Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Turizmi në Tunceli

Tunceli është një provincë në Turqi që ndodhet në lindje të zonës së Anadollit. Provinca është e rrethuar nga malet e bukura që kanë pamje të bukur. Tunceli është një tokë me natyrë të paprekur, e gjelbëruar dhe me shkëmbinjë.

Tunceli është një provincë në Turqi që ndodhet në lindje të zonës së Anadollit. Provinca është e rrethuar nga malet e bukura që kanë pamje të bukur. Tunceli është një tokë me natyrë të paprekur, e gjelbëruar dhe me shkëmbinjë. Kjo provincë ndodhet 133 kilometra në veri të Elazigut, 280 kilometra nga Erzurumi dhe 375 kilometra nga Sivas. 

Ekonomia e Tuncelit bazohet nga fermerët dhe agrikultura. Ka shumë fabrika që bashkëpunojnë me provincën e Elazigut. Këto fabrika përpunojnë pambukun duke e bërë fije.

I njohur dikur si Dersim, Tunceli ka pasur histori të ngjashme me qytetet tjera të Anadollit në të kaluarën. Ishte vendlindje e shumë qytetërimeve. Kishte urartianë, persianë, romakë, bizantinë dhe osmanë. Rrënojat që kanë mbetur, shfaqen në muze dhe në të gjithë qytetin.

Njëra prej rrënojave më të famshme është kështjella e Pertekut, që ndodhet jashtë qytetit, në rrugën për në Elazig, që daton nga periudhat e mëhershme. Është gjithashtu edhe kështjella e Mazirtit dhe disa ura historike në Tunceli. 

Një tjetër vend i bukur afër është lugina 36 kilometra e gjatë që duhet Manzur dhe ndodhet në Parkun Kombëtar të Tuncelit. Shumë njerëz vijnë këtu për shërim shkaku i mineraleve të dobishme. Gjithashtu, aty ndodhet një lum i cili është i mbushur me trofta, që e bën atë të shkëlqyer për peshkim. Kjo zonë është edhe ideale për hiking. 

Në vitet e fundit, ka pasur projekte për ta bërë këtë park natyror zonë për rafting, dhe në vitin 2019, guvernatori i Tuncelit bëri me dije se tani është i mundur ky sport në lum. Shoqata e raftingut kishte vendosur të festonte hapjen duke organizuar turne botërorë të raftingut në luginën Munzur. Turneu ishte një sukses i madh me mysafirë nga më shumë se 20 shtete me rreth 800 sportistë. Për shkak të suksesit, guvernatori nisi ta bëjë këtë zonë destinacion pushimi për sportistët e sporteve ujore. Tani, mund të gjeni lloje të ndryshme të varkave për ju që ta shijoni kohën në lum.

Brenda dy vitesh provinca u ndërtua, 24 parqe fëmijët, gjashtë fusha futbolli dhe një zonë trajnimi për golf. Trajnerët më të mirë të Turqisë mund të gjenden këtu duke dhënë shërbimet më të mira për klientët e tyre. Gjithashtu, ka një fermë të kuajve dhe një park për ziplin.

31 Marsh 2023
Vendet historike të Alanias
Vendet historike të Alanias U përdor për të ndërtuar dhe riparuar anije dhe u përdor deri në vitin 1960. Sot përdoret vetëm si një muze për detarinë. Lexo më shumë
08 Korrik 2023
Një listë me vende interesante dhe plazhe të këndshme në Turqi
Një listë me vende interesante dhe plazhe të këndshme në Turqi Ne e kemi një listë për juve që t'i vizitoni plazhet më të mira në Turqi. Kjo listë është e bazuar në kompanitë e shtypit në Mbretërinë e Bashkuar. Vendin e parë e zë Patara, që është 70 kilometra larg nga Fethiye. Patara është e famshme për rrënojat e saj të qytetit antik, Lician. Lexo më shumë
02 Gusht 2023
Muzeu i Antalias
Muzeu i Antalias Antalia ka qenë nikoqire që mijëra vite për shumë qytetërime. Rrënojat antike dhe shumë vende historike dëshmojnë se qyteti ofron bukuri të ndryshme për entuziastët e historisë. Lexo më shumë
25 Shtator 2023
Udhëtim rrugor nëpër vendet kryesore të Turqisë
Udhëtim rrugor nëpër vendet kryesore të Turqisë Stambolli është i bukur, por vend i ngarkuar për t'u vizituar, andaj nëse doni të vizitoni një vend më të qetë, shkoni në lindje. Lexo më shumë
03 Gusht 2023
Teleferiku në Antalia
Teleferiku në Antalia Antalia ka pamje të mrekullueshme edhe kur shkoni lart në kodrat më të vogla. Përpos bukurive të shumta që ofron regjioni, natyra e saj dhe pamjet janë ndër gjërat më të mira. Mysafirët mund t'i shijojnë malet, luginat dhe detin brenda një periudhe pushimi.   Lexo më shumë