Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Nëntë hotele miqësore për kafshët shtëpiake për t'u vizituar në Turqi

Kafshët janë anëtarë të familjes sonë. Një pushim pa to është keq për të gjithë pronarët e kafshëve shtëpiake. Kjo është arsyeja pse shumë pronarë të kafsheve shtëpiake duan t'i marrin ato në pushime. Kështu, ata do të duhet të gjenë hotele miqësore për kafshët shtëpiake. Pra, sot, ne kemi vendosur ta bëjmë më të lehtë për ju gjetjen e një hoteli me listën tonë prej nëntë hoteleve për t'i vizituar në Turqi, të cilat janë miqësore për kafshët shtëpiake.

Kafshët janë anëtarë të familjes sonë. Një pushim pa to është keq për të gjithë pronarët e kafshëve shtëpiake. Kjo është arsyeja pse shumë pronarë të kafsheve shtëpiake duan t'i marrin ato në pushime. Kështu, ata do të duhet të gjejnë hotele miqësore për kafshët shtëpiake. Pra, sot, ne kemi vendosur ta bëjmë më të lehtë për ju gjetjen e një hoteli me listën tonë prej nëntë hoteleve për t'i vizituar në Turqi, të cilat janë miqësore për kafshët shtëpiake...

1. Alaçatı / Apaz Butik Hotel

Alaçatı, që është në zemër të Izmirit, i mirëpret mysafirët në katër stinët. Me arkitekturën unike të Alaçatı, ky vendpushim është miqësor për kafshët shtëpiake. Të gjitha opsionet e dhomave janë të dizajnuara për rehatinë tuaj dhe për ta bërë akomodimin sa më të mirë. 

2. Taşucu / Olba Otel

Ndodhet në Silifke në Mersin, ky vendpushim miqësor për kafshët shtëpia mirëpret mysafirë në një vendndodhje pranë detit. Tarraca e këtij vendpushimi, që shfaq pamje fantastike të horizontit dhe detin Mesdhe. 

3. Ayvalık / Simlarda Country Club

Duke qenë njëra prej vendpushimeve më të popullarizuara në lagje, ndodhet në një regjion i cili është destinacion për adhuruesit e kafshëve. Ka madje një kopsht zoologjik të vogël në hotel, ku ju mund të admironi lloje të ndryshme të kafshëve. 

4. Trabzon Merkez / Blue Sea Hotel

Me hotelin që ka pamje fantastike të natyrës në Detin e Zi, ndërtesa moderne përbëhet nga një dizajn modern dhe është i gatshëm për kafshët tuaja. Gjithashtu, është i ri dhe i përshtatshëm për të qëndruar brenda.

5. İznik / Villa Atroa

Ndodhet afër në të djathtë të liqenit Iznik, dhe vendpushimi ka kopsht të pastër, ku miqtë tuaj mund të vrapojnë dhe argëtohen. Për pronarët, në anën tjetër, ata mund t'i shijojnë pamjet dhe kohën në pishinë për t'u freskuar gjatë ditës. 

6. Göreme / Charming Cave Hotel

Hoteli Kaya, i cili është ndërtuar në shkëmbinjë, krijon një strukturë të harmonisë dhe është i përshtatshëm për akomodim. Përveç pamjeve fantastike të oxhaqeve të zanave, miqtë e juaj do të jenë rehat aq sa edhe ju.  

7. Datça / Akçabük Camping

Ky objekt miqësor i kafshëve është i mbuluar nga deti në njëren anë dhe nga natyra në anën tjetër. Çfarë tjetër ju duhet? Kampingu Akçabük i mirëpret mysafirët në Palamutbükü, i cili është një vend i qetë dhe unik.

8. Gökova / Susam Suites Hotel

Derisa emri jep kuptim, vendpushimi është i rrethuar nga plantacionet e susamit dhe portokajve. Për ata që duan qetësi në pushim, ky është vendi i duhur për ju. Me kopshtin e madh, pishinën dhe kuzhinën organike, ju dhe miqtë e tuaj të dashur do ta shijojnë këtë. Ju mund të merrni avantazhin e komoditeteve në zonë si hiking, çiklziëm dhe udhëtim me barkë me miqtë tuaj të dashur. 

9. Çıralı / Leontopolis Apart Otel

Hoteli Leontopolis Apart është njëra prej vendpushimeve më të popullarizuara në Antalia. I ndodhur në kopshtin e bukur dhe në shtëpizat e përshtatshme, këtu i keni të gjitha gjërat që ju dhe kafshët e juaja do të kenë nevojë. 

04 Gusht 2023
Mëngjesi turk
Mëngjesi turk Turqit duan të hanë, sidomos mëngjesin! Le të shikojmë se çfarë përbërësish ka në një mëngjes turk. Kultura turke e mëngjesit përbëhet nga djathëra të ndryshëm, reçeli dhe shumë ushqime të shijshme. Lexo më shumë
11 Shtator 2023
Një oazë e qetë e gatshme për t'u eksploruar
Një oazë e qetë e gatshme për t'u eksploruar Ka një fshat afër Finike në perëndim të Antalias. Një qosh i ri i parajsës vetëm pesë kilometra nga qendra dhe ka fshati ka emrin Turkuaz. Lexo më shumë
11 Gusht 2023
Qilimat dhe tepihët turk
Qilimat dhe tepihët turk Qilimat dhe tepihët turke kanë gjetur mënyrën e tyre në Turqi dhe tani janë bërë të famshëm kudo në botë me dizajnin dhe ngjyrat unike. Lexo më shumë
07 Prill 2023
Vendet më të mira për banim në Stamboll
Vendet më të mira për banim në Stamboll Jeni duke planifikuar që ta vazhdoni jetën në Stamboll, por nuk keni mundur të vendosni se cili vend mund të jetë më i miri për ju që të jetoni. Në këtë artikull, ne do të tentojmë t'ju ndihmojmë për të zgjedhur vendin më të mirë për ju. Lexo më shumë
25 Gusht 2023
Detet në Turqi
Detet në Turqi Çfarë është deti në Turqi, brigjet e vendit rrjedhin nga katër dete. Mesdheu, i Zi, Egjeu dhe Marmara. Secili det ka karakteristikat e veta. Lexo më shumë