Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Rruga Lycian

Rruga Lycian, e cila është 540 kilometra e gjatë konsiderohet si njëra prej top dhjetë rrugëve me distancën më të madhe dhe u ofron vizitorëve një atmosferë me plotë natyrë dhe histori, duke kaluar nëpër shumë qytete antike dhe bukuri natyrore unike. 

Rruga Lycian, e cila është 540 kilometra e gjatë konsiderohet si njëra prej top dhjetë rrugëve me distancën më të madhe dhe u ofron vizitorëve një atmosferë me plotë natyrë dhe histori, duke kaluar nëpër shumë qytete antike dhe bukuri natyrore unike. 

Aventura fillon me pamjen e Ölüdeniz. Rrethina ju bën të ndiheni sikur jeni duke kaluar kohën në një tunel mes bukurive natyrore. Udhëtuesit kalojnë fillimisht në Luginën e Fluturave, më pas në Kabak, Cennet dhe shpellën e Piratëve, e më pas arrijnë në qytetin antik Letoon, i cili është i njohur si kryeqyteti religjioz i Lycianit, që ndodhet në kufinjtë e distriktit Seydikemer.

Pas ecjes prej dy orësh, ju mund ta shihni qytetin antik të Kasit. Xanthos ndodhet në kufinjtë e qytetit të Kasit, dhe shkaku i invazionit dhe luftrave, vendi ka vuajtur shumë përgjatë historisë. Kjo është arsyeja pse ky vend njihet si "qyteti i vuajtjeve". Udhëtarët kanë mundësinë t'i shohin punët krishtere dhe arkitekturore nga afër. 

Kryeqyteti i Lycianit, Patara

Derisa ata vazhdojnë, udhëtarët kanë mundësinë të shohin qytetet mijëra vjet të vjetra që ndodhen në regjionet si Sdyma, Pyndai, Phellos, Apelia, Theimussa, Idyros, Antiphellos, Apollonia, Simena, të cilat janë në Patara, kryeqytetin e Lycianit, vetëm katër orë në ecje. 

Qyteti është simbol i demokracisë së Lycianit dhe shtëpi e Ndërtesës së Parlamentit të Lycianit. Ndërtesa është ndërtuar në periudhën heleniste dhe reflekton simbolin e cilësisë së teatrit gjatë të kaluarës. Vizitorët mund të shkojnë nga Patara në Kaş, që është i njohur si Habessos në mbishkrime dhe monedha likiane. Kaputas, Apolloni, Aperlai dhe një pjesë e Kekovas, dihet se kanë plazhet më të bukura dhe i mirëpret mysafirët në qytetin antik të Myras në Demre.

Ndodhet në qytet, në njëren prej portave më të rëndësishme të periudhës Andriake (Çayağzı). Qyteti antik i Myras ka një kapacitet prej 11,500 banorësh, ku mund të shihen varret shkëmbore unike të vendosura pranë teatrit.

Kisha që është ndërtuar në periudhën bizantine në emrin e të shenjtit, Saint Nicholas (Santa Claus) njihet për ndihmën ndaj nevojtarëve, sidomos fëmijëve dhe ky vend tërheq vëmendjen e vizitorëve.

OLYMPOS

Udhëtarët që vijnë nga Myra dhe arrijnë në Olympos kanë mundësinë të ekzaminojnë rrënojat helene, romake dhe bizantine, vetëm pak kilometra në jugperëndim të Çakaltepe.

Pas Olympos, udhëtarët arrijnë në qytetin antik të Phaselisit, i cili është i njohur si port komercial i qytetit në periudhën antike, dhe ndodhet në lindje të regjionit Lycian. Udhëtimi i vizitorëve mbyllet me daljen në distriktin Hisarçandır dhe hyrjen në Antalia.

21 Mund 2023
Një vend i ngjashëm me parajsën në qendër të Stambollit: Parku Yıldız
Një vend i ngjashëm me parajsën në qendër të Stambollit: Parku Yıldız Në qendër të Stambollit, parku Yıldız është një oaz në mes të gjithë kaosit, trafikut, zhurmës dhe gëzimit etj, parku Yldiz është një dimension më ndryshe që ofron qetësi për vizitorët në çdo stinë. Lexo më shumë
29 Shtator 2023
Arkeologët të mahnitur nga gërmimet e teatrit në Savatra, Turqi
Arkeologët të mahnitur nga gërmimet e teatrit në Savatra, Turqi Lajme të mëdha kanë dalur këtë javë për entuziastët e arkeologjisë. Një teatër antik romak pritet të gërmohet në qytetin antik të Savatras. Lexo më shumë
04 Qershor 2023
Një udhëtim në qytetin që sfidon kohën, Xanthos
Një udhëtim në qytetin që sfidon kohën, Xanthos Qyteti i lashtë i Xanthos në Kaş, i cili është listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.  Gërmimet kanë nisur nga vitet e 50-ta nga francezët, që kanë bërë gërmime në lagjen Kinik. Që nga viti 2011, Departamenti i Arkeologjisë i Universitetit Akdeniz është duke i vazhduar studimet. Pjesa e sipërme e sarkofagut, është në formën e një varke me kokën poshtë, sikur sarkofagu lician, që është në formën e një varke me kokën poshtë. Lexo më shumë
25 Gusht 2023
Detet në Turqi
Detet në Turqi Çfarë është deti në Turqi, brigjet e vendit rrjedhin nga katër dete. Mesdheu, i Zi, Egjeu dhe Marmara. Secili det ka karakteristikat e veta. Lexo më shumë
24 Prill 2023
Blerja e gjelbër është një zgjedhje etike
Blerja e gjelbër është një zgjedhje etike Kriza globale ka ka "goditur" banimin këtu në Turqi Lexo më shumë