THIRRNI TANI +90 242 511 99 98 MOBIL +90 538 888 16 16 GJENI NJË PRONË

Plazhet në Turqi


Turqia është një destinacion i popullarizuar i pushimeve për njerëzit nga e gjithë bota. Ky vend i bukur ndodhet në kufinjtë e Evropës dhe Azisë. Nga të trija anët, është i rrethuar nga Mesdheu, Egjeu dhe Deti i Zi. Me mbi shtatë mijë kilometra vijë bregdetare, nuk është çudi që Turqia ka 450 plazhe, të cilat janë të certifikuara me "Flamurin Blu". 

Vija bregdetare e detit Mesdhe, ku malet Taurus takohen me detin, ka qindra limane dhe gjire mahnitëse. Deti Egje ofron më shumë hije, plazhe me rërë dhe të pa frekuentuara që ju mund t'i gjeni në brigjet e Detit të Zi. 

Bregdeti i Mesdheut 

Nga plazhet më të bukuri që ju mund t'i gjeni në Turqi, janë në Mesdhe, në regjionin e Antalias. 

Plazhet më të famshme në Antalia janë Lara dhe Konyaalti, të certifikuara me "Flamurin Blu", i cili është një plazh i gjatë me guralecë të vegjël dhe është më esin e plazheve më të vizituara në Turqi me shumë kafene dhe restaurante, që e bëjnë atë të ngarkuar deri në orët e vona. Plazhi Konyaalti, në krahasim me Lara, ka më shumë rërë dhe guralecë. Ky plazh i Antalias është më afër qytetit dhe është i rrethuar nga malet në njëren anë dhe parkun ujor nga ana tjetër.

Një prej plazheve më të frekuentuara në Turqi është Kleopatra në Alania. Ky plazh i certifikuar me "Flamurin Blu" në qendër të qytetit është i popullarizuar për "rërën e artë" dhe ujërat e thella me dallgët, që e bën atë të përsosur për not dhe sporte ujore. Është 2.5 kilometra i gjatë dhe emri i tij erdhi pasi Mbretëresha Kleopatra, e cila notoi këtu. Në sfond, vizitorët mund të shijojnë malet Taurus dhe Kalanë e Alanias. 

Mes Antalias dhe Alanias, ju mund të gjeni qytetin e bukur të Side me rrënojat e saj antike dhe atmosferën miqësore. Side ka plazhin e dytë më të gjatë në Turqi, bregdeti i saj është më i madh se gjashtë kilometra. Ana perëndimore e plazhit Side është e hijëzuar, me rërën e mrekullueshme të rrethuara nga hotelet. 

Një resort tjetër i popullarizuar në bregdetin e Mesdheut është Kemeri. Pjesa qëndrore e këtij qyteti ofron plazhe të mrekullueshme, të gjata 4.2 kilometra, me mundësi për sporte ujore. Ka aktivitete. Është e ndarë në dy zona plazhi: në pjesën perëndimore është limani, ku ju mund të gjeni plazhin e "Dritës së Hënës" dhe në anën lindore, është plazhi Kemer Urban, i cili i takon hoteleve. 

Plazhet në Kemer janë zakonisht ideale për pushuesit që e duan notin dhe rrezitjen. Plazhet më të bukura në këtë zonë janë Phaselis, Cirali, Adrasan dhe të tjerë. Plazhi Phaselis ndodhet në qytetin antik, Phaselis me tre porte natyrore, gjire të izoluara, rërë të mrekullueshme dhe natyrë mahnitëse. Plazhi Cirali është 3.5 kilometra i gjatë me ujin e kristaltë, ideal për zhytje. Plazhi Adrasan ndodhet në një zonë të mbrojtur me limane, e preferuar nga pronarët e jahteve dhe varkave. 

Plazhi Kalkan, me guralecë të bardhë ndodhet në jugperëndim të Mesdheut dhe është pranë limaneve dhe ofron ujë të qetë dhe të pastër, të preferuar nga turistët për not. Plazhet më të famshme në zonën Kalkan janë Patara dhhe Kaputal. Plazhi Patara është pjesë e parkut kombëtar, e pasur me zogjë dhe breshka - Caretta Caretta. Për shkak të breshkave, ky plazh mbyllet pas perëndimit të diellit nga maji në tetor. Shkaku i kufizimeve, që qeveria i ka bërë për ta mbajtur këtë vend të qetë, ky plazh nuk është edhe aq i frekuentuar. Ju nuk do të gjeni asnjë ndërtim apo aktivitete të sporteve ujore këtu. Plazhi Patara është plazhi më i gjatë në Turqi me vijën bregdetare të gjatë prej 18 kilometrash. 

Ka dy plazhe kryesore në Marmara. Plazhi urban i Marmaras është plazhi më i popullarizuar, shumëngjyrësh, i gjallë në pjesën qendrore të Marmaras me rërë të imët dhe ujëra të pastra. Plazhi Long shtrihet në bregdetin ranor prej dhjetë kilometrash deri në Icmeler. Plazhi Icmeler në rajonin e Marmaras ofron rërë të hollë të artë dhe një mjedis të qetë natyror. Është ideale për zhytje.

Plazhi Iztuzu është 4.5 kilometra i gjatë në Dalyan në brigjet e Mesdheut. Është ndër plazhet më të rëndësishme në Turqi dhe është pjesë e mbrojtur natyrore shkaku i breshkave që gjenden në këtë plazh. Ky vend ka peisazh të mrekullueshëm natyror, plazhe me rërë. Shkaku i mungesës së ndërtimit, ky vend i pa frekuentuar ka atmosferë të jashtëzakonshme dhe të qetë.  

Bregu i Detit të Zi 

Bodrumi ndodhet në vendtakimin e dy detërave: Mesdheut dhe Egjeut. Plazhet në Bodrum kanë ujë të pastër, të përsosur për not, zhytje dhe sporte ujore. Shumica prej tyre menaxhohen nga restaurantet dhe kafenetë e plazheve, por vizitorët mund t'i shijojnë falas plazhet publike. Plazhet më të famshme në Bodrum janë Yahsi për ujërat e pastër dhe të kristaltë, Gumbet për ujërat e cekët dhe rërën e mirë, Fener për sportet ujore, Aspat për natyrën e paprekur dhe të tjerë. 

Yalikavak është një prej vendndodhjeve më të popullarizuara të Bodrumit. Ka plazhe mahnitëse me guralecë të vegjël dhe ujëra të kaltër e të thella. Me mjedisin e tij të qetë, është vend ideal për pinik. Këtu ju mund të gjeni klube plazhi si dhe një plazh publik. 

Ka shumë plazhe mahnitëse në Fethiye. Një prej plazheve më të mira në Turqi dhe më të fotografuara është në Oludeniz, që ndodhet në vendtakimin e Egjeut dhe Mesdheut. Gjiri në fjalë njihet edhe si "Laguna Blu", që ndodhet brenda parkut natyror të mbrojtur. Rëra është e zymtë, por vizitorët mund ta kalojnë kohën në ujë dhe ta eksplorojnë këtë vend unik. 

Izmiri ndodhet në pjesën jugore të Turqisë në bregdetin e Egjeut. Vija bregdetare është më e gjatë se 620 kilometra dhe ofron 50 plazhe të bukura, të certifikuara me "Flamurin Blu". 

Çeşme është një prej vendeve më të popullarizuara të pushimeve në Turqi dhe ndodhet në regjionin e Izmirit që ofron plazhet mahnitëse Çeşme. Plazhi Ilica është dy kilometra i gjatë me rërë të bardhë dhe ujë të pastër. Është i famshëm për ujërat termal dhe disa prej tyre janë direkt në det, duke e bërë të preferuar për turistët që duan bukuritë natyrore. Falë kushteve me erë, ky vend është i përsosur për surfim në erë. Plazhi DIamond me rërën mahnitëse, dallgët dhe erën, është një prej vendeve më të mira për surfim, si dhe surfim në erë. Plazhi Altinkum - "Plazhi i Artë" ka temperaturë më të ultë se plazhet tjera të Çeşme shkaku i pozicionit drejt detit të hapur. Mavi Koy është një vend mahnitës me ujëra të pastër dhe të kristalta, ku ju mund ta shihni jetën nënujore mjaft lehtë. 

Ka shumë plazhe Kusadasi, si plazhi i femrave, plazhi i qendrës së qytetit, plazhi i gjatë, plazhi i diamantit, i rërës së argjendtë, parajsës, dashurisë, etj. Plazhi i femrave është ndër më të frekuentuarit në Kusadasi, dhe ndodhet në qendër. Plazhi i qendrës së qytetit, ndodhet pranë qytetit, ofron pamje mahnitëse të ishullit Pigeon. Plazhi i gjatë është 18 kilometra i gjatë dhe ju mund të gjeni tre parqe ujore në Kusadasi.

Bregu i Detit të Zi 

Regjioni i Detit të Zi nuk është më i popullarizuari nga pushuesit që duan diell dhe rërë, por ofron rrethinë të bukur natyrore me pyje të gjelbra dhe plazhe sharmante.

Stambolli është qyteti më i madh dhe më i famshëm në Turqi, kryesisht për historinë e tij të bukur me shumë vende për t'i vizituar, por ndodhet në gadishull, i rrethuar nga Deti i Zi, Marmara dhe ngushtica e Bosforit, si dhe ofron plazhe të mrekullueshme ku njerëzit mund t'i shijojnë ditët e nxehta të verës. Pjesa veriore e Stambollit ka natyrë mahnitëse, fshatra të vegjël dhe plazhe që janë ende të fshehur për turistët. 

Sile është pika më veriore e Stambollit në bregun e Detit të Zi. Ka një qasje të lehtë nga rruga në plazhet me rërë të bardhë që shtrihen në veri, derisa në lindje vendet e vogla ofrojnë plazhe të vogla. 

Plazhet e Trabzonit nuk janë edhe aq të popullarizuar nga turistët. Ju mund t'i gjeni nëntë plazhe të ndryshme të Trabzonit që janë ideale për not. Plazhet Akçakale, Çarşıbaşı, Kaşüstü, Mersin, Kalecik dhe Paşa janë më të vizituarat në Detin e Zi, në regjionin e Trabzonit. 

Turqia është përplot me plazhe mahnitëse me natyrë piktoreske dhe është vendimi juaj se cilin do ta zgjedhni!

Të rejat & Vështrimet

Chat
Ask a question