Kush ka blerë numrin më të madh të pronave në Turqi?

Sipas njoftimit për shtyp nga Autoriteti i Statistikave të Turqisë, 22, 991 prona rezidenciale janë shitur për të huajt vitin e kaluar.

Kush ka blerë numrin më të madh të pronave në Turqi?

Sipas njoftimit për shtyp nga Autoriteti i Statistikave të Turqisë, 22, 991 prona rezidenciale janë shitur për të huajt vitin e kaluar. Qytetarët irakianë ishin në vendin e parë në blerje nga të huajt gjatë kësaj periudhe, me katër mijë e 228 prona. Irakianët u pasuan nga arabët me dy mijë e 704 prona, Kuvajtitët me dy mijë e 130 prona, qytetarët e federatës ruse me dy mijë e 36 prona dhe britanikët me një mijë e 54 prona.

Qytetarët irakianë blenë prona në një total prej 44 qytetesh - me afër 70 përqind të tyre duke blerë në Stamboll, Yalova, Antalia dhe Sakaria. Gati gjysma e arabëve sauditë bënë blerje në Stamboll, ndërsa ata gjithashtu u bënë pronarë shtëpish në Trabzon, Yalova dhe Bursa. Qytetarët nga Kuvajti, nga ana tjetër, blen prona në 15 qytete, me rreth 40 përqind të tyre në Bursa.

Qytetarët rusë u bënë pronarë të shtëpive në 19 qytete. 75,2 përqind e shitjeve te rusët ishin në Antalia, Stamboll, Mersin dhe Muğla. Qytetarët britanikë blenë prona në 16 qytete. 85,8 përqind e tyre ishin në Muğla, Aydın dhe Antalia.

93,5 përqind e shitjeve ndaj të huajve ishin përqendruar në dhjetë qytete. Qyteti me numrin më të lartë të pronave të blera nga të huajt ishte Stambolli, me shtatë mijë e 493. Qytetarët e Arabisë Saudite, Irakut, Kuvajtit dhe Afganistanit blenë numrin më të lartë të pronave në Stamboll.

Antalia ndoqi Stambollin në vendin e dytë, me gjashtë mijë e 72 prona të shitura. Numri më i lartë i blerjeve të pronave në Antalia janë bërë nga rusët, irakianët, ukrainasit dhe gjermanët. Bursa ishte në vendin e tretë me një mijë e 501 prona.

Pothuajse gjysma e pronave të shitura nga të huajt në Bursa u blenë nga Kuvajtianët. Ata u ndoqën nga shtetasit arabë sauditë, irakianë dhe rusë. Shitjet e pronave në Aydın, të cilat pasuan Yalova u blenë kryesisht nga qytetarët britanikë, si dhe nga qytetarët e Kuvajtit, Gjermanisë, Irlandës dhe Belgjikës.