Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Flamuri i fuqishëm turk

Turqia është shumë krenare për flamurin dhe vendin, kështu që mund të shihet duke valuar nga ballkoni i njerëzve, ndërtesat e qytetit dhe parqet publike.

Në Turqi, ju do ta shihni flamurin turk shumë shpesh dhe kudo. Turqia është shumë krenare për flamurin dhe vendin, kështu që mund të shihet duke valuar nga ballkoni i njerëzve, ndërtesat e qytetit dhe parqet publike.

Flamuri i Turqisë 

Flamuri i Turqisë (turqisht: Türk Bayrağı) është flamur i kuq me një yll të bardhë dhe një gjysmëhënë. Ylli është pesëkëndësh. Që prej themelimit të Turqisë, flamuri ka qenë flamur nacional i vendit. Flamuri ishte kopjuar nga flamuri i Perandorisë Osmane në vitin 1844. Në vitin 1936, flamuri ishte standardizuar. Flamuri gjithashtu është quajtur "Ay Yildiz" në turqisht. Kjo nënkupton "ylli i hënës". Hëna dhe ylli në flamurin turk janë simbole islame dhe të dyja janë të rëndësishme.

Historia e flamurit

Mes viteve 1780 dhe 1820, ylli dhe gjysmëhëna ishin prezent në flamurin osman, i cili ishte i gjelbër. Në vitin 1844, ngjyra ndryshoi nga e gjelbra në të kuqe, sikur që është tani. Nga themelimi i Turqisë (Republikës së Turqisë) deri në ditët e sotme u vendos që të përdoret flamuri i fundit osman si flamur i Republikës së Turqisë. Ky ishte flamuri i kuq me një yll dhe një gjysmëhënë.  

Kuptimi mbrapa flamurit: 

Themeluesi dhe presidenti i parë i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, shpjegoi kuptimin e flamurit. Sipas tij, shumë njerëz kanë vdekur në përpjekjen për pavarësi dhe një pishinë e madhe me gjak ka rrjedhur në rrugë. Ylli dhe gjysmëhëna do ta shkëlqejnë këtë pishinë të mbushur me gjak dhe simbolika natyrore e kësaj nënkupton se flamuri është poashtu i kuq.  


Ku mund ta shihni flamurin? 

Flamuri turk është gjithmonë i paraqitur në instuticionet qeveritare si shkollat, ndërtesat e parlamentit, sallat e qytetit, qendra tregtare dhe vende tjera. Për ngjarjet e rëndësishme ose pushimet nacionale, flamuri turk valon nëpër rrugë dhe autostrada dhe qytetarët poashtu bartin me vete flamuj të vegjël. Uniforma ushtarake e Turqisë poashtu ka flamurin turk në të. 

30 Gusht 2023
Yenice, blloku më i madh pyjor i Turqisë
Yenice, blloku më i madh pyjor i Turqisë Pyjet e Yenices kanë qenë gjithmonë një atraksion për njerëzit me jetën e tij të egër, shumëllojshmërinë e bimëve dhe ngjyrave. Lexo më shumë
05 Shtator 2023
Kodi HES në Turqi
Kodi HES në Turqi Duke iu përgjigjur pyetjeve të tilla si: Çfarë është një kod HES? Si të merrni një kod HES? Për çfarë përdoret kodi HES? Lexo më shumë
25 Tetor 2023
Tregu i pasurive të paluajtshme luksoze në Dubai
Tregu i pasurive të paluajtshme luksoze në Dubai Dubai, i njohur për horizontin e tij mahnitës dhe stilin e pasur të jetesës, është renditur vazhdimisht ndër destinacionet kryesore në botë për investime në pasuri të paluajtshme luksoze. Lexo më shumë
13 Qershor 2023
Liqeni Salda
Liqeni Salda Liqeni Salda ka potencial për turizëm, ndonëse nuk është i popullarizuar dhe i reklamuar. Është ujë i thellë i kaltër misterioz dhe ka gurë të bardhë. Për shkak të këtyre strukturave, këta gurë referohen si shkëmbinj stromatolitikë në shkencë dhe gjenden gjithashtu edhe në planetin Mars. Salda ishte një nga dy vendet në botë ku ka këso shkëmbinjë, dhe vendi tjetër është në Kanada. Lexo më shumë
08 Tetor 2023
Recetat e shijshme turke
Recetat e shijshme turke Ju jeni zhvendosur në Turqi, keni ngrënë në kafene dhe në restaurante, andaj ju e dini se kuzhina turke është më e shijshme se vetëm qebabët. Lexo më shumë