Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Udhëzues për blerje

Gjatë procesit të blerjes, ka disa karakteristika që ju duhet t'i vini në konsideratë para, gjatë dhe pas blerjes.

Të blesh përmes ndërmjetësuesit në Summer Home

Mënyra më e lehtë për të bërë një blerje të suksesshme është që ju të blini nga një ndërmjetësues, i cili mund ta flasë gjuhën tuaj dhe mund t'ju udhëzojë në lidhje me të gjithë hapat e procesit të blerjes. Para se ju të kërkoni një pronë në Turqi, ne ju rekomandojmë që ju të planifikoni kujdesshëm më parë. Kjo ju ruan kohën dhe do t'ju ndihmojë t'i shmangni problemet tjera. 

Blerja e një prone për të huajt në Turqi është proces i thjeshtë. Arsyet për të blerë mund të jenë të ndryshme, por kur të vjen koha, është e rëndësishme që ju, si blerës potencial në Turqi, duhet t'i kuptoni procedurat dhe procesin.

Megjithatë, të blesh një pronë në një vend të huaj mund të jetë nganjëherë problem nëse nuk bëhen gjërat e duhura. Ju duhet të filloni duke bërë rikërkime. Shumë pyetje duhet të bëhet dhe shumë vendime duhet të merren derisa ju jeni duke bërë një blerje të pronës.

Duke shikuar në projektet tona, ju duhet të merrni ide të ndryshme për shitjet në Turqi. Ju duhet të shkruani se cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e shtëpive që ju mund t'i zgjedhni dhe t'i krahasoni çmimet mes projekteve. Pas kësaj, ju duhet ta shikoni vendndodhjen dhe llojin e pronës që ju përshtatet juve.

Nuk është vetëm e rëndësishme të zgjedhni një agjencion të pasurive të paluajtshme profesionale dhe me reputacion, por është e rëndësishme edhe të shikoni në prapaskenën e kompanisë së ndërtimeve.

Në Summer Home Real Estate, ne i kushtojmë kujdes dhe i inkurarojmë të zgjidhni gjërat që ne i prezantojmë dhe i komunikojmë me klientët tanë.

Blerja e një prone në Turqi përmes Summer Home do t'ju jap disa avantazhe. Ne do t'ju ndihmojmë të gjeni atë që saktësisht jeni duke shikuar dhe ju mund të përfitoni nga përvojat dhe shërbimet tona profesionale para dhe pasi të blini apartamentin apo shtëpinë tuaj në Turqi. Sepse ne besojmë se shërbimet tona janë të nevojshme jo vetëm gjatë procesit të blerjes, por edhe pas blerjes së pronës suaj.

Planifikimi financiar para blerjes së një prone në Turqi 

  • Në rast se ju bleni një shtëpi pushimesh derisa ju jeni në Turqi, ju sygjerojmë të shikoni gjendjen tuaj financiare para ardhjes suaj. 
  • Në rast se ju planifikoni ta vizitoni Turqinë për të blerë apo për të shikuar, atëherë ju duhet ta dini se cila është situata juaj financiare. 
  • Opsionet e pagesës janë të ndryshme nga blerjet e një shtëpie të gatshme apo të një shtëpie që është duke u ndërtuar. Rregulli i përgjithshëm është se kushtet e pagesës dhe çmimi i blerjes mund të ndryshojnë nga rasti në rast. 
  • Në përgjithësi, nuk është e nevojshme të kesh shumë të madhe parash "kesh". Në të shumtën e rasteve, kryen punë pagesa përmes bankës pasi ju të depozitnoni paratë për të siguruar blerjen. Megjithatë, nëse ju prisni të keni çasje në shumën e blerjes gjatë vizitës suaj, atëherë konsultohuni me bankën tuaj para se të udhëtoni për të parë nëse transferimi është i mundur. Pyesni bankën tuaj se sa kohë duhet për të liruar fondet tuaja nga llogaria juaj dhe bëni të mundur transferimin e tyre në Turqi.
  • Nëse ju doni të bëni blerje përmes kredisë, atëherë ju sygjerojmë të diskutoni këtë me analistin tuaj kreditor dhe të kërkoni konfirmimin e shumës që ju mund ta huazoni dhe që mund ta distribuoni. 
  • Është gjithashtu e mundur që të merrni një kredi në një bankë turke, ne punojmë me njëren prej bankave lidere në Turqi - Deniz Bank. 

Blerja e një prone në Turqi

Të huajt janë të lejuar të blejnë prona në Turqi nën këto kushte:

  • Prona duhet të ketë një titull pronësie (Tapu), e cila është e regjistruar në zyrën e pronësisë.
  • Prona duhet të jetë në një zonë të pranuar.
  • Prona duhet të mos jetë e vendosur në një zonë të ndaluar ushtarake. 
  • Toka nuk duhet të jetë në zonat e rëndësisë historike, në zonat pyllore dhe në toka pjellore. 
  • Si i huaj, ju duhet t'i takoni ndonjë nacionaliteti për të pasur të drejtë blerjeje. 

buying property in turkey

19 Marsh 2023
Si të bëheni shtetas turk?
Si të bëheni shtetas turk? Republika e Turqisë jep shtetësi për të huajt që blejnë pasuri të paluajtshme në Turqi në një vlerë të paktën prej 250 mijë dollarësh. Lexo më shumë
21 Marsh 2023
Prokura
Prokura Derisa ju bleni një pronë në Turqi, do t'ju duhet ta përdorni prokurën në rast se nuk jetoni në Turqi ose nëse nuk mund ta vizitoni këtë vend shpesh. Lexo më shumë
20 Marsh 2023
Certifikata e pronësisë - TAPU
Certifikata e pronësisë - TAPU TAPU është emri i dokumentit të pronësisë në turqisht, i cili është një dokument ligjor që tregon se ju zotëroni të gjitha të drejtat mbi pronën. Lexo më shumë
18 Marsh 2023
Leje qëndrimi - Turqi                                        
Leje qëndrimi - Turqi                                         Të huajt që duan të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë se që ua lejon viza turistike, duhet të aplikojnë për leje qëndrim në Turqi. Lexo më shumë
15 Marsh 2023
Financat në Turqi
Financat në Turqi Derisa blini një pronë jashtë vendit, duhet të dini të gjitha informacionet në lidhje me sistemet e vendit, ekonominë, tregun e pasurive të paluajtshme dhe më vonë mundësitë e pagesës, hipotekës ose planin e këstit. Lexo më shumë