Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Lejeqëndrimi në Turqi

Të huajt që duan të qëndrojnë brenda kufinjëve të Republikës së Turqisë më gjatë se sa ua lejon viza, duhet të aplikojnë për lejeqëndrim në Turqi.

Shtetasit e huaj që duan të hyjnë në Turqi duhet të kenë një vizë (viza turistike - zakonisht jepet për 30, 60 apo 90 ditë). Të huajt që duan të qëndrojnë brenda kufinjëve të Republikës së Turqisë më gjatë se sa ua lejon viza, duhet të aplikojnë për lejeqëndrim në Turqi.

Viza turistike lejon shtetasit e huaj të jenë në Turqi për maksimum 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh. Të huajt duhet të jenë të vetëdijshëm për qëllimin e vizitës së tyre dhe periudhën e planifikuar për ta kaluar në Turqi. Nëse ai planifikon të qëndrojë më shumë se periudha e vizës, duhet të aplikojë për lejeqëndrim në Turqi për të mos marrë gjobë. 

Si të aplikojmë për lejeqëndrim në Turqi? 

Qytetarët që duan të qëndrojnë në Turqi më shumë se sa i lejon viza, mund të aplikojnë për lejeqëndrim në Turqi dhe të marrin lejeqëndrim për të paktën një apo dy vit për qëllime turistike duke vazhduar qëndrimin e tyre legal në Turqi. Aplikacioni duhet të mbushet online në Turqi në uebsajtin zyrtar të Autoritetit e Migrimit (Göç İdaresi), para se viza të skadojë.

Pas aplikimit online, sistemi përcakton datën e terminit. Të huajt duhet të vijnë fizikisht në zyrën e Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhmentit të Migracionit me të gjitha dokumentet e nevojshme për të aplikuar për lejeqëndrim.

Lejeqëndrimi lëshohet për secilin të huaj individualisht, varësisht nga qëllimi i qëndrimit. 

Pas marrjes së lejeqëndrimit (ikamet), të huajt lejohen dhe të dalin nga Turqia si të duan. Nuk ka kufizime. Lejeqëndrimi lejon të huajt të jetojnë në Turqi, por jo të punojnë. Për qëllimet e punës, ata duhet të aplikojnë për leje të punës në Turqi. 

Dokomentet e nevojshme për lejeqëndrim në Turqi: 

  • formulari i aplikimit: formulari duhet të mbushet në uebsajtin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhmentit të Migracionit përmes sistemit online (e-ikamet).
  • pasaporta dhe kopja e tij: pasaporta dhe dokumenti i udhëtimit duhet të jenë me afat të paktën për 60 ditë më shumë se periudha e kërkuar për leje. Nëse informatat e pasaportës nuk janë të shkruara në shkonja latine, të huajt duhet të shtojnë përkthimin e certifikuar nga autoritetet zyrtare në aplikacion. 
  • katër fotografi biometrike: madhësi të fotografive të pasaportës duhet të bëhen brenda gjashtë muajve të fundit.  
  • sigurim shëndetësor valid.
  • dëshmi e adresës së banimit: ose një kopje e nënshkruar apo marrëveshje qiraje e nënshkruar apo edhe zotërim i pronës në Turqi, të cilën duhet ta dëshmoni me TAPU.
  • tarifa e paguar e takës: shuma duhet të jetë e shkruar në formularin e aplikacionit. 

Kosto e lejeqëndrimit në Turqi

Kosto e dokumentit identifikues është 110 lira turke. Lejeqëndrimi në Turqi kushton varësisht nga shtetësia e aplikantit. Shuma totale varion mes 50-80 euro. 

Qëllimi i qëndrimit:

Nëse të huajt aplikojnë për lloje të ndryshme të lejeqëndrimit, Autoriteti i Migracionit duhet të kërkojë për dokumente shtesë, të cilat varen nga qëllimi i qëndrimit. 

Ka lloje të ndryshme të lejeqëndrimeve në Turqi: 

  • lejeqëndrim afatgjatë 
  • lejeqëndrim afatshkurtër 
  • lejeqëndrim familjar 
  • lejeqëndrim studentor
  • leje e punës, etj.

A merrni lejeqëndrim pasi ju bleni pronë në Turqi? 

Pas blerjes së një prone në Turqi, i huaji fiton lejeqëndrim në Turqi, falë ligjeve të reja nga viti 2013. Pasuritë e paluajtshme në Turqi mund të jenë në çfardo vlere për të aplikuar për lejeqëndrim. Aplikanti mund të marrë lejeqëndrim për një vit në Turqi, e cila mund të rinovohet. 

Lejeqëndrimi në Turqi 2020 

Autoriteti i Migracionit në Turqi ka vendosur të aplikojë kufizime në zgjatjen e lejeqëndrimeve turistike nga viti 2020. Qëllimi kryesor i këtyre kufizimeve është ulja e punëtorëve ilegal në vend dhe të inkurajojë punonjësit të marrin leje të punës për ta.

Të huajt nga BE-ja, Rusia dhe Kina nuk janë prekur nga këto kufizime. Të huajt e shteteve tjera nuk do të jenë në gjendje të zgjasin lejeqëndrimet afatshkurtëra derisa të jepet një justifikim valid. 

Përfitimet e lejeqëndrimit në Turqi 

Shtetasit jo-turq me lejeqëndrim valid mund të qëndrojnë legalisht dhe të jetojnë në Turqi. Shumë njerëz vijnë në Turqi me qëllime të ndryshme, lejeqëndrimi u jep atyre mjaft kohë për të vendosur se si ta vazhdojnë rrugën e tyre në vend. Shumica prej tyre gjejnë punë dhe aplikojnë për lejeqëndrim në Turqi, të tjerët hapin bizneset e tyre apo investojnë, duke lëshuar madje edhe me qira në Turqi pronat e tyre. Përfitim tjetër i lejeqëndrimit është aplikimi përlejeqëndrim familjar për anëtarët tjerë të familjes, hapja e një xhirollogarie bankare, regjistrimi i patent shoferit, blerja e një veture, etj. 

29 Korrik 2022
Bashkëpunimi me Summer Home
Bashkëpunimi me Summer Home Summer Home aktualisht duke kërkuar një Agjencion Profesionale/ Brokerë të Pasurive të Paluajtshme për të bashkëpunuar në shitjet e pasurive të paluajtshme turke. Lexo më shumë
30 Korrik 2022
Blini banim në Alania
Blini banim në Alania Blini një shtëpi në Alania, vend i cili është i popullarizuar në Turqi, në uebsajtin tonë. Lexo më shumë
29 Korrik 2022
Historia e Summer Home
Historia e Summer Home Summer Home Real Estate është një agjencion turk i pasurive të paluajtshme. Është themeluar në vitin 2002 në Antalia. Qytet i madh, me aeroport ndërkombëtar dhe qendër shumë e popullarizuar turistike. Lexo më shumë
30 Korrik 2022
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi Investim në një apartament në Side, Turqi, banim luksoz dhe jo i shtrenjtë në këtë regjion është i popullarizuar nga blerësit prej Evropës dhe ish-shtetet e CIS. Lexo më shumë