Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Shtetësia turke dhe të huajt

Bëhu shtetas turk. Shumë të huaj që jetojnë dhe planifikojnë të qëndrojnë në Turqi, duhet ta konsiderojnë aplikimin për shtetësi turke.

Bëhu shtetas turk. Shumë të huaj që jetojnë dhe planifikojnë të qëndrojnë në Turqi, duhet ta konsiderojnë aplikimin për shtetësi turke. Turqia lejon shtetësi të dyfishtë, prandaj të huajt do të donin pasaportën turke duke pasur mundësinë ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre origjinale. Megjithatë, të gjithë të huajt duhet të këshillohen në konsulatë për shtetësinë e tyre origjinale, pasi disa vende nuk lejojnë shtetësi të dyfishtë ose disa kanë kufizime të ndryshme. 

Cilat janë kërkesat për marrjen e shtetësisë turke? 

Çdo i huaj i rritur që ka qenë duke jetuar në Turqi për pesë vjet mund të aplikojë për shtetësi turke. Koha e kaluar jashtë vendit nuk duhet të kalojë gjashtë muaj. Kjo kohë është e reduktuar për tre vjet, nëse i huaji është i martuar me një shtetas/e turk. 

Nëse ju zotëroni pasuri të paluajtshme në Turqi, ju mund të aplikoni për shtetësi pas pesë vitesh. E njejta periudhë kërkohet për të huajt që punojnë në Turqi. 

Një mënyrë tjetër për marrjen e shtetësisë turke është duke investuar. Në vitin 2018, Qeveria e Turqisë shtoi ligjin e ri, i cili parasheh disa ndryshime. Sipas ligjit të ri, çdo i huaj që blen pasuri të paluajtshme në Turqi në vlerë të paktën prej 250 mijë dollarësh (prona nuk mund të shitet në tre vite) ose të bëjë investim kapital prej 500 mijë dollarësh, mund të aplikojë për shtetësi turke. Opsionet tjera janë që të huajt të punojnë të paktën 50 punëtorë turq, si dhe duke blerë instrumentet shtetërore të borxhit në vlerë prej 500 mijë dollarësh për tre vjet ose duke depozituar në bankë shumën e njejtë. 

Si të aplikoni për shtetësi turke?

Të gjithë të huajt që munden të blejnë prona ose të investojnë në Turqi, mund të aplikojnë për shtetësi turke.

Të gjithë aplikacionet për shtetësi turke dhe pasaportat dërgohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Regjistrimit Civil dhe të Shtetësisë së Jashtme. Të huajt duhet të paraqiten në zyren më të afërme të Drejtorisë së Përgjithshme të Regjistrimit Civil dhe të Shtetësisë së Jashtme, ku do të intervistohen, si dhe do ta dëshmojnë nivelin e gjuhës turke.

Dokumentet e nevojshme për aplikim: forma e aplikacionit, pasaporta valida dhe kopja e tij (e përkthyer dhe noterizuar), katër fotografi pasaporte, kopja e certifikatës së lindjes, certifikata martesore (nëse ka), dokument që dëshmon se ju jeni në gjendje të mirë fizike dhe psiqike, dokument që dëshmon se aplikuesi mund të mbështetet në vetvete, dëshmia e adresës, fatura e pagesës së taksës.

Dokumentet që kërkohen kur blini një pronë në Turqi: forma e aplikuesit, një kopje e TAPU-s, raporti i vlefshmërisë së pronës, fatura origjinale e pagesës nga blerësi dhe shitësi, pasaporta valide dhe kopja e tij (e përkthyer dhe noterizuar), numri i taksës turke. Ju lutem kontrolloni uebsajtin zyrtar për më shumë informacion. 

Migrimi në Turqi dhe pasaporta turke 

Turqia është një vend me shumë avantazhe dhe disavantazhe dhe migrimi në Turqi në vitet e kaluara e ka dëshmuar këtë. Popullësia e huaj që jeton në Turqi arrin në 1.5 milionë njerëz. 

Qeveria turke ka njoftuar se nga viti 2005, më shumë se 300 mijë të huaj kanë investuar në pasuri të paluajtshme në Turqi në vlerë prej mbi 50 miliardë dollarë. Shumë prej tyre kanë migruar në Turqi, kanë aplikuar për shtetësi turke dhe kanë marrë pasaportën e Turqisë. Përveç mundësisë së punës në Turqi, ata mund të përfitojnë nga regjimi pa viza në 115 shtete, shtetësi për bashkëshortin/en dhe fëmijët, shërbim mjekësor dhe avantazhte tjera që sjell Turqia. 

Për ta marrë pasaportën turke, qytetarët kanë nevojë për kartë identiteti turk, certifikatë lindjeje ose dokument i përkohshëm i identifikimit si dhe dëshmia e pagesës. 

Çfarë është karta turke e identitetit? 

Karta e identitetit turk (ID) është e detyrueshme për gjithë shtetasit turk. Që nga viti 2017, kartat e reja të identitetit dhe pasaportat janë biometrike që e mundësojnë identifikimin përmes sistemeve elektronike. Karta turke e identitetit mund të përdoret si dokument udhëtimi në disa vende në vend të pasaportës. Kartat e reja të identitetit janë të vlefshme për dhjetë vite.

Për më shumë informacion, ju lutem kontrolloni uebsajtin zyrtar

30 Korrik 2022
Blini banim në Alania
Blini banim në Alania Blini një shtëpi në Alania, vend i cili është i popullarizuar në Turqi, në uebsajtin tonë. Lexo më shumë
29 Korrik 2022
Historia e Summer Home
Historia e Summer Home Summer Home Real Estate është një agjencion turk i pasurive të paluajtshme. Është themeluar në vitin 2002 në Antalia. Qytet i madh, me aeroport ndërkombëtar dhe qendër shumë e popullarizuar turistike. Lexo më shumë
29 Korrik 2022
Bashkëpunimi me Summer Home
Bashkëpunimi me Summer Home Summer Home aktualisht duke kërkuar një Agjencion Profesionale/ Brokerë të Pasurive të Paluajtshme për të bashkëpunuar në shitjet e pasurive të paluajtshme turke. Lexo më shumë
30 Korrik 2022
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi Investim në një apartament në Side, Turqi, banim luksoz dhe jo i shtrenjtë në këtë regjion është i popullarizuar nga blerësit prej Evropës dhe ish-shtetet e CIS. Lexo më shumë