Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Udhëtimi kujdestar

"Udhëtimi kujdestar" është një mundësi për ju që t'i shikoni pronat që ju pëlqejnë dhe ne i mbulojmë të gjitha shpenzimet pasi ju blini suksesshëm një pronë.

Summer Home Real Estate ju rekomandon juve të vini dhe të shikoni se çfarë vendi i mrekullueshëm është Turqia me histori të pasur, kulturë dhe pamje spektakolare të vendit. Ne besojmë se ju do ta adhuroni Mesdheun dhe do ta pëlqeni stilin fantastik të jetesës në rivierën turke. "Udhëtimi kujdestar" është një mundësi për t'i shikuar pronat që ju i keni parë në platformën tonë online. Udhëtimi i vëzhgimit nga Summer Home aranzhohet në bazë të kërkesave të juaja individuale, specifikave personale dhe të përshtatura sipas buxhetit tuaj financiar. Ne do t'ju ofrojmë juve informacione në lidhje me pronat që ju interesojnë me një fletushkë të pronës, planin e kateve, listën e çmimeve dhe vendndodhjen e projektit.
Rezervoni datën gjatë qëndrimit tuaj në Turqi, një përfaqësues i Summer Home do t'ua jap vëmendjen e tij/saj të plotë, me sjelljet më miqësore dhe shërbime të besueshme. Të gjitha informacionet e detajizuara do të ofrohen në gjuhën angleze, gjermane, sllovake, suedeze, ruse, persiane, arabe ose në gjuhën turke. Ju lutem na tregoni për datat e planifikuara për udhëtimin kujdestar dhe ne do të donim që datat e juaja të preferuara të jenë në akordim me kalendarin tonë. 
Bileta e avionit - Transferi - Akomodimi në hotel Summer Home do t'ua aranzhojë transferimin nga aeroporti prej Antalias ose Gazipasas dhe do t'ju drejtojë direkt në hotel. Ne do t'ju ofrojmë akomodim në hotel në një vend të përshtatshëm. Nëse ju blini një pronë përmes nesh, pas nënshkrimit të kontratës së blerjes, ne do t'ju mbulojmë të gjitha shpenzimet e tiketës së avionit dhe akomodimit. 
Në rast se ju nuk blini një pronë përmes nesh në Summer Home gjatë udhëtimit kujdestar, atëherë ju jeni të obliguar që t'i mbuloni shpenzimet e transferimit dhe akomodimit. 
* Udhëtimi kujdestar me Summer Home aranzhohet në bazë të kërkesave të juaja individuale, specifikave personale dhe të përshtatura sipas buxhetit tuaj financiar.
Jeni të mirëseardhur për të rezervuar një udhëtim vëzhgimi! 

09 Marsh 2023
Transferimi nga/në aeroport
Transferimi nga/në aeroport Shërbimet e Summer Home janë të gatshme t'u aranzhojnë transferim nga/në aeroport për ju ose mysafirët tuaj në pronën tuaj në çdo kohë. Lexo më shumë
10 Marsh 2023
Mobilimi i shtëpisë
Mobilimi i shtëpisë Njëra prej vështirësive më të mëdha pas blerjes së pronës suaj jashtë mund të jetë gjetja e orendive të duhura për shtëpinë tuaj. Lexo më shumë
08 Marsh 2023
Qiraja për pushime në Turqi
Qiraja për pushime në Turqi Ju ndoshta do të doni të merrni me qira një shtëpi për pushime, për qëndrim më të gjatë apo dëshironi ta lëshoni me qira pronën tuaj. Lexo më shumë
11 Marsh 2023
Paketa e shërbimit në shtëpi
Paketa e shërbimit në shtëpi Për t'ju ndihmuar të ndiheni sa më rehat dhe të kënaqur pasi të keni blerë shtëpinë tuaj të pushimit në Turqi, ne u ofrojmë klientëve tanë paketën tonë të njohur të shërbimit në shtëpi. Lexo më shumë
12 Marsh 2023
Paketa e shërbimit pas blerjes
Paketa e shërbimit pas blerjes Për ta bërë qëndrimin tuaj më të mirë dhe për të kaluar në shtëpinë tuaj të re të ëndrrave në Turqi sa më qetë dhe më rehatshëm, ne ju ofrojmë paketën tonë të shërbimit pas blerjes. Lexo më shumë