Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Plazhet me

Riviera Turke është pjesa më mahnitëse e bregdetit të Mesdheut të Turqisë.

Deri në vitin 2020, Turqia ka gjithsej 486 plazhe që janë vlerësuar me "Flamurin Blu". Ato duhet t'i plotësojnë disa standarde të caktuara për shembull: të jenë të sigurta dhe të pastërta, para se të marrin këtë çmim prestigjioz. 

32 kriteret që duhet të plotësohen 

Para se të vlerësohen me "Flamurin Blu", plazhet duhet t'i plotësojnë 32 kritere të rëndësishme si: ekip i lincensuar i shpëtimit, ndihmë e veçantë për qytetarët e hendikepuar, zona të sigurta noti nëse ka sporte ujore në zonë dhe shumë faktorë tjerë të rëndësishëm.

Ku mund t'i gjeni këto plazhe:

Antalia: Antalia, gjithashtu e njohur si Riviera Turke është pjesa më mahnitëse e bregdetit të Mesdheut të Turqisë me diell gjatë gjithë vitit, resorte ultra-luksoze, natyrë dhe histori. Antalia është shtëpia e 206 prej 486 plazheve me "Flamurin Blu" dhe ka numrin më të madh të plazheve të tilla në botë. 

Mugla: Qyteti jugor i Egjeut, Mugla ka disa prej plazheve më të popullarizuara në Turqi dhe 105 plazhe janë vlerësuar me "Flamurin Blu". 

Izmir: Izmiri, qyteti jugor i Egjeut, ka 52 plazhe të bukura që janë vlerësuar me "Flamurin Blu".  

Aydin: Aydin ka 35 plazhe të vlerësuara me certifikatën e "Flamurit Blu". 

Balikesir: Qyteti verior i Egjeut, Baliksehir ka 31 plazhe me "Flamurin Blu". 

Canakkale: Canakkale ka 13 plazhe mahnitëse me "Flamurin Blu".

Mersin: Mersin, në bregdetin lindor të Mesdheut të Turqisë, ka vijë të gjatë bregdetare që shkon deri te qendra e qytetit. Mersini ka nëntë plazhe me "Flamurin Blu". 

Përgjatë vijës bregdetare: Plazhet tjera me "Flamurin Blu" përgjatë vijës bregdetare të Turqisë: gjashtë plazhe në Tekirdag, dy plazhe në Ordu, 13 plazhe në Samsun, dy në Sakarya, një në Kirklareli, tri në Duzce, dy në Stamboll dhe një në Van. 

22 Qershor 2023
Ishulli Kleopatra, i njohur ndryshe si ishulli
Ishulli Kleopatra, i njohur ndryshe si ishulli "Selfie" Ky ishull ishte vendtakimi i mbretëreshes Kleopatra dhe gjeneralit Antoni dy mijë vite më parë dhe tani është destinacion pushimesh. Bileta kushton 30 lira turke për ta përdorur varkën. Pasi e paguani tarifën, ju do ta gjeni rrugën që ju dërgon në varkë. Lexo më shumë
23 Gusht 2023
Çfarë të sjellim nga pushimet në Turqi?
Çfarë të sjellim nga pushimet në Turqi? Turqia është një shtet me kulturë të pasur, një pjesë e cila çdo udhëtar mund ta marrë me vete në shtëpi. Çfarë të sjellim nga Turqia. Lexo më shumë
13 Prill 2023
Sistemi Telehome
Sistemi Telehome Në Summer Home Real Estate & Construction kemi krijuar një sistem të ri ku ju mund të blini lehtësisht një shtëpi, ky sistem quhet Telehome. Lexo më shumë
20 Prill 2023
Çantë shpine për tërmet - çantë shpëtimi
Çantë shpine për tërmet - çantë shpëtimi Është e rëndësishme ta përgatiteni për një çantë shpine tërmeti dhe ta mbani atë në një vend të qasshëm gjatë gjithë kohës. Lexo më shumë
12 Shtator 2023
Katër rrugët më të bukura për t'i mirëpritur pranverat herët
Katër rrugët më të bukura për t'i mirëpritur pranverat herët Pas një dimri interesant, shenjat e para të pranverës paraqiten në disa qytete turke. Lexo më shumë