Sallonet e floktarisë po hapen gradualisht në Turqi

Situata me koronavirus në Turqi është duke u stabilizuar. Çdo ditë, statistikat tregojnë numra premtues derisa numri i të infektuarve është duke rënë dhe numri i të shëruarve po rritet. Kjo është arsyeja pse qeveria ka vendosur të reduktojë masat duke hapur sallonet e floktarisë si shenjë e parë e normalizimit.
Kushtet e hapjes
Lderi turk ka njoftuar se nga 11 maji, 2020, sallonet e floktarisë do të hapen. Nga 10 maji, qytetarët mbi 65 vjeç lejohen të dalin jashtë nga ora 11:00 deri në orën 15:00. Fëmijët nën moshën 14 vjeç do ta kenë mundësinë e njejtë, por vetëm nga 13 maji.
Madje, qeveria ka vendosur ta largojë pezullimin e punës për sallonet e floktarisë, dhe se ata duhet t'i ndjekin masat mbrojtëse. Ato janë:
- Të gjithë frizerët duhet të punojnë me dorëza dhe maska.
- Ofruesit e shërbimeve lejohen të punojnë vetëm me gjysmë kapaciteti.
- Dezinfektimi duhet të bëhet në baza ditore.
Puna e secilit instuticion do të mbikqyret rregullisht. Brenda shtëpisë së parlmentit në Turqi, thuhet se sallonet e bukurisë do të hapen së shpejti. Por, nëse masat nuk merren në konsideratë, masat tjera do të rikthehen.