Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Myra dhe "Babai i Krishtlindjeve"

Në rrugëtimin përmes autostradës D400 në Marmara së fundmi këtë vit, ne ishim të befasuar ta shihnim një shenjëzim që fliste për kishën Noel Baba dhe muzeun, të cilin ishin afër nga ku ne ishim për vizitë.

Myra dhe "Babai i Krishtlindjeve"

Në rrugëtimin përmes autostradës D400 në Marmara së fundmi këtë vit, ne ishim të befasuar ta shihnim një shenjëzim që fliste për kishën Noel Baba dhe muzeun, të cilin ishin afër nga ku ne ishim për vizitë. Pra, ne vendosëm ta shtonim këtë vend në planin tonë. 

E para në listë ishte Myra, tani e njohur Demre. Është rreth 50 kilometra në lindje të Kasit dhe 80 kilometra në jugperëndim të Ciralit. Të vozitësh në këtë rrugë, ne na u kujtua se pse ky regjion i Antalias është i njohur si kryeqyteti i pemëve dhe perimeve të Turqisë; ka shumë shtëpi të gjelbra në anën tjetër të rrugës. Këto shtëpi kultivojnë portokaj, limonë, banane, kumbulla, domate, tranguj dhe ulli. Antalia është një prej qyteteve më të zhvilluara në Turqi me kultivimin e pemëve dhe perimeve.  

Udhëtimi përgjatë rrugicave të vjetra shenjëzohet nga tabela, por ishim të sigurtë duke e ditur se po shkojmë në drejtimin e duhur dhe se së shpejti do të na priste një pamje e mrekullueshme. Shkëmbinjët e mëdhenj mund t'i shihnim posa të arrinim në Myra Antik Kenti.

Miqtë na këshilluan të blinim një kartë muzeu që na mundëson hyrjen falas për një vit në shumë vende historike kudo në Turqi. Për 60 lira turke, ia vlejti kjo. Ju duhet ta tregoni "Ikamet"-in tuaj (lejeqëndrimin) dhe ata do ta marrin emrin tuaj. E gjitha kjo e thjeshtë! 

Arkeologjia këtu është absolutisht mahnitëse. Varret liciane të gdhendura nga shkëmbinjtë janë pranë teatrit romak. Duke shikuar lart, ne u mahnitëm nga shkathtësitë e këtyre njerëzve të lashtë. Emri "Myra" rrjedh nga erëzat dhe ishte kryeqyteti lician. Nuk është vend i duhur nëse udhëtoni me foshnje pasi nuk mund ta shtynim karrocën, megjithatë vendi është i kalueshëm për ne dhe nuk ishte e vështirë të ngjiteshim në shkëmbinjtë e mëdhenj që çonin në teatrin romak.

Për "Babain e Krishtlindjeve" 

Noel Baba, apo "Babai i Krishtlindjeve" për ne britanikët, Sinterklaas për ne holandezët dhe Santa Claus për amerikano-veriorët, ishte peshkop i shekullit të katërt që jetoi dhe punoi në Myra. Ai kishte lindur në Patara dhe u bë prift, e më pas u promovua si peshkop. Ai e bëri punën e tij në qytetin romak të Myras me legjendën që thotë se ai hidhte thasë me flori në oxhaqet e shtëpive të vajzave të varfra. Këto vajza nuk kishin shpresë për martesë. Një legjendë tjetër thotë se ai linte monedha floriri në këpucët e njerëzve të varfër që i linin jashtë shtëpive. Në fund, ai u shenjtërua për veprat e mira dhe u njoh si Shën Nikolla, i njohur si mbrojtës i marinarëve, virgjëreshave, fëmijëve, pengmarrësve, etj. Mendohet se eshtrat e tij janë vjedhur nga një kishë e shekullit të 11-të në Demre, që tani është muzeu i "Santa Claus".

Ne rezervuam përmes Airbnb, por kemi parë shumë shtëpi musafirësh dhe apartamente/vila që mund t'i kemi zgjedhur.

25 Korrik 2023
Turizmi dentar në Turqi
Turizmi dentar në Turqi Ka një përmirësim thelbësor në operimet dentare në Turqi. Shkaku i kësaj është se shumë njerëz vijnë në Turqi nga jashtë për operime dentare. Lexo më shumë
14 Tetor 2023
Xanthos - një udhëtim rrugor
Xanthos - një udhëtim rrugor Xanthosi ishte kryeqyteti origjinal i Licias së lashtë. Ishte dhënë në mbrojtje në vitin 1988 kur u bë vend i Trashëgimisë Botërore dhe mbrohet nga UNESCO. Lexo më shumë
31 Gusht 2023
Pesë qytetet mitologjike që duhet t'i vizitoni në Turqi
Pesë qytetet mitologjike që duhet t'i vizitoni në Turqi Ka disa vende për ata që janë kurioz rreth mitologjisë greke në Anadoll. Këtu janë pesë vendet që duhet t'i vizitoni. Lexo më shumë
14 Gusht 2023
Aphrodisias, qyteti i dashurisë nga Turqia hynë në vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
Aphrodisias, qyteti i dashurisë nga Turqia hynë në vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s Një vend i vogël nga periudha helene greke ndodhet në regjionin historik perëndimor të Caria në Anadollin qëndror, Turqi. Është pranë fshatit aktual të Geyres, pothuajse 100 kilometra larg nga bregdeti i detit Egje. Lexo më shumë
07 Korrik 2023
Një ndryshim në programin e fluturimeve dimërore në Antalia
Një ndryshim në programin e fluturimeve dimërore në Antalia Fluturimet nga Moska dhe Chelyabinsk janë më 28 tetor dhe sipas orarit të bërë nga "Red Wings", do të ketë fluturime ditore nga qytetet që janë të përfshira në program. Programi dimëror i fluturimeve në Antalia do të zgjasë deri në prill të vitit 2020.  Lexo më shumë