THIRRNI TANI +90 242 511 99 98 MOBIL +90 538 888 16 16 GJENI NJË PRONË

Taksa e pronës - a jeni ju të liruar?


Taksa e pronës - a jeni ju të liruar?

Çfarë është taksa në pronë dhe pse disa qytetarë janë të liruara nga ajo? 

Çdo qytetar që zotëron pasuri të paluajtshme në kufinjtë e Turqisë është i detyruar të paguajë taksë në pronë, por ka një grup minor që nuk kanë nevojë ta bëjnë këtë. Pra, kush janë ata dhe si mund ta zbuloni se ju nuk keni nevojë të paguani taksë? Nëse ju i plotësoni disa kritere nga lista e mëposhtme, mund të liroheni nga pagesa e taksës në pronë. 

Fillimisht, pensionerët, që dëshmojnë se nuk kanë asnjë të ardhur, vejanët/vejushat, jetimët, njerëzit në pension të parakohshëm, gratë familjare, veteranët dhe jetimët e luftës janë të liruar nga taksa në fjalë nëse përmbushin disa kritere. 

Çfarë është taksa në pronë?

Të gjithë ata që zotërojnë pasuri të paluajtshme në kufinjtë e Turqisë i bëjnë pagesat e taksës në pronë në dy këste. Të parën në maj dhe të dytën në nëntor çdo vit. Këto taksa të pasurive të paluajtshme paguhen për ndërtim, tokë dhe mblidhen nga komunat.  

Megjithatë, ka lirim për njerëzit që i plotësojnë disa kushte të caktuara. Me fjalë tjera, norma e taksës për këta njerëz përcaktohen nga Këshilli i Ministrave në zero ose si zbritje. 

Cilat janë kushtet e lirimit nga taksa në pronë? 

Pra, cilat janë kushtet për t'u liruar nga pagesa e taksës në pronë? Norma prej zero përqind për taksën në pronë të pasurive të paluajtshme përdoret për njerëzit që kanë vetëm një banim në në kufinjtë e Turqisë, ku zona e tyre nuk është mbi 200 metra katrorë. Kështu, nëse personat e përfshirë në këtë rreth, kanë më shumë se një banim, është e mundur të mos përfitojnë nga taksa prej zero përqind në pronë. Në këtë rast, ata duhet të paguajnë taksa në pronë për të gjitha pasuritë e paluajtshme që ata i zotërojnë. 

Cilat janë dokumentet e të hendikepuarave për t'u liruar nga taksa në pronë? 

Për t'u liruar nga taksa në pronë, karta e të hendikepuarve duhet të paraqitet në zyrën relevante të komunës dhe fotokopjet duhet të përfshihen në formularin e dhënë atje. Ata që nuk kanë kartë të tillë duhet të paraqesin një kopje origjinale të raportit mjekësor në komunë ose të paraqesin kopjen e saj në formular. 

Cilat janë kushtet për t'u liruar nga taksa në pronë për personat pa të ardhura? 

Personat që nuk kanë të ardhura si pagë, nga aktivitetet komerciale, industriale apo profesionale, janë të liruar nga pagesa e taksës në pronë për pasuritë e paluajtshme. 

Cilat janë kushtet dhe dokumentet e nevojshme për amviset që të lirohen nga pagesa e taksës në pronë? 

Për amviset që nuk kanë të ardhura, pavarësisht faktit që fëmijët apo bashkshortët e tyre kanë të ardhura. Për këtë arsye, nuk aplikohet pagesë e taksës në pronë. Andaj, në prezencë të kushteve tjera, amviset mund të përfitojnë nga taksa në pronë e reduktuar për zero përqind. Për amviset taksa në pronë nuk vlen, me një dokument që deklaron se nuk ka asnjë detyrim tatimor dhe një dokument nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondit Pensional dhe një dokument tjetër nga Institucioni i Sigurimeve Shoqërore që tregon se nuk ka sigurim aktiv.

Nëse i plotësoni këto kritere, mund të liroheni që të paguani taksë në pronë, gjithashtu.

Të rejat & Vështrimet

Chat
Ask a question