THIRRNI TANI +90 242 511 99 98 MOBIL +90 538 888 16 16 GJENI NJË PRONË

Serik, i pasur me natyrë dhe kulturë


Serik, i pasur me natyrë dhe kulturë

Serik është një prej distrikteve të Antalias, që ka një vijë bregdetare prej 20 kilometrash. Ka qindra komoditete turistike si Belek, Bogazkent dhe Kadriye në këtë vijë bregdetare. Siç dihet, Belek është një prej vendeve më të famshme të preferuara nga turistët e huaj gjatë verës. 

Serik ka bukuri tjera përveç vijës bregdetare turistike. Ka qendra kultururore dhe bukuri natyrore në distriktin Serik, aty ku ndodhet edhe teatri historik Aspendos. 

Cenotes në Serik

Cenotes mahnit njerëzit me thellësinë e kaltër dhe ngjyrat e gjelbra, të cilat janë struktura natyrale të formuara nga uji i akumuluar në shpellat nëntokësore. Turqia është e pasur në aspektin e bukurive natyrore, andaj ju këtu mund të gjeni ujëra natyror në Serik. Të gjitha pishinat natyrore ndodhen në Kocadere, që është mes Akbasit dhe ujëvares Etler. Disa vende të njohura si pishina e mbretit dhe vikingut janë bërë tejet të popullarizuara verën e kaluar me ndikimin e rrjeteve sociale. 

Mjedisi në Gokbuvet na kujton ne vendet që mund t'i shohim në filma, ku shkohet përmes rrugëve sekrete në shtetet e Lindjes së Largët. Por, për të shkuar atje, duhet forcë. Gjithashtu, linjat telefonike janë të dobëta në disa zona, dhe nuk është e këshillueshme të shkohet i vetmuar. 

Shpella Zeytintas 

Shpella, që ndodhet në jug të fshatit Akbas, ishte gjetur kur u ndërtua rruga e Manavgatit. Karakteristika më e rëndësishme e shpellës Zeytinasi është se formimi i saj ende po vazhdon. Kjo është arsyeja pse ju nuk lejohet të shkrepni fotografi në shpellë shkaku i përmbajtjes së kimikateve; shpella ka bukurinë e saj natyrore. 

Qyteti antik i Aspendos dhe Sillyon

Teatri Aspendos Theater nuk shihet në Serik si teatri më i mirë nga koha romake. Në madhështinë e teatrit antik, të bën të ndihesh sikur po merr një udhëtim historik. Tarifa e hyrjes është 50 lira turke dhe për të arritur në qytetin antik Aspendos, mund të gjeni tabelat në rrugën Antalia-Alania. Për ata që kanë një kartë muzeu, hyrja është falas. Ura historike Aspendos dhe ujësjellësit historikë janë gjithashtu shumë afër qytetit antik Aspendos. Një nga zonat kulturore që mund të vizitohet në Serik është qyteti i lashtë Sillyon, i cili ndodhet në një kodër shkëmbore 15 kilometra nga qendra e qytetit të Serikut.

Sillyon, që është ndër qytetet më të pasura të regjionit, që kishte lidhur Mbretërinë e Pergamonit në kohërat antike, ende merr vëmendje shkaku i vendndodhjes, madje edhe pse rrënojat e tij janë neglizhuar sot. Ne kemi lajme të mira, sidomos për ata që duan të shkrepin fotografi, hyrja në qytetin antik Sillyon është falas. 

Është karakteristikë e mirë se qyteti antik i Side dhe kanioni Koprulu në Manavgat janë afër njëra-tjetrës. 

Antalia është një prej qyteteve më të pasura në Turqi në aspektin e turizmit. Ju mund të eksploroni bukuritë natyrore të distriktit Serik duke adhuruar natyrën. 

Të rejat & Vështrimet

Chat
Ask a question