THIRRNI TANI +90 242 511 99 98 MOBIL +90 538 888 16 16 GJENI NJË PRONË

Pandemia ndihmon punonjësit nga shtëpia


Pandemia ndihmon punonjësit nga shtëpia

Të dhënat e fundit kanë zbuluar se gjatë pandemisë, më shumë njerëz se më parë radikalisht kanë ndryshuar mënyrën e jetesës dhe punës. Punëtorët në distancë po ikin nga qytetet me popullësi të madhe për të kërkuar një jetë më të qetë deh të gjelbër në zonat rurale.

Për shkak të kësaj, çmimet e tokave janë rritur më shpejt se më parë. Demografika e kësaj gjithashtu zbulon se kryesisht gjeneratat e reja janë duke dashur të ndërtojnë shtëpitë e tyre në zonat rurale. Më parë, demografia tregonte se personat e moshës mesatare dhe të vjetrit donin të blinin tokë për t'ju dhënë fëmijëve të tyre si pjesë e trashëgimisë. Megjithatë, pandemia ka ndryshuar mentalitetin dhe mënyrën se si mendojmë, duke i bërë të rinjtë të kuptojnë vlerën e vërtetë të tokës dhe ka rritur dëshirën e tyre për blerje dhe ndërtim. 

Përpos kësaj, të dhënat kanë treguar se në të kaluarën, njëzet ose tridhjetë persona me mendime të njëjta mblidheshin dhe blinin tokë dhe më pas ndërtonin, por tani të gjithë duan të jetojnë në shtëpi të ndara me kopshte. Ka pasur kërkesa në rritje në shumë për regjionet e Turqisë, për shembull, nëntë rrethe nga Izmiri, shtatë nga Stambolli, pesë nga Muğla dhe katër nga Sakarya ishin ndër zonat ku shtëpitë e ndara me një kopsht patën rritje knë kërkesë më shumë për shkak të epidemisë. Ndër regjionet me rritjen më të lartë të kërkesës dhe çmimeve vitin e kaluar ishin Foça me 71 përqind në Izmir, Üsküdar me 34 përqind në Stamboll dhe Ortaca me 60 përqind në Muğla.

Üsküdar dhe Beşiktaş ishin në qendër të vëmendjes në Stamboll

Me ardhjen e pandemisë dhe tranzicionin e punës nga shtëpia, distriktet me popullësi më të vogël rreth Stambollit, që e humbën atraksionin e tyre në provincat si Izmir dhe mugla, vazhduan të ofrojnë mundësi për shtëpi me kopshte. Zonat e mëdha rurale si Silivri, Çatalca, Arnavutkoy janë të ndjekura nga tranzicioni si dhe Sancaktepe dhe Çekmeköy. Kërkesa për pasuri të paluajtshme pra është rritur duke ndikuar në çmime. Üsküdar është një prej distrikteve ku çmimet e shtëpive të ndara janë rritur më së shumti në vitin e fundit, e ndjekur nga Besiktasi me 33 përqind, Silivri me 15 përqind dhe Sariyeri me nëntë përqind. 

Tani është koha të blini!

Për klientët e Summer Home, ne jemi gati dhe duke ju pritur ta bleni shtëpinë e ëndrrave tuaja. Katalogu ynë përbën shumë apartamente në komplekse të gjelbra, por për ata prej jush që kërkojnë atë përvojë të ndarë ... mos shikoni më tej se në uebsajtin tonë, i cili përmban shumë shembuj të vilave ekzekutive me tokë dhe kopshte të rregulluara për ju që ta shijoni.

Të rejat & Vështrimet

Chat
Ask a question