Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Si të shkoni nga aeroporti i Stambollit në qendrën e qytetit?

Aeroporti ndodhet në pjesën evropiane të Stambollit, 35 kilometra nga qendra e qytetit, si të shkoni nga aeroporti i Stambollit në qendrën e qytetit.

Ndryshime të mëdha janë bërë përgjatë viteve kur vjen puna te transporti në Turqi. Në vitin 2018, në zonën evropiane të Stambollit, aeroporti i ri u hap dhe në prill 2019, u bë aeroporti kryesor ndërkombëtar që operon në Stamboll. Të gjitha fluturimet nga aeroporti i Stambollit Ataturk u transferuan në aeroportin e ri më të madh, i cili i shërben mbi 52 milionë pasagjerëve çdo vit.  

the airport
Ka mënyra të ndryshme të shkoni nga aeroporti i Stambollit në qendër të qytetit.

Detajet për aeroportin e ri të Stambollit 

Projekti ishte zhvilluar si një alternativë për aeroportin e vjetër Ataturk, shkaku i ngarkesës së trafikut ajror, rritjes së fluksit të pasagjerëve dhe faktit se ndërtesat shtesë nuk mund të zinin vend në hapësirën e aeroportit të vjetër. Inxhinierët duhej të mendonin për një zgjidhje të re, duke ndërtuar aeroportin e ri të Stambollit. 

Aeroporti i ri i Stambollit, i njohur si IGA (një emër ndërkombëtar për ndërtesën e re), ndodhet në hapësirën boshe në periferi të Arnavutköy. Nuk ka vendbanime apo atraksione përreth. 

Ndërtimi filloi në vitin 2015, por kompletimi i plotë planifikohet për vitin 2028. IGA filloi operimin më 29 tetor 2018 (përvjetori i 95-të i republikës turke), por kompanitë e mëdha ajrore si Turkish Airlines, u zhvendosën plotësisht më 6 prill 2019. Aktualisht, aeroporti mund të përballojë deri në 90 milionë pasagjerë për një vit. Më 14 qershor 2020, u hap pista e tretë, që lejon operimin e fluturimeve paralele në dy pista ekzistuese. Në të ardhmen, plani i ndërtimit parashikon ndërtimin e tri pistave tjera, me një numër të rritur të pasagjerëve prej 200 milionë sosh për një vit.  

Përshkrim i shkurtër 

Terminali i parë ishte kompletuar në verën e kaluar, dhe projekti final do të ketë pamje mahnitëse me elemente nga modelet dhe zbukurimet turke. Materialet e përdorura në ndërtimin e IGA shtojnë shkëlqimin në zonat e pabanuara.

Një numër i madh i shenjave do t'ju ndihmojnë të lëvizni nëpër aeroport. Në të gjitha zonat, njerëzit me maica të pembe lëvizin orë pas ore për t'i ndihmuar njerëzit. Në të gjitha koridoret, ka monitore me informacione në lidhje me fluturimet hyrëse dhe dalëse. Ka shtatë porta dalëse: dy vendore, katër ndërkombëtare dhe një private, që ndihmojnë përballimin e numrit të turistëve. Në portën ardhëse, ka dy porta të ndara për fluturimet ndërkombëtare dhe vendore për të shmangur radhët e mëdha. Në aeroport, ka shumë ATM, banka, dyqane, ushqim dhe pije, madje edhe një zonë gjumi (një për fluturime vendore dhe katër për fluturime ndërkombëtare). Ju mund ta kryeni kontrollimin e pasaportave në banak, duke përdorur një pasaportë valide apo leternjoftim ose të përdorni vetë pikën e kontrollit të pasaportave (dhe pas skanimit të pasaportës, shtypet fletëhyrja). E gjithë kjo teknologji e re e bën më të lehtë përdorimin dhe e bën udhëtimin tuaj më të përshtatshëm. 

New airport data
Aeroporti i Stambollit është aeroporti më i madh në Turqi. 

Shenjat kryesore që pasagjerët do t'i shohin:

  • Kontrolli i pasaportës 
  • Fluturimet vendore 
  • Fluturimet ndërkombëtare.

Përfitimet e aeroportit të rinovuar 

Karakteristikat e aeroportit të ri: 

  1. Shumë Zyre të Këmbimit të qassshme. 
  2. Wi-Fi falas në të gjitha dhomat. Quhet "IGA guest", për regjistrim ju duhet numri i telefonit. 
  3. Navigacion i thjeshtë dhe i përshtatshëm brenda ndërtesës, numër i madh stafit miqësor, tavolina informacioni dhe harta interaktive të terminaleve. 
  4. Nuk ka radhë të mëdha, ngarkesë, etj, udhëtarët shpërndahen brenda zonave të caktuara.
  5. Shkallë lëvizëse dhe ashensorë funksional. 
  6. Shumë komoditet si pikat e mbylljes së bagazheve, pikat e kalimit, kontroll i shpejtë, etj.

Harta e vendndodhjes

Adresa e IGA: İmrahor Mahallesi, Ulubatlı Hasan Cd. No: 255, 34283 Arnavutköy / Stamboll, Turqi. Aeroporti ndodhet në bregdetin e Detit të Zi (rreth 45 kilometra nga sheshi Sultanahmet).  

Location on the map
Aeroporti ndodhet në pjesën evropiane të qytetit. 

Kalimi i atyre me përparësi 

Nga tetori 2019, salla e pritjes së IGA-së është hapur për mbajtësit e "Priority Pass". Kartat ofrojnë qasje në sallën e pritjeve të klasit të biznesit. Këto janë llojet e anëtarësimeve të gatshme, nga e cila ju mund të zgjedhni se cila është më e përshtatshmja. Anëtarësimi STANDARD kushton 80 euro, STANDARD PLUS kushton 259 euro dhe PRESTIGE kushton 399 euro. "Priority Pass" ju ofron qasje në më shumë se 1300 salla biznesi në gjithë botën. 

Si të shkoni në qendrën e qytetit? 

Llojet e transportit:

  • autobusët;
  • veturat me qira;
  • metro;
  • taksi;
  • transferi nga aeroporti;

Transporti publik

Autobusët e rinjë komod me linjat HAVAIST ose IETT operojnë nga aeroporti i Stambollit. Ju mund t'i kontrolloni linjat e autobusit në tabelën e ofruar, si dhe orarin online. HAVAIST operon 24/7 dhe ka 150 autobusë, duke arritur në 20 destinacione të ndryshme. HAVAIST ka një aplikacion mobil, të cilin mund ta shkarkoni në sistemin Android ose IOS. Programi përfshin të gjitha informacionet rreth orarit, etj. Koha e ardhjes dhe largimit mund të kontrollohet gjithashtu në faqen zyrtare të kompanisë së autobusëve - IETT. 

Regular buses

Mund të shkoni me autobus në qendër të qytetit. 

Vetura me qira në aeroport 

Të marrësh me qira një veturë është opsion i përshtatshëm, për ata që nuk pëlqejnë ta humbasin kohën ose të presin për transport publik dhe duan të jetë më të pavarur. Ka shumë kompani të veturave me qira që operojnë në aeroportin e Stambollit. Ju mund të kontrolloni lehtësisht online përzgjedhjen e veturave, çmimet, zbritjen dhe kushtet e përdorimit. Ta bësh një rezervim online është e thjeshtë dhe e shpejtë. 

Nëse jeni një shofer me përvojë, marrja me qira e një vetura mund të jetë opsioni më i përshtatshëm për ju. 

Kompania do t'ua marrë veturën direkt nga parkingu i aeroportit pas skadimit të kontratës ose nga vendndodhja ku ju keni zgjedhur kur e keni bërë rezervimin. 

Prandaj, sygjerohet të rezervoni një veturë përmes uebsajtit zyrtar. Me këtë rast, ju do të merrni shumë zgjedhje veturash dhe do t'ju arrijnë në kohën e duhur. 

Istanbul Kart

Istanbul Kart është një "kartë e mençur" për t'i paguar linjat e transportit publik. Karta mund të blihet në të gjitha makinat "Biletmatiks" ose në disa kioska afër stacioneve të metrosë ose stacioneve të autobusit. Karta nuk do të kushtojë më shumë se dhjetë lira turke. Pas blerjes, ju menjëherë do ta mbushni llogarinë tuaj. Kartat mund të përdoren në disa lloje të transportit publik: autobus, metrobus, tramvaj, traget, etj. HAVAIST nga aeroporti i Stambollit dhe HAVABUS nga aeroporti Sabiha Gokcen.  

Istanbul kart
IstanbulKart është një metodë e shpejtë dhe e lehtë e pagesës. 

Deri në pesë udhëtarë mund të udhëtojnë me një IstanbulKart. Megjithatë, çmimi me zbritje funksionon vetëm për një person. Pagesa duhet të bëhet direkt pas hipjes. Karta e udhëtimit duhet të jetë valide. Up to 5 passengers can travel on one IstanbulKart. However, the discount price works only for 1 person. Payment must be made directly after boarding. The travel card must be attached to the validator (kjo është e obligueshme vetëm për të hyrë).

IstanbulKart përdoret për të paguar çdo lloj të transportit publik. Është një metodë e përshtatshme dhe e lehtë e pagesës. 

XHITONAT

Xhitonat mund të blihen në "Jetonmatiks", ose kioskat e metrosë, stacione autobusi, etj. Xhitonat mund të përdoren për të gjitha llojet e transportit, përveç autobusit. Xhitonat përdoren për udhëtimet njëdrejtimëshe. Xhitonat shiten me dy ngjyra: të kuqe dhe të kaltra. Xhitonat e kaltër përdoren për traget. 

Taksitë nga aeroporti i Stambollit 

Shoferët e taksive janë duke pritur për klientët e tyre në anën e djathtë të aeroportit. Mbajeni në mend, pyesni për çmimin dhe pagesa bëhet vetëm me para të gatshme. Valuta më e mirë për të paguar është lira turke. 

Niveli i komoditetet përcaktohet nga ngjyra e veturës: 

  • E zeza është klasa premium;
  • E verdha është klasa ekonomike.
Taxi from the airport
Taksitë janë duke pritur për klientët në dalje të aeroportit. 

Transferi grupor

Një prej opsioneve më të besueshme është transferi grupor - një transfer nga aeroporti. Shoferi do të jetë duke pritur për ju me një shenjë (me emrin e hotelit, komapninë organizuese të transportit ose emrin tuaj). Kur zgjedhni të paguani për transferin në sistemin online, një zbritje dhe një çmim fiks do të ofrohet. Por, ju duhet të prisni derisa të gjithë pasagjerët të vijnë. 

Shvrbimet punojnë gjatë gjithë kohës, kështu që nëse fluturimi juaj është vonuar, shoferi do të presë për ju, ose ju do të merrni autobusin tjetër nga kompania tjetër, që është duke pritur udhëtarët e fluturimit tjetër. Shoferët komunikojnë me njëri-tjetrin, kështu që nuk ka raste që ju do të mbeteni pa transfer. 

Është fitimprurëse për një turist ta përdor transferin grupor, pasi është më e sigurtë dhe opsion më i lirë.

Distanca nga qyteti dhe kohëzgjatja e udhëtimit 

Distanca nga IGA në qytet është rreth 50 kilometra dhe koha nga aeroporti deri në destinacionin e caktuar ndryshon kohë pas kohe, varësisht nga lloji i transportit, kushtet e rrugës dhe ora. 

Çfarë transporti është më mirë ta përdorni?

Zgjedhja e transportit varet nga destinacioni:

  1. Rrugë e gjatë. Kur atje është një distancë e gjatë deri në destinacion, autobusi është opsioni më i përshtatshëm. Llojshmëria e rrugëve ju lejon të shkoni në pjesë të ndryshme të qytetit. Udhëtimet ndryshojnë. Orari i autobusit është i publikuar në aeroport, që ju lejon menjëherë ta gjeni rrugën tuaj.
  2. Udhëtim turistik. Një transfer grupor ju dërgon juve në ndërtesën apo hotelin që keni zgjedhur në rezervim. Interiori me klimë dhe ulëset komode do ta bëjnë udhëtimin tuaj tejet komod. Është e mundur që të rezervoni edhe ulësen për fëmijë për një tarifë shtesë. 

Trenat e shpejtë dhe linja e metrosë 

Linja e metrosë nga aeroporti Gayrettepe - Stamboll M11 planifikohet të kompletohet në fund të vitit 2020 - në fillim të vitit 2021. Funksioni kryesor i tij do të jetë transporti i udhëtarëve në distriktin e biznesit, Levent. Stacionet do të jenë në distancë. Ndalesat në zonat urbane - Gayrettepe dhe Kağıthane. Linja e metrosë shtrihet në një gjatësi prej 37.2 kilometrash, dhe udhëtimi zgjatë vetëm 30 metra. 

Ndërtimi i autostradës Marmara do të ofrojë linjë hekurudhore (HST - tren i shpejtë) mes zonës evropiane dhe aziatike të Stambollit. IGA është një nga gjashtë stacionet në këtë linjë. Treni i shpejtë do të kalojë përreth urës Sultan Selim Yavuz.

Më shumë informacione do të ofrohen pas kompletimit të ndërtimit. 

04 Shtator 2023
Filmat e famshëm që janë xhiruar në Turqi
Filmat e famshëm që janë xhiruar në Turqi Në vitet e fundit, shumë filma janë xhiruar nv Turqi shkaku i bukurive natyrore të vendit dhe historisë. Lexo më shumë
15 Qershor 2023
Çfarë nëse ju tregojmë juve, ju mund ta shpëtoni planetin në pushimet tuaja
Çfarë nëse ju tregojmë juve, ju mund ta shpëtoni planetin në pushimet tuaja Bota ndryshon pothuajse çdo ditë për shkak të këqijave që ne ia japim planetit tonë duke rritur ngrohjen, duke pasur përmbytje dhe hedhje të ujërave të zeza. E gjithë kjo bëhet nga njerëzit. Ne duhet të mësohemi të ndryshojmë zakonet tona për të ardhmen e planetit. Udhëtimi është një prej tyre. Ekziston një trend i ri i quajtur "Eco BnB", i ngjashëm me "Air BnB". Lexo më shumë
12 Qershor 2023
Rruga Lycian
Rruga Lycian Rruga Lycian, e cila është 540 kilometra e gjatë konsiderohet si njëra prej top dhjetë rrugëve me distancën më të madhe dhe u ofron vizitorëve një atmosferë me plotë natyrë dhe histori, duke kaluar nëpër shumë qytete antike dhe bukuri natyrore unike.  Lexo më shumë
26 Prill 2023
Çfarë është S.G.K?
Çfarë është S.G.K? S.G.K ose emërtimi i plotë - Sosyal Güvenlik Kurumu - është programi për kujdesin shëndetësor i qeverisë turke. Kujdesi shëndetësor është i detyrueshëm në Turqi për njerëzit mbi 18 vjeç deri në 65 vjeç që duan lejeqëndrim. Lexo më shumë
28 Mund 2023
Kopshtet e Lavenderit të fshatit Kuyucak
Kopshtet e Lavenderit të fshatit Kuyucak Nëse ju kaloni pranë Ispartas, ju do ta ndjeni erën e bukur që vjen nga kopshtet e lavenderit të fshatit Kuyucak. Ky fshat është ndër vendet në Turqi ku miiona njerëz e vizitojnë vit pas viti. Ky vend është aq mahnitës sa që mund të konkurrojë me Francën. Kjo zonë tregon shembull të mrekullueshëm të zhvillimit rural.  Lexo më shumë