Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Një oazë e qetë e gatshme për t'u eksploruar

Ka një fshat afër Finike në perëndim të Antalias. Një qosh i ri i parajsës vetëm pesë kilometra nga qendra dhe ka fshati ka emrin Turkuaz.

Ka një fshat afër Finike në perëndim të Antalias. Një qosh i ri i parajsës vetëm pesë kilometra nga qendra dhe ka fshati ka emrin Turkuaz. Është një vend i vetmuar me natyrë, që ndodhet në mesin e disa kopshteve, ku portokajt e famshëm të Finikes rriten afër lumit Limyros. 

Lumi Limyros është shumë i famshëm në histori dhe tani njihet si Gokcay. Ju gjithashtu mund të akomodoheni këtu. Ka shtëpiza prej druri pranë lumit dhe dhomat janë absolutisht të bukura. Ajo që jeni duke shikuar sjell qetësi të pastër: ju keni ardhur në adresën e duhur.  

E vetmja gjë që do të dëgjoni në fshatin Bruz janë tingulli i zogjëve pranë lumit dhe ajo që do të ndjeni është aroma e portokajve. Portokajt fillojnë të lulëzojnë në prill. Ato ofrojnë një mëngjes organik me produkte të freskëta dhe të kultivuara në fshat. Madje edhe nëse nuk qëndroni këtu pas pandemisë, ju duhet të vini për mëngjes dhe ta shijoni atmosferën. 

Herën e fundit një prej kolegëve tanë ishte atje, kushtoi 40 lira turke për një person. Përpos mëngjesit, ju mund të gjeni edhe ushqime tjera vendore dhe ndërkombëtare. Një natë në hotel kushton 350-400 lira turke për dy persona. 

Ka gjithashtu edhe shumë aktivitete që mund t'i bëni në fshatin Turkuaz. Ju mund të shkoni në lumin Gokcay. Gjatë udhëtimit tuaj, ju mund të mahniteni nga pamjet e bukura të breshkave dhe zogjve. Në fshat, ju mund të participoni në vjelje, prodhim reçeli, mirëmbajtje dhe të mësoni ta vozisni traktorin. Ju mund të notoni edhe në pishinat natyrale në vend. Ne mund t'ua rekomandojmë këtë vend si një destinacion pushimesh për fundjavë. 

Qyteti antik i Limyra 

Pasi të kaloni kohë në fshatin Turkuaz, ju duhet të vizitoni edhe qytetin antik të Limyras. Qyteti duket i bukur me pemë të gjelbra dhe ujë të rrjedhshëm. Limyra ka qenë e preferuar nga perandoritë në të kaluarën shkaku i benefiteve. Ka shumë burime ujërash të nxehtë. 

Në verë, njerëzit vijnë këtu për piknik dhe not. Limyra ka hyrje falas. Në qytetin antik të Limyras, ka një teatër antik, mauzoleu Xatabura, shtëpi malore dhe varre prej shkëmbi, kisha Acropolis dhe muret e qytetit. Në muret e qytetit, ju mund ta vizitoni mauzoleun e Cezarit, djalin e perandorit Augustus. Cezari e humbi jetën e tij në Limyra derisa ishte duke shkuar nga Jeruzalemi në Romë dhe varri i tij u ndërtua në shekullin e katërt para Krishtit. 

Ku dhe si të shkoni në Limyra?

Ju mund të shkoni në qytetin antik, që ndodhet shtatë kilometra nga Finike në Limyra kur ju ktheheni në të djathtë nga fshati Yuvalilar pas kilometrit të gjashtë nga ana e Saklisut derisa vozisni në qendrën e Finikes përreth Elmalit. 

08 Gusht 2023
Vaji i ullirit turk
Vaji i ullirit turk Ulliri dhe vaji i ullirit zënë një vend thelbësor në jetën e popullit turk, sidomos në regjionin e Mesdheut dhe të Egjeut. Meqenëse ullinjtë gjenden kryesisht në këto dy rajone, kuzhinat përmbajnë vajin e ullirit. Lexo më shumë
17 Shtator 2023
Akullore turke, një ëmbëlsirë e shijshme!
Akullore turke, një ëmbëlsirë e shijshme! Kjo akullore tradicionale besohet të ketë origjinën e saj nga regjioni turk i quajtur Kahramanmaras. Lexo më shumë
24 Mund 2023
Ushqime e shijshme të Alanias
Ushqime e shijshme të Alanias Sinonimi për Alanian është deti, dielli dhe rëra. Në të njëjtën kohë, shumica e njerëzve që vizitojnë ose jetojnë në Alanian gjithashtu shijojnë ushqimin e shijshëm vendor. Lexo më shumë
07 Prill 2023
Vendet më të mira për banim në Stamboll
Vendet më të mira për banim në Stamboll Jeni duke planifikuar që ta vazhdoni jetën në Stamboll, por nuk keni mundur të vendosni se cili vend mund të jetë më i miri për ju që të jetoni. Në këtë artikull, ne do të tentojmë t'ju ndihmojmë për të zgjedhur vendin më të mirë për ju. Lexo më shumë
30 Gusht 2023
Yenice, blloku më i madh pyjor i Turqisë
Yenice, blloku më i madh pyjor i Turqisë Pyjet e Yenices kanë qenë gjithmonë një atraksion për njerëzit me jetën e tij të egër, shumëllojshmërinë e bimëve dhe ngjyrave. Lexo më shumë