke kanë lejuar hapjen e hoteleve. 

Në lidhje me hotelet, janë bërë disa kërkesa shtesë:

  • Dezinfektimi i vazhueshëm i hapësirave 
  • Ventillimi kërkohet 24/7. 
  • Reduktimi i numrit të shezlloneve në plazh dhe tavolinave në restaurant. 
  • Hapja e bufeve është e ndaluar rreptësisht. 

Për shkak të këtyre masave, shpenzimet janë rritur për hotelet. 

Osman Ayik, presidenti i Shoqatës së Hotelierëve të Turqisë, ka mohuar zërat në një deklaratë zyrtare, duke thënë se nuk do të ketë ngritje çmimesh.

"Për shkak se hotelet e mëdha kanë kontrata me agjencionet e udhëtimit dhe janë pajtuar me koston në vitin e kaluar, mund t'ju informojmë se çmimet nuk do të ndryshojnë për të huajt që vijnë nga agjencionet", tha ai. 

"Ne besojmë se disa hotele do të bëjnë zbritje dhe t'i joshin klientët", tha Ayik. 

Z.Ayik gjithashtu tha se shoqata e hotelierëve shpreson për mbështetje financiare nga qeveria për t'i shmangur falimentimet.