Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Sa kushton një apartament njëdhomësh në Turqi

Kohëve të fundit, rritja e çmimeve për apartamentet turke është ngadalësuar. Për blerësit e apartamenteve me dy dhoma gjumi, duhet të vendosni se çfarë kërkoni në një blerje prone.

Që prej vitit 2016, rritja e çmimeve për apartamentet turke është vënë re. Nëse ju planifikoni të blini një shtëpi bregdetare këtu dhe doni të mësoni se sa kushton një apartament njëdhomësh në Turqi, ju keni nevojë të vendosni se çfarë është më e rëndësishme për ju - vendndodhja, riparimi, çmimi dhe infrastruktura e zonës. 

Apartments in Turkey
Kur blini një apartament dydhomësh në Turqi, ju keni nevojë të vendosni se cilët janë faktorët thelbësorë. 

LLOJET E PRONAVE PËR SHITJE T

Në zgjedhjen e opsioneve të apartamenteve, blerësit i kanë para vetes konceptet "1+0", "1+1", "2+1", "3+1". Numri i parë paraqet numrin e dhomave të gjumit dhe e dyta numrin e dhomave të ndenjes. Nëse doni akomodim njëdhomësh, ju duhet të fokusoheni në opsionin "1+1, ky do të jetë apartament me një dhomë gjumi dhe një dhomë ndenje, kuzhinë dhe një banjo. 

Hapësira e apartamentit sillet nga 50 në 70 m². Diferenca mes apartamenteve turke është madhësia e ballkoneve (ose madje disa ballkoneve), që mund të kombinohen me hapësirë banimi apo të jenë të ndara dhe mund të kenë hapësirë deri në 30 m². Në përgjithësi, ballkonet janë tarraca më të vogla me një zonë grilli dhe një tavolinë ngrënie. 

Ju mund të blini apartamente në ndërtesa shumëkatëshe ose zona rezidenciale. Opsioni i dytë është më i kërkuar. Komplekset rezidenciale janë ndërtesa të vogla me dyqane, SPA, restaurante, pishina të jashtme, kënde lojërash dhe parqe pranë zonës. 

Apartamentet mund të kërkohen në tregun dytësor apo edhe të reja. Të gjitha rezidencat nga ndërtuesi kanë në minimum pajisje shtëpiake, të kozmetikës, orendi dhe një banjo të përfunduar. Të gjitha këto përfshihen në çmim. Nëse keni kërkesa shtesë - blerësit mund t'i realizojnë duke blerë pasuri të paluajtshme në fazën e ndërtimit. 

Apartment in Turkey
pamje e apartamentit "1+1"  

ÇFARË E PËRCAKTON KOSTON E APARTAMENTEVE NË TURQI 

Disa faktorë ndikojnë në koston e apartamenteve në Turqi:  

  • Distanca me detin
  • Zona e zgjedhur 
  • Infrastruktura
  • Lloji i banimit - dytësor apo në ndërtesë të re 

Afërsia me detin është faktor krucial në përcaktimin e çmimit të pasurive të paluajtshme pranë plazhit. Çmimi ndryshon edhe nëse dritaret janë kah plazhi apo se sa i madh është apartamenti (kati më i lartë, pamje më e mirë dhe çmim më i shtrenjtë). Pasuria e paluajtshme që ndodhet larg është 20 përqind më e lirë se ajo në vijën bregdetare. 

Gjithashtu, faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në çmim janë distanca nga banimi në qendrën e qytetit dhe zona që ju keni zgjedhur - pronat më të shtrenjta ndodhen në Stamboll. Kosto për metër katror varion nga dy mijë deri në pesë mijë euro. Apartamentet në Bodrum do të jenë më të lira - nga 1.5 deri në tre mijë euro për metër katrorë. Në Antalia dhe Kemer - mbi dy mijë euro dhe në Alania mbi 1.5 mijë euro.  

Nëse jeni duke konsideruar apartamente të reja në një kompleks me infrastrukturë të zhvilluar, do të kushtojnë 15 përqind më shtrenjtë se banimet nga tregu dytësor në ndërtesat e ndara. 

Apartment by the sea
Afërsia me detin është një faktor thelbësor kur ju blini.

ZONAT E POPULLARIZUARA PËR TË BLERË DHE ÇMIMET MESATARE PËR NJË APARTAMENT NJËDHOMËSH 

Qendra kulturore e Turqisë është në qytetin e Antalias, me një popullësi prej 1.2 milionë banorësh. Ka gjithçka për adhuruesit e pushimeve relaksuese dhe natyrë të bukur, Detin Azure, malet e larta, shumë gjelbërim dhe plazhe me standardin "Flamuri Blu". Qyteti është rreth 12 kilometra nga aeroporti. 

Përpos plazheve, turistët mund t'i vizitojnë disa atraksione: ujëvarat Duden dhe Kursunlu, shpellën Karain, të famshmin Beach Club, dolfinariumin Troy, oqeanoariume dhe parqet Karaalioglu dhe Mermeli. 

Adhuruesit e aktiviteve të jashtme nuk do të zhgënjehen me zhytje, rafting, jeep safari, kalërim, parashutat dhe paragliding. Qyteti është poashtu i famshëm për vendpushimet e skijimit në Saklikent. 

Për adhuruesit e blerjeve, ka shumë qendra tregtare dhe markete të mëdha. Qendra më e famshme tregtare është Isiklar. 

Çmimi mesatar për një apartament dydhomësh në Antalia është 65 mijë euro. 

Në provincën e Antalias, ka një vendpushim të vogël të quajtur Kemer me një popullësi prej 18 mijë banorësh, që ndodhet afër maleve Taurus. Kemer ka disa zona arkeologjike. Këtu janë rrënojat e qytetit antik të Phaselisit, rrënojat e portës së Andrianit, rrënojat e varrezave shkëmbore dhe diga e vjetër.

Qyteti ka infrastrukturë mirë të zhvilluar; vendi më i rëndësishëm është parku "Drita e Hënës". Është një zonë me hapësirë më shumë se 50,000 m2. Ka dolfinarium, park ujor, atraksione, një klub me animatorë për fëmijë, kafene dhe restaurante. 

Kosto mesatare e një apartamenti njëdhomësh në Kemer kushton 55 mijë euro. 

Moonlight Park in Kemer
Parku "Drita e Hënës" në Kemer.

Marmaris është një qytet detar që është i dashur për të rinjtë evropian. Në sezonin turistik, vendi ka mbi dy milionë vizitorë - është vendi më i nxehtë në Turqi: temperatura mesatare në verë është +30°C, dhe në dimër +18°C. Qyteti ndodhet në një luginë të mbrojtur, kështu që deti këtu është gjithnjë i qetë. 

Në rrethinën e Marmarisit, ia vlen ta vizitoni qytetin antik të Lorymas, ishullin Sedir, luginën Icmeler, Amos, portin e jahtit Marmaris, plazhin Nirvana, amfiteatrin vendor, shëtitoren, fontanën vallëzuese dhe Hafsa Sultan Caravanserai. 

Një apartament dydhomësh në qytet do të kushtojë 60 mijë euro (çmim mesatar). 

Në Rivierën e Turqisë është Alania - një vend i mbrojtur nga erët e maleve Taurus. Këtu ju mund të shihni shpellat më të bukura fosforike, kanionin Sepadere, kështjellën antike dhe xhamitë. Një karakteristikë e qytetit është ushqimi në market - ata nuk kanë vend të pvrhershëm dhe çdo ditë lëvizin në zona të ndryshme të qytetit. 

Ka shumë shkolla private dhe qerdhe. Popullësia është mbi 310 mijë banorë. Çmimi mesatar për një apartament dydhomësh është 60 mijë euro.

Një tjetër zonë e popullarizuar jashtë Egjeut është Bodrumi në provincën Mugla. Turistët e pëlqejnë këtë vend për jetën e natës, atmosferën dhe përkujdesjen. Popullësia e qytetit është rreth 30 mijë banorë. Atraksionet kryesore janë një numër i madh i plazheve, mauzoleu i Mbretit Mausolus, kalaja e Shën Pjetrit, amfiteatri, ishulli i zi i Kara Ada, klubi i plazhit, ishulli Kos dhe parku ujor "Dedeman". 

Night time in Bodrum
Turistët e duan qytetin e Bodrumit për jetën e tij të natës. 

Një apartament dydhomësh këtu kushton 60 mijë euro. 

Stambolli është qyteti më i madh i Turqisë dhe një nga më të vjetrit në Tokë. Popullsia është më shumë se 15 milionë banorë. Nuk mund të konsiderohet si një vendpushim deti, sepse në zonën urbane, nuk ka qasje në det. Por, shpejt mund të arrini në Ishujt e Princit, ku ka një infrastrukturë turistike të zhvilluar mirë.

Ka më shumë se 500 hamame, oqeanariumin më të madh në Evropë dhe tregun e "Pazarit të Madh", i cili shtrihet në 66 rrugë. Gjithashtu, në ngushticën e Bosforit (e cila e ndan qytetin në dy pjesë), është vënë tuneli më i thellë nëntokësor në botë për trena. Stambolli mund të quhet një qytet mahnitës.

Nëse dëshironi të blini prona të paluajtshme në vendin më historik të Turqisë, duhet të zgjidhni Stambollin. Kostoja e apartamenteve me një dhomë gjumi mesatarisht, do të jetë 90 mijë euro.

Ne do t'ju ndihmojmë të zgjidhni një apartament në çdo rajon të Turqisë dhe të organizoni një udhëtim kujdestar falas për ta bërë këtë.

05 Tetor 2023
Si ta zbërtheni jetën tuaj
Si ta zbërtheni jetën tuaj Më duhej të hiqja dorë nga sentimentalizmi im dhe të filloja të shikoja gjërat e mia me një sy më kritik. Lexo më shumë
17 Korrik 2023
Labirinti i Peshkatarëve
Labirinti i Peshkatarëve Kjo zonë është e njohur nga peshkatarët në Mugla që vijnë këtu dhe i shikojnë peshqit. Ky vend është bërë i popullarizuar kështu që peshkatarët kanë vendosur të largohen nga puna e tyre dhe të bëhen ciceron për t'i udhëzuar turistët në këtë vend. Brenda zonave të Ortancas dhe Koyceyizit në Mugla, ka shumë shtigje të vogla për shkak të botës bimore që del nga uji. Këto arna të vogla të gjelbra rriten në mënyrë të parregulltë, sa që duket sikur jeni në një labirint. Lexo më shumë
27 Mund 2023
Gara miqësore dhe e qetë në Göbeklitepe
Gara miqësore dhe e qetë në Göbeklitepe Ministri Ersoy vizitoi "Europa-Orien", garën lindje-perëndim miqësore dhe të qetë dhe ekipin e garuesve, garë e cila nisi në Stamboll-Sultahahmet dhe vazhdoi në Şanlıurfa. Ishte konfirmuar se viti 2019 do të jetë viti i Göbeklitepe dhe të gjithë garuesit janë të mirëseardhur. Më pas, Ersoy eci nëpër qytet me anëtarët tjerë duke u duartrokitur nga qytetarët. Pas përfundimit të garës në Göbeklitepe, ministri Ersoy dhe garuesit vizituan rrënojat. Lexo më shumë
21 Mund 2023
Një vend i ngjashëm me parajsën në qendër të Stambollit: Parku Yıldız
Një vend i ngjashëm me parajsën në qendër të Stambollit: Parku Yıldız Në qendër të Stambollit, parku Yıldız është një oaz në mes të gjithë kaosit, trafikut, zhurmës dhe gëzimit etj, parku Yldiz është një dimension më ndryshe që ofron qetësi për vizitorët në çdo stinë. Lexo më shumë
06 Mund 2023
Lumi Dim, Alania
Lumi Dim, Alania Lumi Dim është një nga mbështetjet jetësore të Alanias. Ka një natyrë të mahnitshme dhe shumë ambiente argëtimi përreth luginës së saj. Për më tepër, ka shumë aktivitete ekskursionale në të cilat mund të merrni pjesë dhe të shijoni më shumë lumin. Lexo më shumë