Turkish Airlines ka shtuar fluturime në dy destinacione tjera

Turkish Airlines (THY) ka njoftuar se kompania do të fillojë fluturimet në qytetet gjermane të Bremenit dhe Leipzigut duke rritur numrin e destinacioneve të tij gjermane në 11.
THY (Turkish Airlines) tashmë fluturon në nëntë destinacione në Gjermani: Berlin, Dyseldorf, Frankfurt, Hamburg, Hanover, Këln, Mynih, Nuremberg dhe Shtutgart. Kompania fillimisht do të fluturojë për në Bremen dhe Leipzig me aeroplanët Airbus 320 dhe 321, katër herë në javë - të martën, të enjten, të shtunën dhe të dielën.
THY (Turkish Airlines) ka rritur të ardhurat për 35 përqind në tremujorin e parë të vitit të kaluar njejtë sikur në muajt e vitit 2010. Në të njejtën periudhë, numri i pasagjerëve është rritur për 11 përqind me 24.3 milionë. Me 178 aeroplanë, kjo kompani bën 5107 fluturime në baza vendore dhe ndërkombëtare.