Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Një udhëzues i shkurtër për Alanian | Vendet që ia vlen të vizitohen

Alania është një gadishull i vogël i provincës Antalia, që ka një klimë mesdhetare. Verat janë të ngrohta dhe dimrat janë të butë dhe me shi. U quajt Pamphylia dhe Cilicia gjatë kohërave të lashta sepse ishte midis dy rajoneve.

Alania ndodhet në provincën e Antalias në pjesën jugore të Turqisë. Regjioni ka klimë mesdhetare, ku në verë temparaturat arrijnë deri në +37°C, derisa në dimër temperaturat nuk bien nën +10°C.

Vendet historike në Alania 

Alania është një vend ku shumë qytetërime të vjetra kanë banuar, si Pamphylia dhe Cilicia. Ende nuk dihet se kush është themelues i qytetit. Por, ne mund të themi se emri modern i qytetit ishte dhënë në vitin 1935 nga Ataturk në nderim të sulltan Allaaddin Keykubat.  

Kalaja 

Në kohën antike, kalatë dhe fortifikimet e saj ishin ndërtuar për ta mbrojtur vendin nga armiqtë. Kalaja e Alanias dhe ndërtimet në territorin e saj tregojnë karakteristika helene, romake, bizantin dhe osmane. Gjatë periudhës binzantine, kalaja shërbeu si port për marinarët. Në vendndodhje të ndryshme, ju mund të gjeni rrënojat e kishës bizantine, Shën Xhorxh, manastirin dhe një statujë të shenjtë arabe.  

Në periudhën e seljukëve, kalaja ishte rinovuar, fortifikuar dhe madje ishte zgjeruar. Falë mureve të forcuara, ju mund të shihni rezervuar, liman, Kullën e Kuqe, armë, pallatin, xhaminë e sulltan Ashkabe dhe banjo që janë ndërtuar nga seljukët.

Murët e kalasë ndahen në tre pjesë:

  1. E para është sikur një hënë, ku në njërin skaj vshtë Kulla e Kuqe dhe në anën tjetër është limani.
  2. Pika perëndimore, ku kalaja ndodhet. Më herët, atje kishte një bastion me ndërtesat më të rëndësishme: banimi i sulltanit, etj. 
  3. Është e rrethuar nga Ehmedek dhe erritori brenda kalasë. 

Kulla e Kuqe 

Është një monument i ruajtur mirë i arkitekturës mesjetare, ku mund të shihni punën e shekullit tetë. Ndërtesa tetëkëndëshe me tulla të kuqe u ndërtua në vitin 1226 nga një arkitekt nga Siria për të mbrojtur kalanë dhe portet detare. Përmasat e kullës janë mbresëlënëse: 33 metra e lartë, 29 metra diametrin dhe secili prej tetë mureve shtrihet në një hapësirë prej 12.5 metra. Për të arritur në majë të Kullës së Kuqe, duhet të ngjiteni 90 shkallë. Aktualisht, përdoret si një muze etnografik.

Shpella Damlatas 

Shpella mori emrin nga kombinimi i dy fjalëve, që do të thotë "rënie" dhe "gur" në gjuhën turke. U zbulua në vitin 1948 dhe ndodhet 100 metra nga deti në anën perëndimore të gadishullit. Në këtë shpellë, ka një vëllim prej 2.5 mijë metra kub dhe përbëhet nga një numër i madh i stalaktiteve dhe stalagmiteve, të formuara nga uji që pikon. Për shkak të temperaturës konstante prej +22°C, lagështia është deri në 98 përqind, dhe jonizimi i ajrit. Viziat në shpellë rekomandohen për pacientët me astmë.

Limani

Nga kulla në liman, ju mund të ecni përgjatë njërit prej mureve të kalasë. Limani apo porti detar shtrihet në gjatësi prej 56 metrash dhe 44 metra në gjerësi. Brenda ka pesë ndarje në formën e harqeve, secila prej të cilave shkon në një thellësi prej 42 metrash. Në hyrje të limanit, ka një tabelë me stemën e sulltan Alaaddinit. Në të djathtë të limanit, do të gjeni një xhami.

Një biletë e vetme për t'i vizituar këto tri atraksione do të kushtojë tre dollarë (dhe pesë dollarë nëse bleni ndamas). 

Çfarë të provoni në Alania 

Natyrisht, në Alania, shumë kafene dhe restaruante shërbejnë lloje të ndryshme të ushqimeve botërore. Por, për ta provuar kulturën dhe shijen vendore, ne ju sygjerojmë të hani ushqim vendor.

Ushqimet vendore përfshijnë: 

  • Dolma (meze e ftohtë)
  • Supë turke (çorbë)
  • Pjata mishi, të prezantuara nga lloje të ndryshme të qebabit.
  • Balik Ekmek (peshk)
  • Pasta të ëmbla: simit, gozleme, burek, etj.
  • Ëmbëlsira turke: bakllava, kunafe, etj.

Pije vendore (çaj, kafe, salep) kanë një shije unike. 

Ku të qëndroni 

Në Alania janë hotelet për çdo shije dhe me shumë yje, në bregdet apo larg nga bregdeti. Hotelet e afërta me atraksionet turistike janë pranë plazhit Kleopatra, ku edhe jeta e natës është shumë e gjallë. 

Një alternativë tjetër e akomodimit është marrja me qira e një apartamenti apo vile. Agjentët e pasurive të paluajtshme në Summer Home, Turqi do t'ju ndihmojnë ta gjeni akomodimin e duhur. 

Si të shkoni në Alania 

Resorti i pushimeve mund të arrihet me veturë ose me aeroplan. Atje është një aeroport në Gazipasa, Alania. Është i vogël, por shumica e fluturimeve sezonale bëhen këtu. Aeroporti ndërkombëtar ndodhet në Antalia, që është dy orë larg me veturë nga Alania. 

Siç mund ta shihni, Alania është një qytet mahnitës, ku ka shumë atraksione, dhe nëse doni të blini pronë në Alania, kontaktoni agjencionin tonë! 

24 Shkurt 2023
Një udhëzues i shkurtër për Alanian | Vendet që ia vlen të vizitohen
Një udhëzues i shkurtër për Alanian | Vendet që ia vlen të vizitohen Alania është një gadishull i vogël i provincës Antalia, që ka një klimë mesdhetare. Verat janë të ngrohta dhe dimrat janë të butë dhe me shi. U quajt Pamphylia dhe Cilicia gjatë kohërave të lashta sepse ishte midis dy rajoneve. Lexo më shumë
03 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Canakkale
Udhëzuesi i udhëtimit në Canakkale Canakkale njihet nga të gjithë për historinë e pasur nga Lufta e Parë Botërore kur trojanët kanë jetuar në këto toka. Ka shumë gjëra që duhet t'i shihni, shijoni dhe përjetoni. Lexo më shumë
23 Shkurt 2023
Izmir: Udhëzuesi i udhëtimit
Izmir: Udhëzuesi i udhëtimit Izmiri është metropoli i tretë më i madh i Turqisë dhe qendra tregtare më e madhe pas Stambollit dhe Ankarasë. Ndodhet në pjesën perëndimore të Turqisë dhe qyteti është në brigjet e Detit Egje. Ky është një qytet i madh me një popullësi prej 4.2 milionë banorësh. Lexo më shumë
26 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit të Kasit
Udhëzuesi i udhëtimit të Kasit Kas në Turqi është një distrikt që ndodhet në pjesën më perëndimore të Antalias. Kas ka efektin që mahnit të gjithë me bukurinë e tij. Lexo më shumë
06 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye
Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye Fethiye është një vend fantastik përplot me histori, arkitekturë dhe vende të shumta për t'i vizituar. Gjithashtu, sigurohuni që të provoni ushqimin tradicional të Fethiyes dhe plazhet e famshme të tij me standardin "Flamuri Blu". Lexo më shumë