Pasuri të paluajtshme në Stamboll

31 prona janë gjetur për'Pronat në Stamboll'


Vila VIP të jashtëzakonshme në Buyukcekmece
ID: 5060
200 m
35 km
Vila luksoze në Buyukcekmece
ID: 5059
1 km
25 km
Kompleks i nivelit të lartë në Bahcesehir
ID: 5058
3.5 km
25 km
Kompleks multi-funksional në Beylikduzu
ID: 5051
5 km
20 km
Apartamente të gjera në një projekt të ri
ID: 5053
5 km
20 km
Apartamente unike në qendër të Stambollit
ID: 5054
8 km
40 km
Apartamente familjare në vendndodhje të qetë në Stamboll
ID: 5052
6 km
18 km
Apartamente ekstravagante për shitje në Stamboll, Buyukcekmece
ID: 5056
Apartamente përrallore në Beylikduzu
ID: 5057
4 km
10 km
Apartamente moderne në një vend të mahnitshëm në Stamboll, Bahcesehir
ID: 5055
4 km
17 km
Projekti më i bukur dhe unik në qendër të Stambollit, Levant
ID: 5050
6 km
50 km
Mundësi të mëdha investimi në Beykoz
ID: 5061
5 km
50 km

Sipas kompanisë së konsultimit, PriceWaterhouseCoopers, në vitin 2012, Stambolli ishte qyteti kryesor në listën e qyteteve evropiane të përshtatshme për të investuar në industrinë e ndërtimit. Metropoli vazhdon të zgjerohet: çdo vit, qyteti rritet me 20-30 rrugë të reja, vendet e lira të punës po hapen dhe periferitë po bashkohen.

Klasa e mesme, e cila ka kërkesa për pasuri të paluajtshme në Stamboll, është 40 përqind e 15.5 milionë banorëve. Falë kësaj, ju mund të blini apartamente në Stamboll me çmim të ulët dhe të fitoni duke e rishitur në tregun dytësor ose duke e dhënë me qira.

Kërkesat për pasuri të paluajtshme në Turqi janë duke u rritur.

 

Benefitet e blerjes së një prone në Stamboll  

Një apartament në Stamboll ia vlen të blehet për disa arsye: 

  1. Popullësia e metropolit vazhdimisht rritet. Në vitin 2015, 14 milionë njerëz jetuan në qyet. Në vitin 2019, kishte 15.5 milionë qytetarë të regjistruar. Kjo nënkupton se ka mundësi të madhe që këta numra të rriten, andaj do të jetë e lehtë të gjeni qiramarrës. 
  2. Pasuritë e paluajtshme në Turqi janë në rritje për të huajt. Në vitin 2018, ata kanë blerë 39,663 prona dhe ua kanë mundësuar 14,270 njerëzve të jetojnë në Stamboll. 
  3. Çmimet e banimit janë në rritje prej 15-20 përqind në vit. Ky trend do të vazhdojë të rritet për shkak të kërkesave. Pas një kohe, është e mundshme që ju të krijoni fitim. 
  4. Shpejtësia e zhvillimit të infrastrukturës para shpejtësisë së ndërtimeve. Transporti, qerdhet e volitshme, shkollat, dyqanet, klinikat kontribuojnë në rritjen e kërkesave për banim në zonat e reja të qytetit. 
The infrastructure is well developed in Istanbul.

 

Çfarë pasuri të paluajtshme mund të blehet në Stamboll 

Stambolli ka ndërtesa të reja në fshatrat e vjetër, ku më parë kishte shtëpi të reja. Kostoja e banimit varet nga vendndodhja dhe cilësia e dhomave. Mesatarisht, për një m² ju duhet të paguani 800 euro. Apartamentet në tregun dytësor dhe në ndërtesat e reja kanë kosto të njejtë. 

Për 60-70 mijë euro, ju mund të gjeni një opsion të mirë në periferi të qytetit. Çmimet e pasurive të paluajtshme në Stamboll fillojnë nga 80 mijë euro për një apartament njëdhomësh në ndërtesat e vjetra. 

Apartamentet në zonat prestigjioze do të kushtojnë 120-250 mijë euro. Kostoja e apartamenteve në komplekset rezidenciale është 300-600 mijë euro. 

Një shtëpi në qytet kushton më shumë - nga 150 mijë euro në 260 mijë euro dhe një vilë e vogël do të kushtojë 160 mijë euro. Çmimi i shtëpizave trekatëshe me pamje nga deti mund të kushtojë deri në 1.8 milionë euro. 

Për të ndërtuar një shtëpi sipas dëshirës suaj për dizajn dhe specifika, ju mund të blini një parcelë. Kostoja e 1 m² është 295 euro.

Një vilë e vogël bregdetare është një investim i mirë.

Zonat e popullarizuara të qytetit për blerjen e pasurive të paluajtshme

Shanset për investime në pasuri të paluajtshme varen nga cilësia e infrastrukturës, transportit dhe rreziqeve sizmike. Prandaj, para se të blini një apartament, duhet të zgjidhni zonën e duhur.

Besiktas është një rreth në brigjet e Bosforit, ku ndodhet zona e pallateve dhe rrokaqiejve të pjesës evropiane të Stambollit. Ka shumë zona brenda tij, të tilla si Levent, Bebek, Ulus, Ortakey, etj. Çmimi për 1 m² është rreth pesë mijë euro.

Levent ka numrin më të madh të zyrave të kompanisë. Rrokaqielli më i lartë turk në Stamboll, "Sapphire Tower" është ndërtuar atje. Ka 54 kate dhe disa nënkate.

"Sapphire Tower" në Stamboll

Njerëzit që punojnë në Levent zgjedhin pronat në Etiler, pasi atje janë apartamentet afër sallave të sportit, kafeneve, qendrave tregatare. 

Me shumë lloje transporti, ju mund të shkoni nga Besiktasi në çdo pjesë të qytetit. E vetmja pengesë është se nuk ka stacione hekurudhore afër. Mjeti i vetëm i transportit është trageti dhe Metrobus. Nëse merrni metrobusin, do t'ju duhet të ecni deri në 20 minuta në rrugë.

Leventi është një zonë me plotë zyre. 

Beyoglu është një zonë elitare e lidhur me pjesën evropiane të metropolit nga Ura e Galatës. Prej saj në kullën Galata, u tërhoq linja e metrosë Tunel.

Konsullatat e Rusisë, Holandës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Suedisë janë të vendosura në Beyoglu. Përgjatë rrugëve gjenden ndërtesa me dyqane dhe supermarkete të shtrenjta. Ka edhe shumë banka dhe muze në këtë pjesë të qytetit. Istiklal Caddesi është rruga qendrore të Beyoglut. Përveç dyqaneve, ka edhe shumë tregje, bare dhe restaurante.

Ndërtesa e konsullatës së Rusisë në Stamboll.

Hoteli Pera Palas - ishte hapur në vitin 1892 në Beigola për turistët nga Orient Express. Greta Garbo, Sarah Bernhardt, Mata Hari, Kemal Atatürk qëndruan në hotel, dhe Agatha Christie njëherë shkroi novelën “Murder on the Orient Express” në këtë hotel.

Banorët e Beyoglut janë migrantët më kreativë, inteligjent dhe të rinjë. Apartamentet në këtë zonë janë të përshtatshme për qira. Nëse kompleksi rezidencial ka pishinë apo fitnes, çmimi rritet dhe ju duhet të paguani për mirëmbajtje. 

Hoteli i famshëm "Pera Palas" ndodhet në legjen e famshme të Stambollit, Beyoglu.  

Sariyer është pjesë e metropolit pranë Bosforit. Vetëm njerëzit e pasur jetojnë në këtë zonë. Gjithashtu, dikur shkrimtari i famshëm, Orhan Pamuk jetonte këtu.

Ka shumë plazhe në Saryier ku mund të bëni banja dielli. Por nuk duhet të futeni në ujë, sepse është i ndotur me mbeturina nga industri të ndryshme.

Kjo lagje e bukur pranë Bosforit është një zgjedhje përrallore, për shkak të pamjes së bukur, dhe njerëzit me të ardhura të larta (njerëz biznesi, politikanë, këngëtarë, aktorë) shpesh blejnë vila dhe rezidenca verore.

Vila në brigjet e Bosforit në zonën e Sariyerit.

Ka zona ku kostoja e banimit është më e ulët se Besiktasi, Beyoglu dhe Sariyeri. Njëri prej tyre është Fatih. Ndodhet relativisht afër Aeroportit Ndërkombëtar, Stacioneve Ataturk dhe Sirkeci. Këtu mund të shihni kalanë e Anadollit, kishën Chora, xhamitë Suleymaniye dhe Sultanahmet, xhaminë Sehzade, kishën Pammakarista, e cila njihet gjithashtu si xhamia Fethiye dhe të tjerat.

Fatih ka tre zona:

  • Sultanahmet ka disa atraksione (Blue Mosque, Hagia Sophia, Grand Bazaar, Topkapi, Kopa Monastery, Beilerbey Palace, etj.) dhe strukturën antike - shtëpitë e drurit ku turqit kanë jetuar gjatë.
  • Eminonu njihet si zona më e madhe për tregti dhe peshkim.
  • Laleli iështë një pjesë e qytetit me dyqane për turistë, ku turistët nga vendet aziatike do të ndihen rehat. 
Xhamia Sehzade në Stamboll/lagjja Fatih.

Zona më e lashtë e metropolit është e njohur si Kadikoy, u themelua në vitin 680 para Krishtit në anën aziatike të Stambollit.

Në rrugët e Kadikoy, ka shumë ndërtesa shumëkatëshe, pika shitje me pakicë dhe qendra argëtimi.

Ndonjëherë paqja e vendasve prishet nga zhurma Stadiumit të Fenerbahçes, gjatë ngjarjeve sportive, pavarësisht kësaj, rrugët janë të qeta dhe të sigurta..

Ka një traget nga Kadikoy për në anën evropiane të Stambollit. Në zonë, është stacioni Haydarpasa, që lidh metropolin me pjesën aziatike të Turqisë. Për shkak se ana aziatike e Stambollit është më pak e mbushur me njerëz, ju keni qasje të lehtë në aeroportin ndërkombëtar Sabiha Gokcen.

Një marinë dhe një rrugë me ngjyra në lagjen e vjetër Kadikoy.

Mënyra më e lehtë që njerëzit mund të vijnë në rrethin e Atasehir është me makinë. Transporti publik rrallë udhëton atje, por ofrohet parkim nëntokësor dhe i sigurt në natyrë. Nuk ka shtëpi private në Stamboll në këtë pjesë të qytetit dhe banorët vendosen në ndërtesa të reja shumëkatëshe. Përveç dyqaneve dhe institucioneve arsimore, Atasehir ka shumë qendra biznesi.

Atasehir është një rreth i ndërtesave të reja shumëkatëshe me apartamente të rehatshme.

Kartal është vendi ku ndodhen shumica e fabrikave të Stambollit. Ka kapacitet prej më shumë se 400 fabrika të mëdha dhe të mesme dhe 1300 industri të vogla. Çdo vit, shtëpitë e reja po ndërtohen për punëtorët dhe familjet e tyre. Vila dhe komplekse banimi për njerëzit me të ardhura të larta janë ndërtuar në bregdet..

Për shkak të bollëkut të dyqaneve të veshjeve dhe pikave të shitjes së ushqimit, rajoni Bakirkoy i cili mbikëqyr detin Marmara është gjithmonë i mbushur me njerëz. Megjithëse është larg nga qendra e Stambollit, ju mund të shkoni gati kudo në këtë qytet falë sistemit të tij të transportit. Për të huajt, ka 50 shkolla në Bakirkoy që mësojnë gjuhën turke.

Ju mund të shijoni pamjen e Detit Marmara nga banesa juaj në regjionin e Bakirkoyt.

Ndërtesat e banimit janë ndërtuar në Kuçukçekmece që nga vitet 1980 dhe për shkak të rinovimeve të vazhdueshme në qytet, nuk ka ndërtesa të vjetra. Për familjet që kanë fëmijë, ekzistojnë dy qendra argëtimi të quajtura Star Park dhe Florya Luna Park. Përkundër kësaj, infrastruktura në rajon nuk është e zhvilluar mirë, por tregon progrese në zhvillimin e biznesit.

Kuçukçekmece është një rajon i ri me ndërtesa të reja.

Beylikduzu është një rajon i shtëpive të reja dhe të modernizuara. Infrastruktura në këtë pjesë të qytetit është e zhvilluar mirë dhe përbëhet nga shumë kopshte, spitale, parqe, tre universitete, qendra tregtare, argëtuese dhe restaurante. Ju mund të vozisni në pjesën qendrore të qytetit nga Beylikduzu për 10-15 minuta.

Disavantazhi i vetëm që ka ky vend është probabiliteti i lartë i një tërmeti.

Autoritetet po bëjnë gjithçka për të siguruar që jeta në Beylikduzu të jetë e sigurt duke rindërtuar ndërtesat e vjetra dhe duke mbështetur ndërtesa të reja ndaj këtyre tërmeteve të mundshme.

Nga Beylikduzu në qendër të Stambollit mund të shkoni për 10 minuta.

Stambolli tërheq jo vetëm turistë, por edhe banorë të rinj. Si përfundim i gjithë kësaj, kostoja e pasurive të paluajtshme në Stamboll do të rritet dhe ne ju rekomandojmë shumë që të investoni në blerjen e një apartamenti në ndonjë pjesë të metropolit.

 


Vendndodhje e ngjashme




ABONOHUNI NË BULETININ TONË INFORMATIV