Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Qilimat dhe tepihët turk

Qilimat dhe tepihët turke kanë gjetur mënyrën e tyre në Turqi dhe tani janë bërë të famshëm kudo në botë me dizajnin dhe ngjyrat unike.

Qilimat dhe tepihët turk janë ndër suveniret më të popullarizuara që mund të blihen në Turqi. Në çfardo vendi turistik në Turqi, ju mund t'i shihni dyqanet që i shesin këta qilima dhe tepihë turk. Qilimat dhe tephiët turk kanë dizajnin dhe ngjyrën e tyre unike. Ato përfaqësojnë shumëllojëshmërinë e ngjyrave të kulturës së Lindjes së Mesme në mënyrë të përsosur. 

Ata ishin nomadë dhe ndryshonin vendbanimet e tyre shpesh. Ata filluan të bëjnë qilima dhe tepiha me lesh nga rrënjët e bimëve shumëngjyrëshe. Këto qilima dhe tepiha ua mundësuan atyre të ulen dhe të flenë në sipërfaqe të pastra, të mbrojnë hapësirat e tyre të banimit nga papastërtia dhe rëra dhe t'i mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta. Ata gjithashtu përdorën qilima dhe tepihë si dekorime duke i varur në mure. Kjo përfaqëson rëndësinë që ata i dhanë jetesës në një hapësirë të pastër, të ngrohtë dhe të mbrojtur.

Edhe pse ato filluan të bëhen për qëllime praktike, u bënë simbole për popullin turk. Njerëzit turq që thurnin qilimat paraqitën emocionet dhe pikëpamjet e tyre artistike në këto pjesë. Më vonë, njerëzit turq kaluan në vendbanime dhe ata filluan të mësojnë më shumë rreth leshit dhe ngjyrosjes natyrale. Ata jetonin në vende ku ishin afër mëndafshit dhe ishin të njohur me produktet dhe pëlhurat e endura.

Është dëshmuar se njerëzit turq e bën tepihun e parë në botë. Në vitin 1948, arkeologu rus, Sergei Rudenko e gjeti tepihun e parë. Ishte quajtur "Pazirik Carpet" dhe daton prej shekullit pesë para Krishtit. Tepihu i parë u paraqit në muzeun Hermitage në Shën Petersburg nga viti 1950. 

Qilimat filluan të bëhen nga turqit nomadë, dhe ata u bënë të njohur duke udhëtuar me ta dhe tërhoqën vëmendjen e shumë qytetërimeve. Një nga perandoritë më të spikatura turke, selxhukët i dhanë një rëndësi të madhe këtyre zanateve. Qilimat u sollën në Iran nga Anadolli prej selxhukëve, dhe punëtoritë e para të qilimave u krijuan në Konya në këtë periudhë. Qilimat e bërë në periudhën e selxhukëve u frymëzuan kryesisht nga struktura e gjallë dhe dinamike e natyrës.

Pas seljukëve, Perandoria Osmane e vazhdoi këtë traditë me entuziazëm. Me avansimet në teknologji dhe makineri, filluan të prodhoheshin qilimat më të mëdhenj. Këto qilima ishin bërë për pallate si dhe për xhamia. 

Qilimat turq tërheqin vëmendjen e shumë njerëzve në të gjithë botën. Duke filluar nga Perandoria Osmane, e vazhduar nga Republika turke, dhënia e qilimave për përfaqësuesit e huaj ose udhëheqësve politikë është një akt mirësie dhe një traditë e pafundme. Prandaj, shumë turistë që vijnë në Turqi duan të blejnë një qilim apo tepihë turke. Ato janë suveniret më të mira që përfaqësojnë natyrën shumëngjyrëshe dhe ekspertizën e popullit turk, si dhe historinë qindra vjeçare.

23 Qershor 2023
Shpella Altinbeshik
Shpella Altinbeshik Shpella Altınbeshik është në Manavgat. Ndodhet në anën perëndimore të luginës së Manavgatit brenda parkut kombëtar. Shpella është e hapur nga ora 08:00 - 17:00. Është lehtë të shkosh atje, por rruga kalon përmes fshatit Urunlu, dhe pas kësaj, ju duhet të ecni 4.5 kilometra që mund t'ju marrë kohë prej një orë ose një orë e gjysmë. Lexo më shumë
15 Gusht 2023
Sa kushton një apartament njëdhomësh në Turqi
Sa kushton një apartament njëdhomësh në Turqi Kohëve të fundit, rritja e çmimeve për apartamentet turke është ngadalësuar. Për blerësit e apartamenteve me dy dhoma gjumi, duhet të vendosni se çfarë kërkoni në një blerje prone. Lexo më shumë
15 Tetor 2023
Myra dhe
Myra dhe "Babai i Krishtlindjeve" Në rrugëtimin përmes autostradës D400 në Marmara së fundmi këtë vit, ne ishim të befasuar ta shihnim një shenjëzim që fliste për kishën Noel Baba dhe muzeun, të cilin ishin afër nga ku ne ishim për vizitë. Lexo më shumë
09 Janar 2024
Hipotekat në Turqi - Gjithçka që duhet të dini
Hipotekat në Turqi - Gjithçka që duhet të dini A po mendoni të blini një pronë në Turqi? Nëse po, mund të pyesni veten për procesin e marrjes së një hipotekë në Turqi. Lexo më shumë
31 Marsh 2023
Vendet historike të Alanias
Vendet historike të Alanias U përdor për të ndërtuar dhe riparuar anije dhe u përdor deri në vitin 1960. Sot përdoret vetëm si një muze për detarinë. Lexo më shumë