Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Sa kushton një apartament njëdhomësh në Stamboll

Blerja e një apartamenti në Stamboll është një investim që sjell të ardhura stabile në një kohë jostabile ekonomike

Pasuria e paluajtshme e huaj është një investim afatgjat që do t'ju ndihmojë t'i rrisni fondet gjatë periudhave jostabile ekonomike. Çmimet e banimit në Turqi krahasohen favorshëm me ato në Evropë dhe Rusi. Menaxherët tanë në Summer Home do t'ju tregojnë juve katalogun e pasurive të paluajtshme dhe do t'ju informojmë juve se sa kushton një apartament njëdhomësh në Stamboll. 

Cozy apartment in Istanbul
Blerja e një apartamenti të përshtatshëm në Sttamboll do të jetë investim afatgjatë. 

CILAT JANË SË NJË APARTAMENTI STUDIO NË STAMBOLL 

Stambolli është duke u konsideruar si qyteti i dytë më i rëndësishëm nëvend dhe është më i famshëm në botë se sa kryeqyteti i Turqisë - Ankara, duke qenë qendra jozyrtare e shtetit. Këmbimorja e Stoqeve të Stambollit, ndërmarrjet e rëndësishme industriale dhe ura e Bosforit ndodhen këtu. 

Nëse objektivi juaj është të jeni në qendrën e jetës së biznesit në Turqi, atëherë pasuria e paluajtshme në një qendër ekonomike do të ketë investim fitimpruruës.

Avantazhet e blerjes së një apartamenti dhe jeta në Stamboll: 

Archaeological Museum
Muzeu arkeologjik. 
  1. Transporti. Qyteti ndodhet në udhëkryqin e rrugëve të transportit botëror - këtu ka një aeroport ndërkombëtar, tre porte detare dhe dy stacione hekurudhurore. Stambolli është shumë lehtë i qasshëm nga kudo në botë. Qyteti ka një rrjet të zhvilluar të transportit publik, duke përfshirë metronë, tramvajin, autobusët, trenat dhe "dolmus" - një lloj i minibusit vendor. Gjithashtu, nga Stambolli operojnë tragete për ta kaluar Bosforin si dhe teleferikët. .
  2. Historia e pasur. Për mijëra vjet, qyteti është konsideruar si një prej kryeqyteteve botërore kulturore. Në përgjithësi, 70 muze, 49 kisha historike katolike dhe 64 xhami janë të hapura për t'i vizituar në Stamboll dhe në rrugët e qytetit, ju mund të shihni muret e kalasë ose ujësjellësin antik. Në periudha specifike të historisë, qyteti ishte konsideruar një prej qendrave më të rëndësishme të botës krishtere dhe myslimane. 
  3. Infrastruktura e qytetit është moderne: ndërtesat e reja të biznesit bashkëjetojnë me pamjet historike. 
  4. Turizmi.  Rëndësia historike dhe reputacioni i të qenit thesar kulturor i njerëzimit e bën atë destinacion të popullarizuar turistik. Shumë qendra tregtare (SEC Cevahir që operon nga viti 2005, zyrtarisht njihet si më e madhja në Evropë), marketet tradicionale dhe banjot, kuzhina vendore dhe çmimet e ulta tërheqin miliona vizitorë në vit vazhdimisht. 
  5. Klima. Qyteti është në një zonë subtropikale, që e bën të favorshëm për të jetuar gjatë gjithë vitit. Klima është e butë. Madje, edhe në dimër, temperatura është kryesisht pozitive, nga +3 deri në +9°C duke rënë nën zero për rreth 21 ditë të vitit, dhe jo në çdo vit bie borë. Nxehtësia mbi +35 ° C gjithashtu ndodhë rrallë, që është një plus në kushtet e qytetit subtropikal. Të gjitha komplekset rezidenciale kanë ngrohje të cilësisë së lartë dhe sisteme të kondicionerëve të ajrit, pasi është e nevojshme t'i përdorni ato.  
  6. Dyqanet. Turqia është ndër qendrat industriale të botës. Brendet prestigjioze si Zara, Colin's, Koton, ADL, LC WAIKIKI, ndodhen këtu, kryesisht të njohura për produktet e veshmbathjeve - xhaketa, këpucë dhe çanta. Prandaj, cilësia e gjërave në dyqanet e famshme në Turqi shpeshherë është më e madhe se në Evropë dhe Rusi.  
  7. Ngjyra e tregjeve tradicionale. "Pazari i Madh" është një market i vjetër, i njohur si ndër më të mëdhenjt në botë që shtrihet në 61 rrugë. Udhëtimet e blerjes në Stamboll janë ndër ekskursionet më të popullarizuara për turizëm. Gjatë mungesës suaj, ju mund ta lëshoni me qira apartamentin për adhuruesit e blerjeve. 
  8. Vizita pa viza në Turqi. Udhëtimet në Stamboll mund të bëhen për 90 ditë, dhe nuk ka nevojë për dokumente pune - një pasaportë valide mjafton. Dhe pas blerjes së pronës, pronari merr edhe lejeqëndrim. 
  9. Të zotërosh pasuri të paluajtshme në Turqi njihet si baza e marrjes së shtetësisë. Ju mund të aplikoni për shtetësi pas pesë vitesh zotërimi të njv apartamenti apo prone tjetër, ose më herët nëse prona kushton mbi 250 mijë dollarë. 
  10. Procedura për blerjen e një prone në Turqi konsiderohet mjaft e thjeshtë (shkaku i dokumenteve të pakta të kërkuara në krahasim me shtetet perëndimore) dhe legalitetit të sigurtë. Ju keni nevojë për një pasaportë, një kopje e saj, gjashtë fotografi 3.5x4.5 cm, një numër i taksës turke dhe një llogari bankare në këtë vend. Transaksionet është e mundur të kryhen edhe me prokurë.

Kërkesa për qira të apartamenteve njëdhomëshe në Stamboll është mjaft e madhe, sidomos në periudhat sezonale. Pasuria e paluajtshme mund të bëhet burim i qëndrueshëm i të ardhurave me një shumë vjetore prej 7-9 përqind të vlerës së apartamentit nëse vendosni ta jepni me qira. Ne gjithashtu, mund të organizojmë detaje në lidhje me qiradhënien e një prone. 

Apartment overlooking the Bosphorus
Një apartament me pamje nga Bosfori kur të jepet me qira mund të jetë burim i qëndrueshëm i të ardhurave.

FAKTORËT QË NDIKOJNË NË KOSTO 

Çmimi i pasurive të paluajtshme në Stamboll varet nga faktorët në vijim: 

Residential complex in Istanbul
Modern residential complex in Istanbul.
  1. Ndërtesë e re apo dytësore. Në këtë rast, faktorët ekonomik dhe psikologjik ndikojnë në kosto. Vendimi për ta shitur pronën nga pronari i mëparshëm është shpesh urgjent, që bën që kosto të jetë më e ultë. 
  2. Komplekset e reja rezidenciale marrin për bazë kërkesat moderne arkitekturore dhe teknike si dhe kriteret e përmirësimit. Ne garantojmë ndërtim cilësor të objekteve tona. Gjithashtu, ne organizojmë udhëtim kujdestar falas për ju kur vendosni të blini. 
  3. Pamja e apartamentit. Apartamentet njëdhomëshe në Stamboll mund të jetë të ndryshme në hapësira, sa më e madhe hapësira, aq më e madhe kostoja e blerjes. 
  4. Vendndodhja. Kosto ndikohet edhe nga distanca e apartamentit me rrugët kryesore të transportit në qytet, vendet historike dhe atraksionet kryesore. 
  5. Prestigji i zonës, vendndodhja dhe niveli i komfortit në kompleksin rezidencial janë thelbësore. Apartamenti i dorës së dytë mund të jetë më i lirë se sa një hapësirë e njejtë në një fshat biznesi dhe të qetë në periferi të Stambollit. Në këtë rast, ju paguani për standardin e banimit dhe sigurisë - dhe mund të fitoni të ardhura duke e lëshuar me qira pronën. 
  6. Kati i apartamenteve në ndërtesë ndikon në kosto, vendi i hyrjes dhe daljes nga kompleksi, pamja ng adritaret dhe distanca nga vendet e zhurmshme publike. 
  7. Arkitektura dhe dizajni nuk janë vetëm estetika, por edhe komoditeti i banimit varet nga zgjidhjet elegante arkitektonike. Ndërtesat e reja marrin parasysh nivelin e ndryshëm të nevojave të banorëve. Ekipi i projektit përfshin jo vetëm arkitekturën klasike, por edhe stilistët e peizazhit që krijojnë një mjedis të rehatshëm në zonën e kompleksit të banimit.
  8. Ndërtesat janë ndërtuar, duke marrë parasysh parimet e një mjedisi pa pengesa dhe të pajisura me ashensorë, rampa dhe kalime të përshtatshme. Mjedisi pa pengesa i bën shtëpitë jo vetëm të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, por edhe pronarët me çanta, valixhe dhe karroca të rënda, domethënë për të gjithë banorët në çdo situatë.
  9. Pajisjet shtesë që kompleksi i banimit përfshin janë pishina të llojeve të ndryshme (park i hapur, i mbyllur dhe miqësor për fëmijët), palestër dhe SPA, sauna ose banjo tradicionale. Gjithashtu parkimi, një restaurant, dyqane dhe qendra tregtare, vende për fëmijë, kinema, sistem sigurie dhe shumë të tjera.

ÇMIMET MESATARE PËR APARTAMENTET NJËDHOMËSHE VARËSISHT NGA ZONA E QYTETIT 

Diferenca në koston e banimit, varet nga zona e qytetit, që mund të jetë thelbësore. 

Kosto mesatare e një apartamenti njëdhomësh në një ndërtesë të re të përshtatshme në një prej distrikteve qëndore të Stambollit, për shembull, Sultanahmet, Sisli, është rreth 125 mijë euro. 

Afërsia me vendet ekonomike, turistike dhe transportit do ta bëjë pronën një investim më fitimprurës.

Një apartament në një kompleks të ri rezidencial në periferi të qytetit kushton 50 mijë euro. Distanca nga qendra është e dalluar jo vetëm nga kosto, por edhe nga mjedisi i mirëmbajtur - parkingjet dhe pishinat janë pjesë e komplekseve rezidenciale.

Kosto mesatare për një apartament njëdhomësh urban do të jetë rreth 80 mijë euro. 

Ne ofrojmë mbështetje në blerje nga fillimi e deri në fund të kompletimit të transaksionit. 

 

16 Prill 2023
Qiraja në stil
Qiraja në stil Ju keni kursyer paratë tuaja, keni vendosur për një vendndodhje, keni vendosur të merrni me qira një pronë në vend të qëndrimit në hotel... çfarë më pas? Lexo më shumë
17 Shtator 2023
Akullore turke, një ëmbëlsirë e shijshme!
Akullore turke, një ëmbëlsirë e shijshme! Kjo akullore tradicionale besohet të ketë origjinën e saj nga regjioni turk i quajtur Kahramanmaras. Lexo më shumë
04 Shtator 2023
Filmat e famshëm që janë xhiruar në Turqi
Filmat e famshëm që janë xhiruar në Turqi Në vitet e fundit, shumë filma janë xhiruar nv Turqi shkaku i bukurive natyrore të vendit dhe historisë. Lexo më shumë
02 Qershor 2023
Turizmi kulinar në Turqi
Turizmi kulinar në Turqi Faktorët thelbësorë të përfshirë në vizitën në një vend të ri është të shohësh një vend që nuk e keni parë kurrë më parë deh të mësoni kultura të reja. Megjithatë, ka ende një arsye që ka qenë e popullarizuar në vitet e fundit dhe kjo është vizita në vendet e bazuara në kulturat e tyre kulinare. Lloji më i popullarizuar i turizmit në vitet e fundit, turizmi kulinar i ndihmon njerëzit t'i kuptojnë kulturat e ushqimit të këtyreve vendeve me aktivitete të ndryshme.  Lexo më shumë
17 Korrik 2023
Labirinti i Peshkatarëve
Labirinti i Peshkatarëve Kjo zonë është e njohur nga peshkatarët në Mugla që vijnë këtu dhe i shikojnë peshqit. Ky vend është bërë i popullarizuar kështu që peshkatarët kanë vendosur të largohen nga puna e tyre dhe të bëhen ciceron për t'i udhëzuar turistët në këtë vend. Brenda zonave të Ortancas dhe Koyceyizit në Mugla, ka shumë shtigje të vogla për shkak të botës bimore që del nga uji. Këto arna të vogla të gjelbra rriten në mënyrë të parregulltë, sa që duket sikur jeni në një labirint. Lexo më shumë