Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Frutat në Turqi

Frutat e Turqisë, stinët e pjekjes së frutave në Turqi në bazë të muajve, si të zgjedhni fruta të freskëta, ku është më mirë të blini fruta dhe perime.

Frutat që rriten në Turqi shpërndahen dhe shiten në shumë shtete në Evropë dhe Rusi. Megjithatë, frutat mund që mund të shijohen dhe vjelen në një vend, janë më të shijshme. Falë pozitës së favorshme gjeografike, klimës së ngrohtë dhe tokës pjellore, Turqia është e famshme për bollëkun e frutave dhe perimeve, shijën dhe cilësinë e tyre të shkëlqyer. 75 lloje të frutave rriten në këtë vend. Derisa jeni në Turqi, provoni fruta dhe perime të ndryshme për të eksploruar shije të reja.  

Fruits
Turqia është një parajsë e vërtetë për adhuruesit e frutave. 

Kultivimi i frutave në Turqi 

Frutat turke janë të cilësisë më të mirë, janë më të shijshme dhe më të lira se në Evropë dhe Rusi. Ato e mbushin trupin me substanca të nevojshme. Sipas mjekëve, nuk mjafton të përdorni vitamina shtesë nga barnatoret për ta mbajtur shëndetin; mjafton t'i përdorni ato në kombinim me burimet natyrore. 

Kjo do ta rris imunitetin, që është e rëndësishme veçanarisht gjatë infeksionit, dhe ato janë të shëndetshme dhe fitimprurëse edhe për fëmijët. Jeta e shëndetshme dhe të qenurit në dietë është gjë e mirë për trupin dhe mendjen tuaj. 

Disa fruta shfaqen vetëm në dyqane dhe tregje gjatë pjekjes, por shumica janë në dispozicion gjatë gjithë vitit. Në Turqi, është e ndaluar të përdoren kimikatet në plantancione. Dhe pa atë, korrja është e jashtëzakonshme - dy herë në vit.

Tezgat me lëngjr të freskta janë në rrugë dhe tregje, ku mund të blini lëng të shtrydhur dhe të bërë nga portokalli, shega, limoni etj. Në vendpushimin turistik të Alanias, kioskat me lëngje të freskëta dhe pije të gazuara, ose karroca me lëng të freskët, janë në shumë vende, veçanërisht afër portit. Në Stamboll, një herë në javë, kur mbahet dita e pazarit, çmimet janë shumë më të ulëta se në dyqane.

Të gjitha frutat e Turqisë mund të ndahen në: 

  • ekzotike;
  • agrume;
  • pjepra;
  • të tjera.

Më poshtë mund të shihni se çfarë fruta rriten në Turqi: përshkrimi i tyre dhe fotografitë. 

Frutat ekzotike 

Kulturat më interesante që rriten në Turqi:

  1. Quince
    Ftoi është një frut i lashtë me një aromë të këndshme.
     Ftoi- Ky është diçka mes një molle dhe një dardhe. Ky frut është i ëmbël dhe i lëngshëm. Kur është i freskët duket sikur një dardhë. Llojet më të rrumbullakëta janë më të forta dhe më të tharta, andaj përdoren vetëm për gatim. Ky është një frut dimëror, por në supermarketet e mëdha në Stamboll dhe qytetet turistike, ftoi shitet gjatë gjithë vitit. Ruhet mirë, kështu që mund ta sjellni në shtëpi.
  2. Shega - Gjatë sezonit të pjekjes së frutave (tetor - Dhjetor), mund të blini një kilogram fruta për një dollarë. Shega është e ëmbël dhe e lëngshme. Ndryshojnë në ngjyrën e kokrrave - nga rozë në të bardhë. Ky frut është një antioksidant i fuqishëm. Përveç kësaj, është e mirë për zemrën dhe enët e gjakut. Frutat më të mirë janë të dendur, të fortë me një lëvozhgë të kuqe të errët dhe nga Gazipasha.
  3. Ziziphus -.Kryqëzimi mes arrës së hurmës dhe një molle. Është i pasur me kalium dhe i mirë për sistemin kardiovaskular. Shija është e ëmbël, me një thartirë të lehtë. Brenda ka një kockë të madhe. Ngjyra e frutave - nga kafe e gjelbër në çokollatë.
  4. Fiku - Sipas turistëve, konsiderohet si një nga frutat më të mirë në Turqi. Shija është mjaltë e ëmbël. Fiku nuk ruhet lehtë gjatë transportit. Fiku dhe lloji i tij i bardhë i Izmirit është tejet i famshëm.  
  5. Medlar - Fruti i familjes së trëndafilave. Ngjyrë kafe ose të verdhë, tufa me fruta në madhësinë e kumbullës i ngjajnë pak domateve dhe kanë pak thartirë. Ato përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës C. Fruti hahet në lëvore, pjesa e fortë nxirret jashtë. Këto fruta nuk janë të përshtatshme për transport.
  6. Mango - Nuk kultivohet në Turqi. Por, në vitin 2019, një plantacion i pazakontë u shfaq në vendin turistik të Alanias, ku këto fruta rriten veçanërisht për turistët.

Frutat agrume 

Agrumet janë të njohura për portokajt, limonët, mandarinat dhe rrushin. Ka shumë lloje të këtyre frutave. Ato vjelen pothuajse gjatë gjithë vitit, sepse pjekja e secilës vjen në kohë të ndryshme.

Pemët e frutave zbukurojnë rrugët dhe rriten pranë hoteleve. Në vjeshtë ose dimër, pemët me fruta të ndritshme pëlqehen nga turistët. Sidoqoftë, këto janë portokajt dhe mandarinat.

Më të shijshmet - portokajt e Uashingtonit rriten pranë resortit Kemer. Mandarina e Bodrumit konsiderohet më e mira.

Karakteristika kryesore e grejpfrutit është heqja e ujit të tepërt, toksinave dhe substancave kancerogjene nga trupi juaj. Ato përdoren në mënyrë aktive për humbjen e peshës. Ato përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C. Llojet kryesore në Turqi: Marsh, Henderson, Star Ruby, Rio Red.

Citrus fruits
Frutat agrume konsumohen të freskëta. 

Limonët turq janë më të thartë se të tjerët. Aftësia e tyre kryesore është rritja e imunitetit.

Llojet e ndryshme të manaferrave 

Frutat që i njohim që rriten gjithashtu në Turqi: 

  1. Dredhëza. Turqia është njëra prej prodhuesve kryesor të dredhëzve pasi vendi ka katër zona klimatike: kontinentale, mesdhetare, të Detit të Zi dhe regjionit të Marmarasë, andaj dredhëzat rriten në të gjitha regjionet e vendit. Secila prej tyre ka sezonin e rihapjes. Përpos kësaj, në disa vende, manaferrat kultivohen në kopshte. Megjithatë, periudha më e mirë për t'i blerë ato janë muajt nga marsi në qershor pas periudhës sezonale, nga shtatori në nëntor. 
  2. Qershitë e ëmbla. Turqia konsiderohet vend i lindjes për këto fruta. Ka 24 lloje të tyre. Më të shijshmet janë ato të Napoleonit. Në shumicën e rasteve, qershitë e ëmbla nv Turqi rriten pa përdorimin e kimikateve. Llojet më të ëmbla të qershive quhen "Kiraz". 
  3. Qershitë. Është më e thartë se qershia e ëmbël, por më e vogël në kalori. Qershitë rriten në Turqi dhe janë të mëdha dhe të shijshme. Kanë veti antipiretike. Llojet e tharta kultivohen në Afyonkarahisar.
  4. Rrushi. Më shumë se 100 lloje të këtij fruti rriten në Turqi, që e lejon të vjelet gjatë gjithë vitit. Shumë lloje janë pa fara. Rrushi hahet i freskët, por edhe i thatë. Përdoret për të bërë lëngje, verë dhe vodka vendore - "Raki". 
Strawberry
Dredhëzat rriten në Turqi gjatë gjithë vitit dhe njihen ndryshe si "Diamantët e Kuq". 

Pjeprat dhe kungujt

Pjeprat dhe shalqinjtë fillojnë herët në Turqi. Ato janë lloje të pjekjes së hershme, por janë pa shije dhe të shtrenjta. Nuk rekomandohet të blini pjepër dhe kunguj para korrikut.

Pjeprat e pjekur janë të butë. Më i shijshmi, sipas turistëve është pjepri Kirkagac. Pamja e pazakontë e frutave me njolla gri dhe në formë dardhe tërheq menjëherë vëmendjen.

Shalqinjtë turq janë të mëdhenj. Disa lloje arrijnë deri në 40 kilogramë. 

Frutat tjerë 

Klima e ngrohtë e Turqisë dhe toka pjellore janë faktorë kryesor në rritjen e shumë frutave. Disa prej tyre janë: 

  1. Apricots
    Kajsitë janë fruta tejet të shëndetshëm.
     Kajsitë - Vendi konsiderohet si prodhuesi kryesor i këtyre frutave në mbarë botën. Llojet më të mira vijnë nga regjioni Ygdir, pranë Armenisë. Kajsitë Shalakh janë në sygjerim për t'i blerë. 
  2. Dudi - Këto fruta janë të njejta me manaferrat, por rriten në pemishte dudash. Frutat konsiderohen tejet të ëmbla. Fillojnë të piqen në prill. 
  3. Kumbulla - Ato piqen nga prilli deri në tetor. Në pranverë, frutat jeshile përdoren gjerësisht në Turqi për: turshi, gatim, dhe për t'u ngrënë të freskëta. Ato janë të forta kanë një thartirë të lehtë, por freskohen mirë në nxehtësinë e verës. Llojet e njohura - Ugorka.
  4. Është më mirë të blini nektarina dhe pjeshkë nga mesi i gushtit. Një nga llojet më të mira është Seftali.
  5. Mollat dhe dardhat - Ato janë tejet të popullarizuara nga vendasit. Kërkesa më e madhe është për mollat: Ferik dhe Amasya, dhe dardhat Devedji. 
  6. Hurma - Janë fruta të mëdha që piqen në Turqi. Disa prej tyre kanë shije astringente për shkak të përmbajtjes së tyre të taninës, siç është lloji Bull Heart. Zakonisht, hurma ka një shije të ëmbël dhe përmbajtja e saj është e ngjashme me llumin.
  7. Në regjionet juglindore, rriten Cavendish ose babanet e ëmbla. Ato janë të shkurtra dhe të trasha, dhe duhen ngrënë të freskëta, por mund të përdoren për pjekje, dekorimin e akullores, etj.
  8. Arrat e hurmës - Fruti i ëmbël i verdhë, kafe, rritet në Turqinë jugore. Vendasit shpesh i përdorin ato për gatim, duke futur mbushje të ndryshme.

Pjekja sipas stinëve

Disa fruta nuk mund të ruhen për një kohë të gjatë (qershitë, kajsitë, dudat, etj.), dhe mund të hahen vetëm gjatë pjekjes dhe vjeljes. 

Dimri (Dhjetor, janar dhe shkurt)

Shegët, ftoi, luleshtrydhet dhe agrumet shiten gjatë gjithë stinës së dimrit. Bananet më të lira janë në dhjetor. Përveç frutave të përmendura, në janar mund të blini avokado dhe disa lloje rrushi. Në shkurt, korrja e shumicës së lloje të portokallit përfundon. Ftoi është e thartë dhe aromatik në dimër, në kontrast me muajt e ngrohtë të vjeshtës kur është më i butë dhe më i ëmbël.

Grenades
Në dimër, shegat shiten në Turqi. 

Pranvera (marsi, prilli dhe maji) 

Limonët vjelen në mars. Në prill, medlarët piqen, shfaqen dredhëzat e rritura në fushë të hapur. Ata do të jenë atje deri në fund të majit. Manaferrat e serrës janë më të lira. Maji shënon fillimin e vjeljes së pjeprit dhe kajsive. Sidoqoftë, ato janë ende pa shije dhe të forta. Ka disa lloje të qershisë së ëmbël.

Vera (Qershori, korriku dhe gushti) 

Qershori ka më shumë fruta. Kajsitë, nektarinat, kumbullat, fiqtë piqen. Vazhdon vjelja e medlerave, qershive të ëmbla dhe pjeprave. Ju gjithashtu mund të blini dredhëza të rritura në kopsht dhe qershi. Pjeprat më të mirë shiten në korrik.

Është më mirë të blini shalqi në gusht. Në këtë kohë, janë më të shijshëm, më të ëmbla dhe më me lëng. Pastaj shfaqen pjeshkët e para, por ato janë akoma të forta. Në gusht, dardhat, mollat dhe rrushi piqen.

Vjeshta (Shtatori, tetori dhe nëntori) 

Shtatori është fundi i sezonit të shalqirit. Pjeshkët, fiku dhe rrushi fitojnë ëmbëlsi dhe bëhen të buta dhe me lëng. Në tetor, mund të blini hurma, shega dhe ftua më lirë se pjesën tjetër të kohës. Agrumet korrren në sasi të mëdha. Bananet, portokajt dhe mandarinat shiten lirë në nëntor.

Tabela e pjekjes së frutave sipas muajve:

Emri i frutit Muajt e pjekjes dhe shitjes
FtoiTetor - Nëntor, Janar - Mars
KajsitëMaj - Gusht 
BananetNëntor - Shkurt 
DardhatGusht - Tetor
Dredhëzat e kopshtitGusht - Mars
PortokajtTetor - Prill 
ShalqiriGusht - Shtator
AvokadoTetor
GrapefruitJanar - Maj
PjepratQershor - Shtator
NektarinatQershor - Shtator
HurmaTetor - Nëntor 
MollatKorrik - Tetor
Dredhëzat e arësPrill - Qershor
QershitëQershor - Korrik
KumbullatQershor - Shtator
ShegatShtator - Shkurt 
PjeshkaKorrik - Shtator
MandarinaTetor - Mars
DudiMaj - Korrik 
RrushiGusht - Nëntor 
MedlarPrill - Qershor 
FikuQershor - Shtator
Qershitë e ëmblaMaj - Qershor
ZiziphusShtator - Tetor
LimonatTetor - Mars

Perimet turke 

Perimet në Turqi përbëjnë pjesën më të madhe të ushqimit. Mund të provoni zeytinyagli (ulli të lyer me vaj)- fasule të ziera me qepë dhe domate, imam bayildi- patëllxhan të mbushur, kisir - bulgur me domate, barishte dhe lëng limoni, meze - një meze me selino.

Klima e ngrohtë favorizon rritjen e domateve, trangujve, lakrës, qepëve, specave, kungujve dhe patëllxhanëve. Shumë produkte janë të njëjta si në Evropë ose Rusi. Sidoqoftë, disa prej tyre, edhe pse të ngjashme në dukje, ndryshojnë në shije.

Një shembull është trangujt e gjatë turk të quajtur "hita". I përket familjes së kungujve dhe është një lloj pjepri.

Përveç perimeve me të cilat jemi njohur, kungull i njomë me gjemba (shiko foton), bamje, artiçoke, taro, Momordica, rriten në Turqi. Frutat e pazakonta nuk janë vetëm të shijshëm, por gjithashtu kanë përfitime të mëdha shëndetësore:

  1. Okra  - përmirëson gjendjen e sistemit tretës. Për shkak të përmbajtjes së lartë të mukusit, pulpi mbulon stomakun dhe promovon shërimin e ulcerave. Përveç kësaj, ka veti baktericide.
  2. Taro (eddo) - përdoret për parandalimin e kancerit, zvogëlimin e simptomave të artritit reumatoid. Ky frut ul presionin e gjakut, përmirëson funksionimin e zemrës, sistemet imune dhe tretëse.
  3. Momordica - shëron ulcerat gastrointestinale, ka veti baktericid, zvogëlon rrezikun e kancerit dhe forcon sistemin imunitar.
Thorny squash
Ka shumë lloje të Zucchini.

Përveç këtyre, ka shumë perime të tjera në Turqi: panxhar, asparagus, karrota, brokoli, rrepkë, selino, etj. Fasulet jeshile janë shumë të njohura. Përdoren për të bërë pjata anësore dhe zierje. Thjerrëzat dhe qiqrat shpesh përdoren për përgatitjen e pjatave tradicionale.

Ku të blini fruta në Turqi

Besohet se vendi më i mirë për të blerë fruta dhe perime është pazari, pasi atje mund të bëni pazar dhe të shijoni frutat në shitje. Keni më shumë zgjedhje se në dyqane. 

Sidoqoftë, tregu turk ndryshon vetëm pak nga supermarketi. Të njëjtat produkte furnizohen kudo. Ndonjëherë çmimet në dyqane janë edhe më të ulëta. Në disa vende, frutat trajtohen me përbërës të veçantë për ruajtje më të gjatë.

Bazaar
Është më mirë të blini fruta në pazar. 

Turistët që kanë vizituar Turqinë i dallojnë frutat si në vijim: 

  • fiku
  • pjeprat
  • shalqinjtë
  • medlarët
  • bananet

EKSPORTI I FRUTAVE TURKE 

Produktet e mëposhtme të frutave ose llojet e frutave janë të përshtatshme si dhuratë për të afërmit dhe miqtë:

  • Fiq i thatë ose reçel. Ky frut që rritet nv Turqi konsiderohet si ndër më të mirët në botë. 
  • Mandarinat, janë të popullarizuara sidomos në periudhën e Krishtlindjeve. 
  • Verat e frutave, janë të cilësisë së lartë, të bëra nga frutat e pjekura - fiku, dredhëzat, rrushi dhe dudat. 
  • Vodka vendore e quajtur raki, një pije e dëshmuar nga lëngu i frutave. 
  • Mos blini verë derisa jeni në ekskursion. Ju mund ta blini produktin e njejtë më lirë në supermarkete. 
26 Shtator 2023
Turqia është e famshme për qebabët e saj
Turqia është e famshme për qebabët e saj Vendi ku vendoset mishi është horizontal, atëherë quhet "sis qebab". Lexo më shumë
31 Mund 2023
Eşme, e bukura në mes të kaltërtes dhe të gjelbrës
Eşme, e bukura në mes të kaltërtes dhe të gjelbrës Liqeni Sapanca, që është formuar si rezultatet i operacioneve tektonike, tërheq vëmendjen me bukuritë natyrore dhe ju mund të keni kujtime të mrekullueshme falë zonave të piknikut, këndit të lojërave dhe plazheve të krijuara nga Komuna e Kartepes. Njëra prej liqeneve më të mëdha të Turqisë, liqeni Sapanca, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me bukuritë natyrore.  Lexo më shumë
25 Qershor 2023
Muzeu i kapelave, Kastamonu
Muzeu i kapelave, Kastamonu Muzeu që është hapur në vitin 2008, posedon shumë kapela duke filluar nga periudha hungareze deri më sot. Këtu ju mund të gjeni 800 lloje të kapelave, të cilat janë unike në mënyrën e tyre individuale. Në muze, ka kapela që më parë janë mbajtur nga presidenti i nëntë i Turqisë, kryeministri i vjetër i Turqisë dhe nga njerëz tjerë të famshëm. Lexo më shumë
20 Korrik 2023
Kafja turke
Kafja turke Kafeja turke përgatitet në një enë prej bakri të quajtur xhezve. Për një filxhan me kafe turke, duhet të shtoni një filxhan ujë dhe një lug kafeje. Sheqeri nuk shtohet pasi kafja të bëhet, andaj duhet ta shtoni sheqerin para se ta bëni kafenë. Lexo më shumë
03 Janar 2024
Vendet më të mira për të jetuar në Turqi
Vendet më të mira për të jetuar në Turqi Eksploroni hijeshinë e destinacioneve kryesore të jetesës në Turqi. Nga dhuntia kozmopolitane e Stambollit deri te qetësia bregdetare e Antalias, gjeni vendet më të mira për t'i quajtur shtëpi. Lexo më shumë