Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Investimi në Turqi

Në vitet e fundit, Turqia është bërë një prej vendeve më të mira në sytë e investitorëve nga e gjithë bota. Pasuritë e paluajtshme në Turqi janë tejet fitimprurëse.

Në vitet e fundit, Turqia është bërë një prej vendeve më të mira në sytë e investitorëve nga e gjithë bota. Turqia ka dëshmuar se është një prej ekonomive më të fuqishme në botë dhe konsiderohet një vend i sigurtë për investime. Turqia ka një vendndodhje strategjike dhe një infrastrukturë moderne, rritje të lartë të kapitelit dhe kosto e banimit është e ultë. 

Investimi në pasuritë e paluajtshme në Turqi 

Një prej sektorëve kryesor për investime në Turqi është tregu i pasurive të paluajtshme. Turqia është aktualisht duke u zhvilluar shumë në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke i bërë investimet në këtë drejtim tejet të suksesshme. Sektori i pasurive të paluajtshme i lejon investimet e huaja në Turqi në apartamente, vila, tokë, njësi komerciale dhe opsione të tjera të ngjashme. 

Pronat në Turqi janë në kërkesë të lartë nga investitorët e huaj nga e gjithë bota shkaku i të ardhurave të larta nga qiraja dhe rritja potenciale e kapitelit. Turqia është një ndër top vendet ideale për pushime dhe ofron mundësi të mrekullueshme për investime në pasuri të paluajtshme. Çmimet e pronave në Turqi rriten nga viti në vit, varësisht nga vendndodhja. Të ardhurat e larta nga qiraja janë të garantuara në regjionet me industri të zhvilluar turistike. Standardi i jetesës është rritur, që e rrit kërkesën për opsione më të mira banimi. 

A është investim i mirë blerja e pronës në Turqi? 

Me rritjen ekonomike dhe rritjen e qëndrueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme, ne mund të themi se ky është ndër investimet më të mira në pasuritë e paluajtshme në Turqi. Ka shumë arsye pse është kaq e popullarizuar të investoni në prona në Turqi.

Destinacion turistik dhe kërkesë e lartë për prona në Turqi 

Turqia është një vend turistik me miliona vizitorë që vijnë çdo vit. Turqia është e famshme për natyrën e saj unike dhe divergjente. Plazhet e Mesdheut dhe Egjeut tërheqin turistët nga e gjithë bota, derisa në Detin e Zi ka rrethina të bukura dhe të gjelbra, ku punohet agrikultura dhe nuk është aq shumë i vizituar sikurse në vendet tjera. 

Industria e turizmit rritet nga viti në vit dhe krijon edhe më shumë kërkesa për akomodim cilësor. Shumë të huaj pëlqejnë ta vizitojnë shpesh këtë vend të bukur, andaj kjo është arsyeja pse vendosin të blejnë një apartament apo vilë në Turqi. Investimi në pronat nv Turqi është me shumë avantazhe shkaku i likuiditetit të lartë. Apartamentet në komplekset rezidenciale ofrojnë shumë komoditete, dhe ndodhen në zonat me infrastrukturë të zhvilluar dhe kanë kërkesa të mëdha për qira gjatë gjithë vitit. Rikthimi i kapitalit nga qiraja është një arsye tjetër e fortë për të investuar në prona në Turqi. 

Me të gjitha arsyet e mësipërme, kërkesat për pasuri të paluajtshme në Turqi janë të larta, jo vetëm nga të huajt. Turqia ka një popullësi prej 80 milionë banorësh që krijon treg të fuqishëm të pasurive të paluajtshme. Ky sektor nuk varet vetëm nga investimet e huaja në Turqi. 

Turqia ka rregulla strikte për ndërtimin e ndërtesave të larta, sidomos në brigjet e Mesdheut. Parcelat në këtë regjion janë të kufizuara, kërkesa për pronat në bregdet janë të mëdha andaj çmimet vazhdimisht rriten. 

Për më shumë, është fitimprurëse të investoni në pasuri të paluajtshme që janë në fazën e ndërtimit. Ndërtuesit nuk rrezikojnë shumë dhe i shesin pronat e tyre me çmim të shkëlqyer. Blerësit nuk mund t'i shohin pronat e tyre fizikisht, vetëm në skicë. Pronat në skicë mund të blihen me çmime më të ulta dhe kjo mund të krijojë profit apo fitim. Mbajtja e pronave për një kohë më të gjatë mund të sjellë të ardhura të mira nga qiraja. 

Stambolli, që njihet si qyteti më i madh në Turqi, ofron opsionet më të shtrenjta të banimit. Me ndërtimet dhe zhvillimet e vazhdueshme, distriktet më të mira në të kaluarën janë zëvendësuar me zona të reja që ofrojnë investimet më të mira në Stamboll. Infrastruktura e zhvilluar, transporti dhe transformimi urbanistik janë ndër arsyet pse Stambolli tërheq investitorët dhe ofron fitim të lartë nga investimi. 

Një tjetër avantazh i investimeve të huaja në Turqi 

Një prej avantazheve tjera të blerjes së pasurive të paluajtshme është shtetësia. Qeveria turke ka ofruar për investirorët e huaj të marrin shtetësinë turke nëse blejnë pasuri të paluajtshme në vlerë të paktën deri në 250 mijë dollarë. Kjo nënkupton se çdo i huaj që investon në prona në këtë shumë, i jepet shtetësia turke dhe avantazhet tjera që vijnë me të.

Përveç ndërtimit dhe tregut të pasurive të paluajtshme, ka edhe sektorë tjerë që janë fitimprurës dhe mundësi të mira për investim në Turqi. Teknologjia informative, tekstili, energjia dhe burimet natyrore, argëtimi dhe riciklimi. 

30 Korrik 2022
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi Investim në një apartament në Side, Turqi, banim luksoz dhe jo i shtrenjtë në këtë regjion është i popullarizuar nga blerësit prej Evropës dhe ish-shtetet e CIS. Lexo më shumë
30 Korrik 2022
Blini banim në Alania
Blini banim në Alania Blini një shtëpi në Alania, vend i cili është i popullarizuar në Turqi, në uebsajtin tonë. Lexo më shumë
29 Korrik 2022
Historia e Summer Home
Historia e Summer Home Summer Home Real Estate është një agjencion turk i pasurive të paluajtshme. Është themeluar në vitin 2002 në Antalia. Qytet i madh, me aeroport ndërkombëtar dhe qendër shumë e popullarizuar turistike. Lexo më shumë
29 Korrik 2022
Bashkëpunimi me Summer Home
Bashkëpunimi me Summer Home Summer Home aktualisht duke kërkuar një Agjencion Profesionale/ Brokerë të Pasurive të Paluajtshme për të bashkëpunuar në shitjet e pasurive të paluajtshme turke. Lexo më shumë