Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Transporti publik në Alania

Transporti publik në Alania është shumë i përshtatshëm dhe efiçienca e tij është e lartë. Karakterizohet nga autobusë të mëdhenj, të rinj dhe me kapacitet të lartë.

Transporti publik në Alania është shumë i përshtatshëm dhe efiçienca e tij është e lartë. Karakterizohet nga autobusë të mëdhenj, të rinj dhe me kapacitet të lartë. I shërben të gjitha segmenteve të shoqërisë, përfshirë studentët, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me nevoja të veçanta, teksa objektivi është transporti i lehtë për të gjithë në Alania.

Rrjeti i linjave të autobusit mbulon gjithë Alanian, kështu që ju nuk keni nevojë të përdorni veturën tuaj. Autobusët do t'ju dërgojnë kudo që ju doni për vetëm katër lira turke nëse ju paguani me para të gatshme. Gjithashtu, një karakteristikë e rëndësishme është se të gjithë autobusë janë me kondicioner ajri derisa ofrojnë hapësirë edhe për njerëzit me foshnje dhe ata me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, dyert e autobusit hapen me rrëshqitje që ua mundësojnë të moshuarve dhe njerëzve me nevoja të veçanta të hyjnë dhe të dalin nga autobusi lehtësisht dhe në mënyrë të përshtatshme. 

Të gjithë autobusët janë të pajisur me kamera sigurie për ta bërë udhëtimin më të sigurtë si dhe një monitor që tregon rrugët e autobusit dhe ndalesën e radhës. Për më shumë, ka dy dyer dhe disa kanë tre, një për hyrje dhe pagesë të rrugës, tjetra për pagesë me para të gatshme apo kartelë krediti dhe një tjetër për dalje. Kjo shmang ndonjë pakënaqësi dhe i mban autobusët mirë të organizuar. 

Rrugët e autobusit janë të qarta dhe mirë të njohura. Të gjithë autobusët janë të numëruar, që tregon zonën që ata e mbulojnë dhe ndalesat e autobusëve janë të numëruara duke mbuluar hapësira të mëdha. Orari i kohës për autobusët ndodhet në internet ose në stacionet kryesore. Fatkeqësisht, kjo nuk është e qëndrueshme nganjëherë, por mos u shqetësoni, kjo ndodhë shkaku i trafikut. 

Stacioni kryesor i autobusit 

Stacioni i autobusit, "The Friday Bazaar" ndodhet në qendër të qytetit, afër marketeve më të famshme si pazari i së premtes dhe zona e pazarit qëndror. Nëse doni ta vizitoni ndonjë zonë në Alania, ju mund të ecni nga ky stacion dhe ta zgjedhni autobusin e duhur për të arritur në destinacionin tuaj. Gjithashtu, ju mund të vizitoni destinacionet më të famshme turistike si Kalaja e Alanias, plazhi Kleopatra, Mahmutlar, Kargicak dhe Kestel. 

Linjat e busit 

Shumë turistë përdorin autobusët në Alania, sepse janë më të lehtë të përdoren dhe linja filletare e autobusit kalon në zonat më të rëndësishme të qytetit. Ndalesat e autobusit janë të mëdha dhe shumica e autobusëve udhëtojnë me një diferencë kohore me autobusin tjetër prej pesë minutash. Këtu janë disa nga autobusët më të rëndësishëm që frekuentohen më së shumti: 

  • 101 Sheshi Ataturk 
  • 202 25.Rruga Meter 
  • 4 Kalaja e Alanias
  • 10 Dim Cay.

Si të paguajmë? 

Janë dy opsione kur vjen puna te pagesa. E parë është me para të gatshme (katër lira turke) dhe ju mund të paguani edhe me kartë të quajtur "Kent Kart".

"Kent Kart" është gjithashtu e njohur si karta e qytetit të Alanias, që është krijuar për ta bërë eksperiencën në autobus më të lehtë. Ju mund të shtoni para në kartën tuaj në dyqanet e gjithë qytetit.

Udhëtim të këndshëm! 

13 Tetor 2023
Gazi natyror një zgjedhje e shkëlqyer e ngrohjes
Gazi natyror një zgjedhje e shkëlqyer e ngrohjes Gazi natyror është i përdorur në të gjithë botën dhe pranohet si një metodë e sigurtë dhe e shëndetshme e ngrohjes së shtëpive. Lexo më shumë
12 Korrik 2023
Hajmalia
Hajmalia "Nazar" Ju i shihni ato çdokund në Turqi: duke i mbajtur lart në dyer, në vetura, në veshmbathjet e foshnjave, të përfshira në aksesorë, në mure dhe në xhepat e njerëzve. Arsyeja për këtë është sepse turqit besojnë se kjo hajmali e mban larg syrin e djallit nga ata. Lexo më shumë
10 Qershor 2023
Kanioni Tazi
Kanioni Tazi Kanioni Tazi ndodhet në Parkun Kombëtar të Kanionit Köprülü, kufinjtë e të cilit janë mes Serik, Manavgat dhe Isparta. Eksplorimi i ri i Kanionit Tazi i takon rrjeteve sociale. Duke e kërkuar atë në "Google Maps", do t'ju udhëzojëpër këtë vend, ku pamjet janë të jashtëzakonshme.  Lexo më shumë
05 Korrik 2023
Si të merrni një kartë SIM për të huajt në Turqi?
Si të merrni një kartë SIM për të huajt në Turqi? Mirë, pjesa më e rëndësishme e këtij procesi është të merrni pasaportën tuaj me vete në dyqanet origjinale të celularëve. Ju mund të shkoni te cilido dyqan i celularëve, por rekomandimi ynë do të ishte Vodafone ose Turkcell. Kur e gjeni një dyqan (ata mund të jenë të vendosur në Google Maps). Lexo më shumë
12 Shtator 2023
Katër rrugët më të bukura për t'i mirëpritur pranverat herët
Katër rrugët më të bukura për t'i mirëpritur pranverat herët Pas një dimri interesant, shenjat e para të pranverës paraqiten në disa qytete turke. Lexo më shumë