Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Izmir: Udhëzuesi i udhëtimit

Izmiri është metropoli i tretë më i madh i Turqisë dhe qendra tregtare më e madhe pas Stambollit dhe Ankarasë. Ndodhet në pjesën perëndimore të Turqisë dhe qyteti është në brigjet e Detit Egje. Ky është një qytet i madh me një popullësi prej 4.2 milionë banorësh.

Informacion i përgjithshëm 

Izmiri është metropoli i tretë më i madh i Turqisë dhe qendra tregtare më e madhe pas Stambollit dhe Ankarasë. Ndodhet në pjesën perëndimore të Turqisë dhe qyteti është në brigjet e Detit Egje. Ky është një qytet i madh me një popullësi prej 4.2 milionë banorësh.

Izmiri është një qytet dinamik në aspektin ekonomik dhe social. Vendndodhja e tij dhe klima janë karakteristika thelbërore të këtij dinamizimi. Përgjatë historisë, Izmiri ka pasur kultura dhe fe të ndryshme. Persianët, grekët e vjetër, asirianët, bizantinët dhe osmanët janë vetëm disa nga popujt që kanë jetuar këtu përgjatë historisë së gjatë.

Fakt tjetër është se gjysma e popullësisë së Izmirit është nën 30 vjeç dhe kjo e bën qytetin të jetueshëm. Qyteti mirëpret mijëra studentë të universiteteve, artistë, biznesmenë dhe akademikë.

M eklimën e tij të shkëlqyer, Izmiri ka një mjedis të mrekullueshëm natyror për agrikulturë si ulliri, fiqi, rrushi dhe pambuku. Me llojet e ndryshme të ushqimeve të detit, verën dhe vajin e ullirit, Izmiri është një qytet atraktiv me kuzhinën e tij të përsosur.

Kuzhina 

Izmiri ka një kulturë të pasur të ushqimit. Nëse shpërnguleni në Izmir apo shkoni për pushime, ju duhet të provoni lloje të ndryshme të ushqimit tradicional.  

"Izmir tarhanası" është shembull. Një prej karakteristikave më të rëndësishme për këtë ushqim është përgatitja e tij. "Izmir tarhanası" bëhet me supë dhe ju mund ta shijoni këtë ushqim të shijshëm në dimër për t'u ngrohur duke ngrënë këtë lloj ushqimi. 

"Kumru" është një tjetër gatim në Izmir. Ka aromë unike sepse bëhet me susam special, djath, salsiqe, sallam dhe domate.  

Një pastë e quajtur Boyoz ndodhet në tryezat e Izmirit dhe Anadollit që prej vitit 1952. Boyoz është një pasta që identifikohet me shijen e Izmirit dhe hahet me vezë, duke e bërë atë të nevojshëm për mëngjesin e Egjeut. 

Shembulli i fundit që mund t'ju japim është një që ua rekomandojmë - "Lokma". Mund të përgatitet me kripë ose sheqer. Ju mund të hani "Lokma" me kanellë. Bëhet me brumë poashtu.  

Vendet për t'u vizituar 

Filloni ta eksploroni qytetin me shëtitje të këndshme në sheshin Konak, pika e takimit të banorëve të qytetit. Qendra e Izmirit është gjithmonë e zënë dhe e mbushur me njerëz. Mund ta gjeni sahatkullën e Izmirit, e cila është ndërtuar në vitin 1901. Ndodhet në mes të sheshit dhe është simbol i qytetit. Kjo kullë është 25 metra e lartë dhe ka katër shatërvanë përreth.

Ju gjithashtu duhet ta vizitoni muzeun arkeologjik dhe etnografik. Këto vende i mësojnë vizitorët për historinë. Muzeu etnografik ishte ndërtuar në vitin 1831 për njerëzit që ishin të sëmurë. Më pas, ky vend mikpriti fëmijët jetimë të krishterë. Nga ana tjetër, gërmimet në vendet e lashta të Egjeut si Bayrakli, Efes, Bergama, Miletus, Klazomenai, Teos dhe Iasos, kanë lënë gjurmë në historinë e Anadollit Perëndimor në muzeun arkeologjik të Izmirit. 

Kemeralti, i cili u njoh nga turistët perëndimorë si "Xhevahiri i Mesdheut", është një vend tjetër interesant për vizitorët e qytetit. Me elementet e tij historike, kulturore dhe arkitektonike, Kemeralti ende ruan atmosferën e vjetër të qytetit. 

Smyrna është emri i vjetër i Izmirit, Gjatë regjimit të Aleksandrit të Madh në shekullin e katërt, qyteti u zhvendos nga Smyrna antike në kodrat e veriut të Kadifekales. Në këto kohëra të lashta, Agora ishte një vend ku mbaheshin takimet politike, zonat e shitblerjes dhe tregjet ishin aktive këtu. 

Industria

Izmiri është mjaft i zhvilluar në prodhimin e agrikulturës. Tekstili, veshmbathjet, ushqimi, pijet, birra dhe indrustria e tobakos janë ndër sektorët më të rëndësishëm të biznesit. Gjithashtu, hekuri dhe çeliku, produktet petrokimike, industria automobilitike, këpucët, makinat bujqësore dhe qeramika janë produktet tjera kryesore industriale në qytet. 

Izmiri është bërë qendër industriale dhe komerciale e regjionit shkaku i burimeve të materialit, forcës së kualifikuar dhe mundësive të ndryshme të transportit përmes portit. Nuk është gabim të themi se sektori industrial këtu ka standard botëror. 

07 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Cesme
Udhëzuesi i udhëtimit në Cesme I njohur si një prej destinacioneve më të popullarizuara për pushime në Turqi, Cesme është një vend mahnitës për ta vizituar nëse doni të shihni të gjitha vendet historike, ushqimin vendor, plazhet spektakolare që ky vend ka për t'i ofruar. Lexo më shumë
04 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Konya
Udhëzuesi i udhëtimit në Konya Konya është një vendndodhje historike që daton nga Periudha e Bronzit. Koha më e mirë për ta vizituar këtë vend është pranvera, kur ju mund t'i shijoni të gjitha aspektet që ky vend antik ka për të ofruar. Lexo më shumë
22 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit të Trabzonit
Udhëzuesi i udhëtimit të Trabzonit Trabzoni është një prej qyteteve më të famshme të Turqisë për turistët. Trabzoni merr shumë vëmendje me historinë dhe kulturën e kuzhinës. Ju duhet definitivisht ta vizitoni Trabzonin sa më shpejt që të jetë e mundur! Lexo më shumë
27 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Kemer
Udhëzuesi i udhëtimit në Kemer Kemer është një prej distrikteve turistike të provincës së Antalias në Turqi, sidomos për të huajt, ata preferojnë Kemerin për t'i kaluar pushimet e tyre. Faktori më i rëndësishëm për këtë është klima. Lexo më shumë
21 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit të Bursas
Udhëzuesi i udhëtimit të Bursas Bursa është një nga qytetet më të jetueshme në botë. Ka karakteristikat e veta, sidomos me historinë dhe kulturën e saj. Në këtë artikull, ju do të gjeni informacione të vlefshme rreth Bursës. Lexo më shumë