Machahel, ndodhet në Artvin, i njohur si regjioni i parë i biosferës së Turqisë dhe ndodhet në veri të Detit të Zi në Turqi. Pas marrëveshjes mes dy vendeve - Rusisë dhe Turqisë, 12 fshatra iu dhanë Gjeorgjisë dhe pjesa e mbetur, përfshirë edhe fshatin Machahel, i është dhënë turqve në vitin 1921.
Për shkak të motit dhe kushteve të rrugës, njerëzit sëmuhet pasi shkaktohen shumë probleme. Si zgjidhje, një trajtim është bërë në Gjeorgji. Nëse njerëzit turk sëmohen në fshatra dhe kanë nevojë për trajtim, ata do të transportohen dhe trajtohen në Gjeorgji. Rrugët kryesore mbyllen deri në gjashtë muaj shkaku i motit të keq dhe jo-zhvillimit të fshatit.
Të ardhurat e fshatarëve vijnë nga bletaria dhe produktet e mjaltit. Për shkak se zona është e pasur me natyrë, bletët nuk janë të rrezikshme. Mjalti është mjaft i njohur dhe bletarët i mbajnë traditat e tyre, andaj shumë njerëz vijnë në fshat për të marrë udhëzime nga banorët.
Kjo zonë ishte shpallur si regjion i biosferës nga UNESCO në vitin 2006. Për ata që nuk e dinë se çfarë nënkupton kjo, këtu keni gjithçka. Regjionet e biosferës janë vendet, të cilat janë të mbrojtura dhe përmbajnë ekosistem. Këto vende janë të paprekura dhe të pasura me natyrë. Ka 621 vende të cilat janë në listë dhe njëra prej tyre është tema jonë.