Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Interneti telefonik në Turqi

Interneti telefonik i jashtëm është i nevojshëm kur dilni jashtë shtetit, sidomos në Turqi.

Komunikimi telefonik ka një pjesë thelbësore të jetës moderne të njeriut dhe kontakti me miqtë është i vështirë pa telefon. Mungesa e një SIM karte në disa raste mund t'i lë udhëtarët në një situatë të papërshtatshme, për shembull, kur dikush humb në një zonë të izoluar kur del jashtë. Megjithatë, shkuarja jashtë me SIM kartën tuaj të huaj nuk është gjithmonë fitimprurëse. Pra, inteneti në Turqi në kompanitë e telekomunikacionit vendore kushton shumë më lirë se roamingu ndërkombëtar në ndonjë SIM kartë. 

mobile connection
Ne kemi nevojë për komunikim telefonik për të komunikuar me të dashurit tanë. 

PËRDORIMI I SIM KARTAVE TË HUAJA NË TURQI 

Shumë tarifa janë të përshtatshme për udhëtim. Megjithatë, operatorët e popullarizuar si Eplus ose O2 kanë çmime të larta të roamingut, që rrit shpenzimet e udhëtimit për disa herë. Gjithashtu, ato nuk mund të ofrojnë internet stabil dhe komunikim telefonik jashtë vendit. 

Cili operator është më fitimprurës 

Për të kursyer në thirrje dhe përdorium të rrjeteve sociale derisa udhëtoni, është më mirë të zgjedhni operatorët e popullarizuar. Për shembull, Vodaphone ofron pako të favorshme për udhëtimet në Turqi. SIM kartat e kësaj kompania mund të përdoren në 197 shtete. 

Në territorin e secilës prej tyre, interneti do të jetë stabil. Kosto e shërbimeve është pothuajse e njejtë me kompanitë e huaja të telekomunikacionit.

Përfitimet përfishen si në vijim:

  • Operatori ka mbulueshmëri të mirë
  • Nuk ka nevojë për t'u lidhur me roaming
  • Nuk ka formularë pagese, duke e bërë llogarinë më të lehtë për ta kontrolluar 
  • Nuk ka tarifa shtesë për shërbimet që abonuesi nuk i ka lidhur. 
Дримсим
Vodaphone është operatori më fitimprurës. 

OPERATORËT TURK DHE SIM KARTAT

Para se të shkoni në një shtet të ngrohtë, duhet ta mësoni veten me principet e kompanive vendore të telekomunikacionit. Minutat dhe interneti përfshihen në pako. Tarifa për minuta ekziston në Turqi, por pasi të gjithë kanë një pako, nuk është e nevojshme të gjeni tarifa shtesë për thirrje. Ju duhet t'i depozitoni paratë në llogari menjëherë për 27-30 ditë, varësisht nga kushtet e zgjedhura. 

Blerja e një SIM karte vendore 

Nuk është e nevojshme të regjistroni një kontratë me operatorin vendor nëse një person udhëton rrallë jashtë dhe nuk është i gatshëm të blejë ndonjë SIM kartë për një periudhë të gjatë. Blerja e një SIM karte eliminon nevojën për shërbimet roaming.

Përpos kësaj, zgjedhja e duhur e planit tarifor ju lejon të kurseni shumë në thirrjet ndërkombëtare. 

Operatorët telefonik dhe kushtet e përdorimit 

Ka vetëm tre operatorë telefonik në Turqi: 

  • Turkcell

4G funksionon në 80 provinca. Minimi është vetëm mbi 55 lira turke. Për këto para, udhëtari merr 500 minuta për thirrje, 2 GB internet dhe 1000 SMS. 

  •  Vodafone

Operatori i dytë më i popullarizuar. Harta punon kryesisht në 3G, derisa 4G është në dispozicion vetëm në qytetet e mëdha. Kosto SIM kartave është në minimum 30 lira turke. Pako e shërbimeve ofron 250 SMS, 750 minuta për thirrje dhe 8 GB internet. 

  • Turk Telecom (më herët i njohur si Avea)

Kjo kompani ofron shërbimet më të lira të telekomunikacionit në Turqi. 4G funksionon pa pengesa në të gjitha provincat, por lidhja mund të ndalet në fshatra. Ju mund ta blini për një tarifë minimale prej 30 lirash, ku ofrohen 750 minuta për thirrje, 4G internet dhe 1000 SMS.  

Turkcell
Turkcell operon në 80 provinca. 

Rimbushja e llogarisë 

Mënyra më e lehtë për të depozituar para në një llogari me kartë bankare është duke përdorur aplikacionin mobil në operatorin e caktuar. Megjithatë, ju duhet ta mbani në mend se kur paratë tërhiqen, shuma merret në akordancë me valutën ditore. 

Blerja e një karte vendore 

Rregulli kryesor për një turist është të mos blejë një SIM kartë në aeroportin e Sides, Kemerit apo Stambollit. Në këto vende, shitësit nuk i ofrojnë çmimet më të favorshe dhe kosto e shërbimeve të telekomunikacionit disa herë është më e madhe. Ju mund ta blini një numër në qendrën zyrtare të kompanisë në fjalë. Është më mirë të merrni dikë me vete që flet gjuhën turke.

Blerja e një karte vendore nuk ka nevojë të bëhet në aeroport.

Çfarë është më mirë për një turistë të zgjedh 

Nuk ka asnjë tarifë të vetme që mund t'i përshtatet ndonjë personi. Ju keni nevojë të zgjedhni një SIM kartë, duke u bazuar në aktivitetin e përdorimit të telefonit. Që prej se hotelet kanë Wi-Fi, ju mund t'i përdorni programet si WhatsApp ose Viber për t'u lidhur me miqtë apo të afërmit tuaj jashtë. Më pas, një plan me 2 GB internet dhe 500 minuta është i mjaftueshëm për udhëtimin tuaj. Kjo do të mjaftojë për komunikimet vendore. 

Purchasing a simcard in Turkey
Blerja e një karte vendore nuk ka nevojë të bëhet në aeroport. 

INTERNETI NË TURQI  

Operatorët celularë në Turqi ofrojnë shumë pako interneti. Pakot më të popullarizuara janë: 

  • 4 GB internet nga Turkcell - 53 lira turke
  • 1 GB internet për një javë nga Vodafone - 19 lira turke
  • 10 GB internet nga Turk Telecom - 45 lira turke.

Shuma e nevojshme e tarifave për turistët 

Për një udhëtim dy-tre javor, tarifa e mjaftueshme është 2-4 GB. Kjo mjafton për ta përdorur WhatsAppin, Viberin dhe hartat online kur ju jeni jashtë hotelit. Interneti telefonik në Turqi është i shtrenjtë, kështu që pakot e mëdha rrallë blihen këtu.

Internet in Turkey
Ka shumë pako interneti në Turqi. 

A ka ndonjë opsion pa limit të internetit në tarifa? 

Nuk është e mundur të merrni një pako pa limit. Turistët kanë për t'i zgjedhur pakot që përfshijnë një shumë fikse. Nëse udhëtari e përdor "agresivisht" internetin, duhet ta zgjedh pakon prej 10 GB me internet.

Vendet me shpërndarje falas të Wi-Fi 

Për t'u kyçur online, ju nuk keni nevojë të paguani. Ju mund të lidheni me Wi-Fi falas në hotel. Përpos kësaj, disa vende, si kafenetë, plazhet dhe restaurantet, i ofrojnë vizitorëve qasje falas në rrjet. 

KOSTO E SHËRBIMEVE 

Çmimi i thirrjeve dhe internetit në Turqi varion varësisht nga operatori i zgjedhur. Më së shpeshti, turistët zgjedhin kartat SIM me internet deri në 6 GB dhe 300-500 minuta. 

Mesatarisht, për një muaj përdorimi, pakot e tilla duhet paguar deri në 105 lira turke. 

SI TË THIRRNI NË TURQI NGA VENDET TJERA

Sot, shkaku i shpërndarjes së internetit, është më e lehtë të thirrni në Turqi përmes programeve si WhatsApp dhe Viber. Përpos rrjetit ndërkombëtar, ka edhe tri mënyra për t'u lidhur me njerëzit jashtë. 

Telefonia fikse

Interneti në Antalia dhe në qytetet tjera të mëdha është i mirë, por në fshatra, njerëzit nuk kanë gjithmonë qasje në të. Prandaj, mënyra më e lehtë e komunikimit është telefonia fikse. Për të thirrur në Turqi, vetëm shtypni fillimisht prefiksin +90 dhe kodin e qytetit. Për shembull, për një thirrje në Ankara, numri fillon me +90 dhe më pas 312.

Përdorimi i mobilit

Algoritmi i thirrjes për mobilët dhe telefonitë fikse është i njejtë. Megjithatë, pronarët e shërbimeve duhet të jenë të siguruar se komunikimi ndërkombëtar është i lidhur me SIM kartat e tyre. Kjo mund të bëhet në çdo zyrë të operatorit telefonik. 

04 Shtator 2023
Filmat e famshëm që janë xhiruar në Turqi
Filmat e famshëm që janë xhiruar në Turqi Në vitet e fundit, shumë filma janë xhiruar nv Turqi shkaku i bukurive natyrore të vendit dhe historisë. Lexo më shumë
08 Shtator 2023
Shijoni kohën tuaj me fëmijët në pushime
Shijoni kohën tuaj me fëmijët në pushime Të gjithë fëmijët tanë, që kanë studiuar nga shtëpi në Turqi për një kohë, kanë marrë tre javë pushim semestral prej dje. Lexo më shumë
12 Korrik 2023
Hajmalia
Hajmalia "Nazar" Ju i shihni ato çdokund në Turqi: duke i mbajtur lart në dyer, në vetura, në veshmbathjet e foshnjave, të përfshira në aksesorë, në mure dhe në xhepat e njerëzve. Arsyeja për këtë është sepse turqit besojnë se kjo hajmali e mban larg syrin e djallit nga ata. Lexo më shumë
25 Korrik 2023
Turizmi dentar në Turqi
Turizmi dentar në Turqi Ka një përmirësim thelbësor në operimet dentare në Turqi. Shkaku i kësaj është se shumë njerëz vijnë në Turqi nga jashtë për operime dentare. Lexo më shumë
02 Shkurt 2024
Investime në pasuri të paluajtshme Turqi
Investime në pasuri të paluajtshme Turqi Po kërkoni një mundësi investimi fitimprurës? Mos kërkoni më larg se investimet në pasuri të paluajtshme në Turqi. Lexo më shumë