Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Financat në Turqi

Derisa blini një pronë jashtë vendit, duhet të dini të gjitha informacionet në lidhje me sistemet e vendit, ekonominë, tregun e pasurive të paluajtshme dhe më vonë mundësitë e pagesës, hipotekës ose planin e këstit.

Si të merrni hipotekë për pronën në Turqi 

Tregu i shtëpive në Turqi është jashtëzakonisht i "gjallë" këtu, duke e bërë blerjen e pronës opsion të arsyeshëm. Pasuritë e paluajtshme janë të mira në krahasim me vendet tjera në Evropë dhe qeveria turke ka thjeshtuar procesin e blerjes, që tani do të jetë i shpejtë dhe i lehtë.  

Kur blini një pronë jashtë, ju duhet t'i merrni informacionet e procesit të blerjes në atë shtet: ekonominë, tregun e paluajtshmërive dhe si ta bëni pagesën përmes kësteve, hipotekën apo vetë-financimin.

Shumë të huaj që duan të jetojnë përgjithmonë këtu shpesh i shesin shtëpitë e tyre të blejnë prona këtu. Nëse ata janë duke shikuar për shtëpi pushimesh apo për të gjeneruar të ardhura, kjo ka rëndësi të madhe. Ia vlen të shikohen të gjitha opsionet në dispozicion para se të bëhen pagesat në Turqi.

Nëse ju doni të keni hipotekë këtu në Turqi, atëherë agjencioni Summer Home për pasuritë e paluajtshme punon me shumë banka dhe anëtarët e stafit që flasin gjuhë të ndryshme, mund t'ju ndihmojnë. Si një prej kompanive lidere për pasuritë e paluajtshme, ne punojmë direkt me shumë kompani të ndërtimit për t'ju ofruar marrëveshjet më të mira të mundshme. 

Pra, nëse keni vendosur që ta merrni shtëpinë tuaj të re me hipotekë, ka disa gjëra që duhet t'i dini para se të filloni, e më kryesorja është se disa banka ofrojnë normë hipotekore deri në 20 përqind, por në vitet e fundit ka qenë 12.5 përqind. Ia vlen të bësh blerje nëpër banka të ndryshme.

Dokumentet e nevojshme për marrjen e hipotekës:

  • formulari i aplikimit
  • kopja e noterizuar e pasaportës suaj
  • ose çertifikata e banimit (ikamet)  
  • dokumentacioni zyrtar që tregon për pasuritë tuaja dhe borxhet 
  • evidenca e të hyrave në tre muajt e fundit dhe P60 juaj (për shtetasit britanikë). Ose të dhënat e bankës në tre muajt e fundit 
  • nëse jeni të vetë-punësuar, atëherë banka mund t'ju kërkojë t'i shohë llogaritë e audituara ose të dhënat e llogarisë nga kontabilisti juaj 
  • numri i identifikimit të taksës turke
  • raporti kreditor nga shteti juaj 
  • kopja e çertifikatës së pronësisë për pronën që doni ta blini. 

Hipoteka 

  1. Disa banka ofrojnë norma fikse të interesit në kredi deri në dhjetë vite, apo 20 vite 
  2. Disa banka duan pagesë të menjëhershme prej 35 përqind 
  3. Kufiri i kredisë varion nga pesë mijë lira deri në 65-70 përqind LTV (hua deri në vlerësim).

Gjeni më shumë 

Nëse doni të dini më shumë rreth hipotekës në Turqi ose të investoni në tregun e pasurive të paluajtshme, na kontaktoni neve për këshilla të pastërta dhe të ndihmueshme. 

21 Marsh 2023
Prokura
Prokura Derisa ju bleni një pronë në Turqi, do t'ju duhet ta përdorni prokurën në rast se nuk jetoni në Turqi ose nëse nuk mund ta vizitoni këtë vend shpesh. Lexo më shumë
18 Marsh 2023
Leje qëndrimi - Turqi                                        
Leje qëndrimi - Turqi                                         Të huajt që duan të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë se që ua lejon viza turistike, duhet të aplikojnë për leje qëndrim në Turqi. Lexo më shumë
20 Marsh 2023
Certifikata e pronësisë - TAPU
Certifikata e pronësisë - TAPU TAPU është emri i dokumentit të pronësisë në turqisht, i cili është një dokument ligjor që tregon se ju zotëroni të gjitha të drejtat mbi pronën. Lexo më shumë
22 Marsh 2023
Arsyet për të blerë një pronë në Turqi
Arsyet për të blerë një pronë në Turqi Të jesh pronar i një prone në Turqi është një privilegj me shumë përfitime. Nëse jeni duke shikuar për një investim fitimprurës, një vend për pushime apo për të jetuar përgjithmonë, atëherë Turqia është zgjidhja e duhur për ju. Lexo më shumë
15 Marsh 2023
Financat në Turqi
Financat në Turqi Derisa blini një pronë jashtë vendit, duhet të dini të gjitha informacionet në lidhje me sistemet e vendit, ekonominë, tregun e pasurive të paluajtshme dhe më vonë mundësitë e pagesës, hipotekës ose planin e këstit. Lexo më shumë