Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Udhëzuesi i udhëtimit në Antalia

Ku të shkoni në Antalia? Çfarë të hani? Para se ne të flasim për informacione të tilla, ne duhet të flasim për historinë e Antalias. Antalia është një nga top qytetet turistike të Turqisë. Një ndër arsyet më të rëndësishme për këtë është klima dhe historia e saj e mrekullueshme.

Ku të shkoni në Antalia? Çfarë të hani? Para se ne të flasim për informacione të tilla, ne duhet të flasim për historinë e Antalias. Antalia është një nga top qytetet turistike të Turqisë. Një ndër arsyet më të rëndësishme për këtë është klima dhe historia e saj e mrekullueshme.

Historia e Antalias

Antalia nënkupton "Konvikti Attolos". Shumë qytetërime, përfshirë piratët, kanë jetuar në këtë regjion. Mund të thuhet se komuniteti që ka mbijetuar më së shumti janë bizantinët. Fatkeqësisht, me modernizimin e urbanizmit, shumë ndërtesa historike janë humbur, por ia vlen ende të vizitohet qyteti. Jo vetëm për qendrën e qytetit, por edhe për vendet përreth si Side, Aspendos dhe Olympos, të cilat duhet t'i vizitoni. 

Vendet historike për t'i parë 

· Brenda kalasë 

Edhe pse shumica e ndërtesave janë shkatërruar, ende kanë mbetur strukturat e tij. Është i rrethuar nga muret prej periudhave helene, romake, bizantine, seljuke dhe osmane. Atje ka shtëpi që ju japin juve idenë e jetës në regjion. Sot, brenda kalasë është dizajnuar një zonë e mbrojtur. 

· Shtëpitë e vjetra të Antalias 

Vera në Antalia është shumë e nxehtë. Dimrat janë të ngrohtë. Kështu, të gjitha pronat në Antalia janë të ndërtuara për të mbajtur vendin e këndshëm dhe të fresktë. Të gjitha shtëpitë janë të dizajnuara në tre kate me një hyrje. 

· Minarja Grooved 

Është ndërtuar gjatë periudhës seljuke të Anadollit. Është arti i parë arkitekturor i ndërtuar nga turqit. 

· Xhamia Ulu 

Kjo ndërtesë ka edhe një emër tjetër të quajtur "Minarja e Rrëzuar" dhe është ndërtuar si bazilikë. Megjithatë, kanë mbetur edhe pak gërmadha pas riparimit në periudhën osmane, por tani bazuar në emrin e saj, përdoret si një xhami. 

Ka edhe shumë vende tjera historike në dhe rreth qendrës së Antalias. Ne vetëm përmendën disa gjëra që ju duhet t'i shihni. 

Kultura e ushqimit të Antalias

Prej se është regjion turistik, ju mund të gjeni të gjitha llojet e ushqimeve botërore në restaurante. Por, nëse zgjedhni të hani ushqim vendor, Iskender, qebabi Tandir, mishi, Hibes dhe Arapasi janë të preferuara. 

QebabiTandir 

Është i gatuar me mish qengji, trumze, kripë dhe gjalpë. Tandir është një lloj furre e bërë me gurë anash. Për shkak se mishi është i pjekur në këtë furrë, emri i ushqimit quhet ''tandir'' që përkthehet në Tandoori. Sot, megjithatë, mishi gatuhet në mënyra të ndryshme.

Mishi i zier

Përmban mish të prerë të qengjit ose viçit, domate, speca, qepë, kripë, piper, spec djegës dhe trumzë. Mishi i zier gatuhet në një tenxhere prej balte pastaj pjesa e sipërme mbulohet për të parandaluar largimin e nxehtësisë.

Nëse doni të mësoni më shumë rreth ushqimit turk dhe kuzhinës në Turqi, shikoni faqet tjera për më shumë informacione.

Ku mund të qëndroj?

Tani, shumë turistë preferojnë të marrin me qira një pronë në Antalia para se të akomodohen në një hotel. Është opsion më i lirë dhe më i përshtatshëm për akomodim. Me paratë e kursyera, ne ju sygjerojmë të merrni me qira një veturë dhe të vendosni vendet që doni t'i vizitoni. 

Nëse nuk preferni të merrni me qira një shtëpi verore, atëherë ju mund të qëndroni në hotelet në Antalia - qendër apo në regjionet pranë plazhit. Të qëndrosh në hotel është më bashkëkohore sepse dhoma juaj do të jetë më e pastër dhe më e zgjedhur për ju.  

Si mund të shkoj atje? 

Ka rrugë dhe fluturime që ju dërgojnë në Antalia dhe në mbarë Turqinë. Përpos kësaj, edhe transporti drejt detit është i ofruar. 

05 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Bodrum
Udhëzuesi i udhëtimit në Bodrum I njohur si destinacioni më i popullarizuar për pushime në Turqi, Bodrumi preferohet nga shumica. Këtu, ju do të gjeni rrënoja antike, plazhe relaksuese, muze historike dhe kuzhinën e pasur. Lexo më shumë
26 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit të Kasit
Udhëzuesi i udhëtimit të Kasit Kas në Turqi është një distrikt që ndodhet në pjesën më perëndimore të Antalias. Kas ka efektin që mahnit të gjithë me bukurinë e tij. Lexo më shumë
24 Shkurt 2023
Një udhëzues i shkurtër për Alanian | Vendet që ia vlen të vizitohen
Një udhëzues i shkurtër për Alanian | Vendet që ia vlen të vizitohen Alania është një gadishull i vogël i provincës Antalia, që ka një klimë mesdhetare. Verat janë të ngrohta dhe dimrat janë të butë dhe me shi. U quajt Pamphylia dhe Cilicia gjatë kohërave të lashta sepse ishte midis dy rajoneve. Lexo më shumë
22 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit të Trabzonit
Udhëzuesi i udhëtimit të Trabzonit Trabzoni është një prej qyteteve më të famshme të Turqisë për turistët. Trabzoni merr shumë vëmendje me historinë dhe kulturën e kuzhinës. Ju duhet definitivisht ta vizitoni Trabzonin sa më shpejt që të jetë e mundur! Lexo më shumë
02 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Kusadasi
Udhëzuesi i udhëtimit në Kusadasi Kusadasi është një vend historik që ndodhet në brigjet e Egjeut. Është një zonë turistike e preferuar nga shumë turistë vendas dhe të huaj. Në këtë tekst, ju mund të gjeni të gjitha informacionet thelbësore rreth zonës. Lexo më shumë