Liqeni akullnajor Bolkars, një parajsë në tokë për etnuziastët e natyrës

Malet Bolkar janë pjesë e maleve Taurus në qendër të zingjirit Taurus, në jug të Turqisë dhe njihet për liqenet e mrekullueshme dhe peisazhin  si dhe për zonën e popullarizuar akullnajore, teksa ndodhet në një lartësi prej 3,524 mt - 11,562 ft.

Liqeni akullnajor Bolkars, një parajsë në tokë për etnuziastët e natyrës

Malet Bolkar janë pjesë e maleve Taurus në qendër të zingjirit Taurus, në jug të Turqisë dhe njihet për liqenet e mrekullueshme dhe peisazhin  si dhe për zonën e popullarizuar akullnajore, teksa ndodhet në një lartësi prej 3,524 mt - 11,562 ft.

Është i kufizuar me lumin Goksu në perëndim dhe me lumin Pzanti në lindje, derisa në veri ka provincën Nigde, kurse në jug provincën Mersin.

Fsheh shumë mrekulli në ultësirën dhe majat e tyre, përfshirë liqenet akullnajore të Karagolit dhe Cinilit.

Liqenet nuk janë asgjë jonormale gjatë pranverës dhe verës, por sapo bora të godasë tokën fillojnë mrekullitë, ku godet vargun tektonik të maleve. Liqenet ofrojnë një pamje madhështore për vizitorët, si dhe dashamirët fillestarë dhe profesionistë të maleve që sfidojnë veten të ngjiten në këto male.

Aty janë akullnajat e formuara në malet e gërryera, gjithashtu ka shumë natyrë të bukur me liqene të tilla. Për të mos harru, strehon shumë kafshë vendore si dhelpra, ketrat, kuajt e egër dhe disa zogj.

Këto liqene tërhoqën entuziastët e natyrës për shumë vite që duan të bëjnë shëtitje dhe fotografët që duan të kapin Nënën Natyrë në formën e saj më të përsosur.

Një nga ata fotografë është Bulent Faki Sengun. Ai ecë më shumë se dy kilometra për të arritur në liqene. Ai shtoi gjithashtu se për shkak se rruga ishte e rregulluar, nuk ishte e vështirë të ngjitesh atje ku ndodhen liqenet.

"Pasi kam dëgjuar dhe i kam parë fotografitë e liqeneve akullnajore në rrjetet sociale, kam vendosur të vi këtu dhe të shkrepi disa fotografi. Kam pasur shansin t'i shoh breshkat Taurus para se ato të futen në gjumë dimëror. Më duhet të them se ky është një vend që duhet vizituar të paktën njëherë nga njerëzit në jetën e tyre", tha Sengun. 

Liqenet Karagol dhe Cinili si dhe pllaja Meydan, ishin deklaruar nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizmit si toka të mbrojtura në vitin 2017.