Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Ku të thirrni në rast të emergjencës?

Shërbimet e emergjencës janë të çassshme edhe nëse nuk jeni turkfolës derisa ata kanë numrat e shkurtër që mund t'i thirrni edhe nëse nuk jeni të lidhur me telefonitë turke. Shumë prej tyre kanë mbështetje gjuhësore, kështu që mungesa e gjuhës nuk do të jetë problem në Turqi. 

Siç e dimë, mikpritjen turke e tejkalon vetëm bukuria natyrore e vendit. Për t'i tërhequr turistët nga e gjithë bota, Turqia punon që ta bëjë vendin të sigurtë, sidomos në zonat e ngarkuara. Shërbimet e emergjencës janë të çassshme edhe nëse nuk jeni turkfolës derisa ata kanë numrat e shkurtër që mund t'i thirrni edhe nëse nuk jeni të lidhur me telefonitë turke. Shumë prej tyre kanë mbështetje gjuhësore, kështu që mungesa e gjuhës nuk do të jetë problem në Turqi. 

Këtu është lista me numrat esencial për rastet e emergjencës: 

Ambulanca dhe ndihma mjekësore – 112 për të gjitha thirrjet emergjente. Kur thirrni, pranuesi menjëherë do t'ju drejtojë te shërbimi. Trajtimi i emergjencave është i njejtë për turistët e huaj dhe vendasit.

Zjarrëfikësit - 110

Zyra e hetuesisë - 118

Policia komunale - 153

Policia rrugore - 154

Policia - 155

Roja detare - 158

Shërbimet e zjarrëfikësave për male - 177

Fëmijët e humbur, ndihma për gratë - 183

Shërbimet tjera të nevojshme

Qendra e komunikimit për të huajt - 157

Linja telefonike është hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Migracionit të Ministrisë së Brendshme dhe është e hapur për adresimin e pyetjeve dhe shqetësimin e të huajve në lidhje me hyrjen, qëndrimin dhe largimin nga Turqia. Për këshillat mbi procedurat e mbrojtjes ndërkombëtare dhe të përkohshme, për informacionet në lidhje me të drejtat dhe obligimet e të huajve që janë në Turqi me status të ndryshëm, dhe për t'iu përgjigjur thirrjeve dhe kërkesave urgjente në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore.

Linja telefonike operon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë në gjuhën turke, angleze, arabe dhe ruse. Ky shërbim poashtu ka llogari në rrjetin social "Twitter".

Linja telefonike turistike - 179.

E krijuar nga Komuna e Antalias, ky shërbim siguron informacion të saktë në lidhje me aktivitetet turistike, merret dhe zgjidh ankesat nga turistët e huaj. Këshilltarët do t'ua japin të gjitha informatat në lidhje me qëndrimin në Turqi, cilësinë e shërbimeve, ushqimin dhe transportin. Ata do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në rast të shkeljes së rregullave të shërbimeve. Me marrjen e një kërkese nga një turist, menjëherë ata do të ndërhyjnë që të ofrohet niveli i pranueshëm i shërbimit.

Thirrjet në 179 në Turqi janë falas nga çdo telefon, përfshirë edhe celularin. Në sezonin e ngarkuar, nga 1 qershori deri më 1 tetor, punohet gjatë gjithë kohës, shtatë ditë në javë. Pjesa e tjetër e vitit, orari është nga ora 09:00 në mëngjes deri në orën 17:00 pasdite. Ekipi i këshilltarëve shumëgjuhësh siguron mbështetje në gjuhën turke, angleze, gjermane dhe ruse.

Qendra e thirrjeve e Ministrisë së Shëndetit "SABIM" - 184 

Ofron informacion në lidhje me kujdesin mjekësor dhe merret me ankesat në trajtimin mjekësor turk. Shërbimi "SABIM" u krijua për qytetarët turq, por në mënyrë të njejtë, siguron mbështetje edhe për të huajt që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Thirrjet janë falas nga telefonitë fikse dhe celularët. Linja është e hapur gjatë gjithë kohës, shtatë ditë në javë. Këshilltarët ofrojnë mbështetje në gjuhën angleze, gjermane, arabe dhe ruse.

Njësia Ndërkombëtare e Ndihmës për Pacientët (IPAU) e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë - 0850 288 38 38

Linja telefonike ofron përkthim gojor në gjuhën angleze, gjermane, franceze, ruse, farsi dhe arabe për njerëzit që nuk flasin gjuhën turke. Të gjithë mund ta thirrin këtë numër falas me shërbim 24/7 dhe të zgjedhin gjuhën që ata duan ta flasin. Shërbimi i përkthimit falas është ofruar për komunikim me linjat telefonike të njësive emergjente të Turqisë, si dhe në spitalet universitare, spitalet private, barnatore dhe në Ministrinë e Shëndetësisë. 

09 Qershor 2023
Ishujt e lundrimit në Arsiyan Plateau
Ishujt e lundrimit në Arsiyan Plateau Vizitorët janë duke shkuar në Artvin, vend i njohur si "qytet i qetë" në qytetin e Savsatit, i cili ka 12 ishuj lundrimi në verë. Atje ka edhe 20 liqene të mëdha dhe të vogla në Arsiyan Plateau, i cili ndodhet në malin Göze Mountain në një lartësi prej 3,176 metrash nga niveli i detit afër me kufirin gjeorgjian në distriktin Şavşat. Lexo më shumë
27 Mund 2023
Gara miqësore dhe e qetë në Göbeklitepe
Gara miqësore dhe e qetë në Göbeklitepe Ministri Ersoy vizitoi "Europa-Orien", garën lindje-perëndim miqësore dhe të qetë dhe ekipin e garuesve, garë e cila nisi në Stamboll-Sultahahmet dhe vazhdoi në Şanlıurfa. Ishte konfirmuar se viti 2019 do të jetë viti i Göbeklitepe dhe të gjithë garuesit janë të mirëseardhur. Më pas, Ersoy eci nëpër qytet me anëtarët tjerë duke u duartrokitur nga qytetarët. Pas përfundimit të garës në Göbeklitepe, ministri Ersoy dhe garuesit vizituan rrënojat. Lexo më shumë
26 Mund 2023
Klubet më të mira të natës në Alania
Klubet më të mira të natës në Alania Kur ju e vizitoni Alanian, ju me gjasë doni të gjeni vendin e duhur për t'u argëtuar. Shikojeni. Momente të paharrueshme, kujtime të bukura do të mbesin tek ju. Lexo më shumë
28 Mund 2023
Kopshtet e Lavenderit të fshatit Kuyucak
Kopshtet e Lavenderit të fshatit Kuyucak Nëse ju kaloni pranë Ispartas, ju do ta ndjeni erën e bukur që vjen nga kopshtet e lavenderit të fshatit Kuyucak. Ky fshat është ndër vendet në Turqi ku miiona njerëz e vizitojnë vit pas viti. Ky vend është aq mahnitës sa që mund të konkurrojë me Francën. Kjo zonë tregon shembull të mrekullueshëm të zhvillimit rural.  Lexo më shumë
15 Korrik 2023
Çfarë janë Ashuret?
Çfarë janë Ashuret? Emri Ashure vjen nga gjuha hebre, Ashura. Ashure është një ëmbëlsirë e bërë në vendet myslimane, në mesin e të cilave është Turqia. Ëmbëlsira bëhet për ta festuar ditën e dhjetë të muajit të veçantë, Muharram ul Haram në kalendarin Hixhri. Ky muaj i veçantë festohet në përgjithësi në shtator, që përkthehet si Viti i Ri në kalendarin Hixhri.  Lexo më shumë