Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Udhëzuesi i udhëtimit në Bodrum

I njohur si destinacioni më i popullarizuar për pushime në Turqi, Bodrumi preferohet nga shumica. Këtu, ju do të gjeni rrënoja antike, plazhe relaksuese, muze historike dhe kuzhinën e pasur.

Destinacioni më i popullarizuar për pushime në Turqi, Bodrumi më parë ishte quajtur Halicarnassus, por emri i ishte ndryshuar pas deklaracionit të Republikës së Turqisë. Ky regjion thuhet të jetë themeluar nga Dorr. Më vonë, Caria, Leleges, persianët, romakët dhe bizantinën më parë kishin jetuar këtu. Mauzoleu në Bodrum ishte ndërtuar në nderim të mbretit Mausolos nga motra e tij, Artemisia. Sot, Bodrumi është bërë një regjion i mirënjohur botëror me shumë ndërtesa historike që ia vlen të vizitohen, por edhe me detin dhe jetën e natës.  

Mauzoleu i Halicarnassus

Mauzoleumi ka arkitekturë greke dhe egjiptiane. Ishte përdorur si gurore për kalorësit e Shën Jean, e cila ishte shkatërruar gjatë tërmetit. Kalaja e Bodrumit ishte ndërtuar me gurët e prodhuar këtu. Sot, përdoret si një muze i hapur.

Kalaja e Bodrumit 

Ishte e rëndësisë së madhe që të ndërtohej këtu një kala që të mbrohej zona. Sot, kalaja e Bodrumit është një muze arkeologjik nënujor. 

Muzeu arkeologjik nënujor i Bodrumit

Artefaktet e gjetura janë shfaqur në mbetjet e anijeve. Gjithashtu, ka koleksion të gjerë të artefakteve të qelqit.

Muzeu i artit Zeki Muren 

Zeki Muren është një prej artistëve më të famshëm të Turqisë. Artisti kaloi vitet e fundit të jetës së tij në shtëpi dhe pasi ai vdiq, shtëpia e tij ishte rinovuar në nderim të tij. 

Karaada

Emri i ishullit përgjatë historisë ishte Arcos. Grekët kanë jetuar këtu deri në Periudhën e Mesme dhe sot, udhëtimet njëditore me varkë organizohen në ishull. 

Qyteti antik i Pedasa 

Një numër i madh i ndërtesave historike nga periudha Lelegiane. Arsyeja pse ata kanë zgjatur kaq shumë është se Leleges kanë qenë shumë të mirë në punimin e gurit përgjatë historisë.

Plazhi Yahsi 

Ndodhet në Ortakent. Deti këtu është i pastër dhe i kthjelltë. 

Plazhi Gumbet 

Ky vend është i famshëm për ahengjet në plazh. Gjithashtu, deti dhe plazhi janë tejet të bukur. Përpos kësaj, ka shumë gjire dhe plazhe, ku ju mund të notoni në Bodrum.

Muzeu detar i Bodrumit

Modele të anijve, guaska deti dhe fotografi historike janë të ekspozuara në muze. Nëse jeni të interesuar për bregdetin, mos u riktheni pa e parë muzeun. 

Paazari i Bodrumit

Ky regjion është gjithashtu në qendër. Ju mund të ecni anash rrugëve për të parë bukurinë e shtëpive të vjetra të Bodrumit. Ju mund të blini suvenire për vetveten dhe për më të dashurit tuaj nga dyqanet në rrugë. 

Kur ta vizitojmë

Bodrumi ka karakteristikat e njejta që regjioni i Egjeut i ka. Vera është ngrohtë, dimrat janë të butë dhe bie shi kohë pas kohe. Shumë turistë vendas dhe të huaj preferojnë këtë vend gjatë verës për pushime dhe regjioni tashmë e ka dyfishuar popullësinë. Nëse doni ta keni këtë mundësi, ju sygjerojmë të vini për vizitë në pranverë. 

Ku të qëndroni 

Ju mund të gjeni shtëpi me qira këtu, pasi banorët këtu i kanë lëshuar shtëpitë e tyre për hotele gjatë sezonit. Gjithashtu, ju mund të zgjedhni të qëndroni në hotel apo hostel. Hotelet më të famshme në Bodrum janë Azka Hotel, Amore Boutique Hotel, The Marmara, Bella Sombra, Royal Arena, Spektr Hotel dhe Su Hotel. Përveç këtyre hoteleve, ka edhe shumë opsione tjera të hoteleve në regjion. 

Çfarë të hamë

Regjioni është i dominuar nga kuzhina e Egjeut. Ushqimi i detit është tejet i popullarizuar sepse është qytet detar. Supa e peshkut, The region is dominated by Aegean cuisine. Seafood is very popular because it is also a port city. Fish soups, bar i hidhur, mbushja e kungujve janë ndër ushqimet që duhet t'i provoni. Përveç ushqimeve, ju sugjerojmë të shijoni barin e mustardës, barin e hollë, koremenët, marulet malore dhe gjethet e chardit që rriten këtu. Restaurantet më të mira për t'i provuar ushqimet vendore janë Tranca, The Black Cat, restauranti antik mesdhetar dhe Dayi Fish.

Si të shë​​​​​​​tisim 

Qendra e Bodrumit është tejet e vogël, sa që mund të shkoni aty në këmbë. Megjithatë, vendet rreth Bodrumit nuk janë afër. Ju mund të shkoni nga një vend në vendin tjetër me minibus. Taksitë janë poashtu në dispozicion, megjithatë, një taksi mund të jetë më i kushtueshëm. 

Si të vini 

Me aeroplan

Ka udhëtime nga Stambolli dhe Ankaraja në aeroportin e Bodrumit. 

Me autobus

Turqia ka linja autobusi për në qytetin e Bodrumit.

Me tren

Nuk është e mundur të shkoni në Bodrum me tren. Megjithatë, ju mund të shkoni në Izmir me tren dhe pastaj të shkoni në Bodrum me autobus. 

Me veturë

Bodrumi është rreth tre orë larg nga Izmiri. Ju mund të shkoni në Bodrum pas tetë orësh nga Stambolli dhe nëntë orësh nga Ankaraja. i

21 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit të Bursas
Udhëzuesi i udhëtimit të Bursas Bursa është një nga qytetet më të jetueshme në botë. Ka karakteristikat e veta, sidomos me historinë dhe kulturën e saj. Në këtë artikull, ju do të gjeni informacione të vlefshme rreth Bursës. Lexo më shumë
04 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Konya
Udhëzuesi i udhëtimit në Konya Konya është një vendndodhje historike që daton nga Periudha e Bronzit. Koha më e mirë për ta vizituar këtë vend është pranvera, kur ju mund t'i shijoni të gjitha aspektet që ky vend antik ka për të ofruar. Lexo më shumë
22 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit të Trabzonit
Udhëzuesi i udhëtimit të Trabzonit Trabzoni është një prej qyteteve më të famshme të Turqisë për turistët. Trabzoni merr shumë vëmendje me historinë dhe kulturën e kuzhinës. Ju duhet definitivisht ta vizitoni Trabzonin sa më shpejt që të jetë e mundur! Lexo më shumë
03 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Canakkale
Udhëzuesi i udhëtimit në Canakkale Canakkale njihet nga të gjithë për historinë e pasur nga Lufta e Parë Botërore kur trojanët kanë jetuar në këto toka. Ka shumë gjëra që duhet t'i shihni, shijoni dhe përjetoni. Lexo më shumë
28 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Side
Udhëzuesi i udhëtimit në Side Side është një vend i vogël, i kundërt nga ajo që mendohet. Është në distriktin e Antalias. Megjithatë, është një zonat më të popullarizuara për turizëm. Tërheq shumë të huaj shkaku i kushteve klimatike dhe vendeve historike përreth.  Lexo më shumë