Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Ku të shkoni për blerje në Antalia?

Ka zona të vjetra dhe të reja dhe qendra tregtare për turistët që duan të blejnë suvenire, të bëjnë blerje private, gjëra antike, tepihë, etj.  

Ku të shkoni për blerje në Antalia

Antalia është një vendndodhje e famshme me komoditete të mahnitshme, klimë të mrekullueshme dhe natyrë të gjelbër. Gjithashtu, është një qytet i përsosur për pushime dhe banim. Së bashku me shumë aspekte, qyteti ofron dyqane në Antalia. Ka zona të vjetra dhe të reja dhe qendra tregtare për turistët që duan të blejnë suvenire, të bëjnë blerje private, gjëra antike, tepihë, etj.  

Qyteti i vjetër i Antalias  

Qyteti i vjetër, Kaleichi, është në një vendndodhje të përsosur dhe është zhytur në histori. Derisa shëtisni rrugëve të ngushta të qytetit dhe në shtëpitë e vjetra, përvoja juaj e blerjeve do të plotësohet nga historia e zonës. Ka shumë dyqane të vogla me gjëra autentike si aksesorë, qilima dhe gjëra tjerë antike. Ka edhe butiqe të bukura që mund t'i vizitoni. Pikat kryesore të blerjeve janë zonat Cumhuriyet, Gulluk, Ataturk dhe Isiklar. Qyteti i vjetër është mahnitës dhe i lirë në krahasim me vendet tjera të blerjes në Antalia. 

Antalya Bazaar

Për ata që duan të shohin vende më ndryshe se qendrat tregtare, Bazaari i Antalias ka vendosje tejet të mirë. Ky është një Bazaar turk tradicional, që është pjesë thelbësore e jetës në kulturën e Anadollit. Ka gjithashtu edhe dyqane të vjetra, këpucëtarë dhe këtu mund të shijoni përvoja të shkëlqyera të blerjes në Bazaarin e Antalias. 

Caglayan Bazaar

Antalia ka disa dyqane të vogla të hapura për njerëzit vendas të blejnë ushqimet e tyre javore. Një prej tyre është Bazaari i Cagayanit, i cili ofron produkte të ushqimit. Ju mund t'i shihni vendasit duke blerë këtu dhe duke shikuar për shitësit më të mirë të ushqimit. Për turistët, ofron ushqime tradicionale turke, dhe ushqimi është i freskët, i pastër dhe organik.  

Iki Kapili Han

Iki Kapili Han është një vend i bukur historik ku ju mund ta vizitoni jo vetëm për blerje, por edhe për ta parë kulturën e vjetër të mrekullueshme. Ky vend ndodhet këtu prej shekullit të 15-të. Ka dyqane që bëjnë punë unike me dorë këtu, ju mund të gjeni suvenire të bëra nga duart, tekstil të bukur, pllaka të stilit Iznik si dhe erëza.

Për çfarë ju duhet të keni kujdes:

  • Këtu është e ndaluar që pjesët antike më të vjetra se 100 vjet të largohen nga Turqia. Mos harroni se derisa blini gjëra antike mos i kushtoni vëmendje shitësve që pretendojnë të kundërtën.
  • Për gjërat antike që doni t'i blini, kërkoni dokumentacionin e nevojshëm. Me dokumentacionin zyrtar, ju do të jeni gjithmonë në anën e sigurtë. 
  • Për stolitë e vlefshme dhe antike, mos i blini para se t'i kontrolloni dokumentacionin zyrtar të argjendarisë. Pronarët e ndershëm të dyqaneve zakonisht e varin këtë dokumentacion në muret e dyqaneve. 
15 Shtator 2023
Joga fluturuese
Joga fluturuese Joga fluturuese është ndryshe nga joga e cila përqëndrohet në qetësinë e mendjes duke lëvizur trupin tuaj. Lexo më shumë
12 Qershor 2023
Rruga Lycian
Rruga Lycian Rruga Lycian, e cila është 540 kilometra e gjatë konsiderohet si njëra prej top dhjetë rrugëve me distancën më të madhe dhe u ofron vizitorëve një atmosferë me plotë natyrë dhe histori, duke kaluar nëpër shumë qytete antike dhe bukuri natyrore unike.  Lexo më shumë
20 Gusht 2023
Interneti telefonik në Turqi
Interneti telefonik në Turqi Interneti telefonik i jashtëm është i nevojshëm kur dilni jashtë shtetit, sidomos në Turqi. Lexo më shumë
09 Tetor 2023
Rritja e çmime të qirave i shtyn njerëzit të ndajnë
Rritja e çmime të qirave i shtyn njerëzit të ndajnë Si zgjidhje, qiramarrësit, që kanë pasur vështirësi në pagesën e qirasë së tyre, kanë nisur të kërkojnë cimerë. Natyrisht, ka një rrezik për dëbim. Lexo më shumë
14 Shtator 2023
Goreme: Një aventurë jetësore
Goreme: Një aventurë jetësore Një gjë me siguri ne e dimë se duam të bëjmë një aventurë ikonike me balon mbi majat e Kapadokias. Lexo më shumë