Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Udhëzuesi i udhëtimit në Canakkale

Canakkale njihet nga të gjithë për historinë e pasur nga Lufta e Parë Botërore kur trojanët kanë jetuar në këto toka. Ka shumë gjëra që duhet t'i shihni, shijoni dhe përjetoni.

Historia e këtij qyteti daton që prej kohërave të lashta. Dihet se ka qenë i banuar që prej Periudhës së Vjetër të Bronzit. Hellespontët dhe Dardanelët ishin emrat e dhënë përgjatë historisë. Prej viteve të kaluara, ngushtica e Dardaneleve ishte një lidhje me Anadollit, Evropës dhe detit Mesdhe me Detin e Zi. Qytetërimet që kanë jetuar në këtë regjion kanë pasur superioritet ushtarak dhe ekonomik shkaku i pozitës gjeografike të Canakkales. Stuimet kanë zbuluar se qytetërimi më i vjetër i këtij regjioni ishin autoktonët gjatë periudhës kalkotike. Disa prej qytetërimeve tjera ishin lidianët, persianët, romakët dhe bizantinët. Regjioni ishte gjithashtu i rëndësishëm gjatë luftës së lirisë. Një memorial përkujtimor është krijuar për njerëzit që kanë humbur jetën në betejën e lirisë në Canakkale.

Pazari pasqyrë 

Është rinovuar në fund të shekullit 18-të dhe e ka marrë formën e tanishme. Quhet pazari pasqyrë për shkak të pasqyrave në hymje të tij. I

Muzeu Canakkale Maritime 

Produkti më i rëndësishëm i muzeut Maritime është anija e Nusret Mine. Anija fillimisht i kishte takuar Perandorisë Osmane. Në hyrje, gjësendet e përdodura gjatë ndërtimit dhe në bord janë ekspozuar. Përveç anijes, ju gjithashtu mund ta gjeni kalanë Cimenlik. Kjo kala njihet si simboli i Canakkales. Gjithashtu, aty është edhe një seksion i ngjyrave dhe fotografive që janë ekspozuar. Ju mund të bleni gjithashtu dhurata për më të dashurit tuaj nga dyqanet këtu.

Kali trojan 

Legjenda e kalit të Trojës thotë se gruaja e Spartës, Helena, ishte kidnapuar nga Parisi trojan. Si rezultat i kësaj, dy qytetet hynë në luftë që do të zgjaste për shumë vite. Spartanët dërguan një kali të drurit në Trojë si dhuratë e paqes. Trojanët e pranuan këtë, por ai ishte i mbushur me ushtarë spartanë, dhe kur të gjithë ishin në gjumë natën, ushtarët sulmuan Trojën. Fatkeqësisht, kali që ekspozohet në muze nuk është i vërtetë, por e jep idenë e mirë për atë se si është dukur më parë.

Muzeu i qeramikës

Ky vend është përdorur si banjo. Në muze, qeramikat e Canakkales janë ekspozuar. Gjithashtu, aty është edhe një punishte qeramike ku ju mund të bëni gjëra të tilla. 

Parku Kombëtar Historik Gallipoli Peninsula

Parku u krijua në vitin 1973. Ka monumente në kujtim të atyre që kanë vdekur në luftë. Gjithashtu, aty ka edhe gjësende të mbetura nga lufta. Parku Kombëtar është ndërtuar në një zonë të madhe që do t'ju marrë juve tërë ditën për t'i parë. Nëse besoni se kjo është shumë, atëherë ju këshillojmë ta vizitoni me një udhëzues. 

Qyteti antik i Trojës

Ky është një prej qyteteve më të rëndësishme antike në histori. Historia e saj thuhet të jetë rreth pesë mijë vjet e vjetër. Falë karakteristikave gjeografike, ishte përdorur si port për anijet. Më pas, u bë pikë shkëmbimi mes qytetërimeve të ndryshme. Qyteti ka qenë në mbrojtje të UNESCO-s që prej vitit 1998. 

Kalaja Baba 

Kjo kala njihet si kalaja "Baba" dhe është aq e madhe sa që u bë fshat. Gjëja më e famshme rreth fshatit janë thikat e bëra nga duart. Gjithashtu, nëse keni mundësi, sigurohuni që të hani peshk para se të largoheni. 

Kur ta vizitoni 

Canakkale është nën ndikimin e klimave mesdhetare dhe veriore. Ka atmosferë të butë në përgjithësi. Nga koha në kohë në dimër, ajri i ftohtë vie nga Ballkani. Prilli, maji, qershori, korriku, gushti dhe shtatori janë muajt më të mirë për ta vizituar qytetin për t'ju shmangur kohërave të ftohta të qytetit. 

Ku të qëndroni 

Krahasuar me qytetet tjera, mund të jetë paksa më sfiduese për ta gjetur një shtëpi me qira në Canakkale. Megjithatë, në termin e çmimit, ju mund të qëndroni në disa hotele që janë tejet të mira. Pasi që qyteti është i vogël, nuk ka rëndësi nëse akomodimi juaj është pranë qendrës. Në mesin e hoteleve të preferuara janë Caravansarai, Rumelia, Cat Kapi dhe Kolin në Canakkale. 

Çfarë të hamë 

Hallva me djathë dhe peshku sardine janë ndër ushqimet që ju duhet t'i provoni në Canakkale. Ju mund të shkoni në dyqanin e hallvës, Kadir Yasar për të ngrënë hallvë me djathë. Ju mund të peshkoni edhe për peshkun sardine. Në rrugën tuaj për shtëpi, mos harroni të blini djathin Ezine. 

Si të shëtisim 

Ju mund të arrini çdo destinacion me autobus në qytet, ose mund ta përdorni një taksi. Nëse preferoni të shkoni nga një vend në vendin tjetër, ne ju sygjerojmë të ecni. Kjo pasi rrugët në qendër ia vlen të shihen. 

Si të shkoni në​​​​​​​ Canakkale

Me aeroplan

Ka një aeroport pesë kilometra nga qyteti. Megjithatë, pasi është aeroport i vogël, nuk ka ndonjë linjë ndërkombëtare. Për këtë arsye, ju mund të keni nevojë për një biletë transferi. 

Me autobus 

Nga pothuajse çdo qytet në Turqi, ju mund të gjeni autobusë që ju sjellin këtu. 

Me tren

Nga Ankara, Stambolli ose Izmiri, ju mund të hipni në tren për të ardhur këtu.  

Me veturë

Ju merr kohë katër orë e gjysmë mes Stambollit dhe Canakkales dhe rreth katër orë nga Izmiri në Canakkale.

25 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Antalia
Udhëzuesi i udhëtimit në Antalia Ku të shkoni në Antalia? Çfarë të hani? Para se ne të flasim për informacione të tilla, ne duhet të flasim për historinë e Antalias. Antalia është një nga top qytetet turistike të Turqisë. Një ndër arsyet më të rëndësishme për këtë është klima dhe historia e saj e mrekullueshme. Lexo më shumë
06 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye
Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye Fethiye është një vend fantastik përplot me histori, arkitekturë dhe vende të shumta për t'i vizituar. Gjithashtu, sigurohuni që të provoni ushqimin tradicional të Fethiyes dhe plazhet e famshme të tij me standardin "Flamuri Blu". Lexo më shumë
02 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Kusadasi
Udhëzuesi i udhëtimit në Kusadasi Kusadasi është një vend historik që ndodhet në brigjet e Egjeut. Është një zonë turistike e preferuar nga shumë turistë vendas dhe të huaj. Në këtë tekst, ju mund të gjeni të gjitha informacionet thelbësore rreth zonës. Lexo më shumë
07 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Cesme
Udhëzuesi i udhëtimit në Cesme I njohur si një prej destinacioneve më të popullarizuara për pushime në Turqi, Cesme është një vend mahnitës për ta vizituar nëse doni të shihni të gjitha vendet historike, ushqimin vendor, plazhet spektakolare që ky vend ka për t'i ofruar. Lexo më shumë
21 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit të Bursas
Udhëzuesi i udhëtimit të Bursas Bursa është një nga qytetet më të jetueshme në botë. Ka karakteristikat e veta, sidomos me historinë dhe kulturën e saj. Në këtë artikull, ju do të gjeni informacione të vlefshme rreth Bursës. Lexo më shumë