Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Udhëzuesi i udhëtimit të Kasit

Kas në Turqi është një distrikt që ndodhet në pjesën më perëndimore të Antalias. Kas ka efektin që mahnit të gjithë me bukurinë e tij.

Kas në Turqi është një distrikt që ndodhet në pjesën më perëndimore të Antalias. Është i popullarizuar shumë në termin e turizmit, sidomos për zhytje. Kas ka efektin që mahnit të gjithë me bukurinë e tij. Njerëzit që vijnë këtu për pushim kanë synim ta vazhdojnë jetën e tyre këtu.

Në të kundërtën e distrikteve tjera, qendra është shumë e vogël. Ju mund ta shihni gjithë qendrën për pak orë. Një prej vendeve më të popullarizuara është pazari, i cili poashtu ndodhet në qendër. Arsyeja e kësaj është pasi vendi është mirë i ruajtur. Ju mund ta gjeni veten duke ecur mbrapa në hjistori në rrugët me shtëpi prej druri. Nëse doni të udhëtoni jashtë qytetit, mund të merrni një veturë me qira për një ditë ose t'i përdorni minibusët që ofrojnë transport.

Vendet historike 

Rrënojat historike mund të gjenden përreth distriktit i cili ekziston nga vitet e lashta. 

Varret prej shkëmbi 

Varret janë shembulli më i mirë i rrënojave të lashta të ruajtura mirë në Kas. Karakteristika më e rëndësishme e varreve është se ato janë të gdhendura në shkëmbinj.

Qyteti antik i Antiphellos 

Rajoni, i njohur më parë si Habesos ose Habesa është vendbanimi më i vjetër këtu. Dihet se qyteti ishte një qytet detar i rëndësishëm gjatë kohës romake. Qyteti është ndërtuar në një zonë të madhe. Sidoqoftë, me kalimin e kohës, ai u deformua dhe humbi integritetin e tij.

Ka shumë ndërtesa të tjera historike në Kas dhe në afërsi të tij.

Zhytja Scuba në Kas 

Deti është mjaft i kthjelltë dhe jeta nënujore është mjaft ideale për zhytje. Sidomos me zhvillimin dhe preferencat e të tjerëve, shumë njerëz vijnë për zhytje. Për ata që nuk dinë të zhyten, është e drejtpërdrejtë dhe është e lehtë të mësohet me vetëm disa orë praktikë.

Hotelet në Kas, Turqi

Ka hotele të vogla në qendër. Është gjithashtu e mundur të gjesh hotele më të mëdha në zonat përreth. Sidoqoftë, nëse doni të ndjeni strukturën historike të Kasit, ne ju preferojmë të qëndroni në një hotel të vogël.

Për të mësuar më shumë rreth hoteleve, sigurohuni që të kontrolloni udhëzuesin tonë për filletarët në Kas.

Çfarë mund të ha?

Ashtu si në çdo destinacion turistik, është shumë e lehtë të gjesh një ushqim që i përshtatet shijes tënde. Por, sugjerimi ynë do të ishte të provoni ushqimin vendor. Në veçanti, ne ju rekomandojmë që të hani ushqimet si në vijim;

· Reçel kungulli; mbushja e bërë nga kunguj mund të duket ndryshe në fillim; megjithatë, ky rajon është i domosdoshëm për mëngjese.

· Qofte të thekura; viç i lopës me yndyrë të vogël, qepë, hudhër, bukë, vezë, majdanoz, qimnon janë ndër përbërësit që përdoren këtu.

· Pijaz; Kjo sallatë është bërë me fasule të kuqe të ziera, domate dhe qepë. Për ta bërë atë më pak të thatë, shtohet një lugë çaji vaj ulliri, limon dhe salcë susami të quajtur ''tahin''.

Si mund të shkoj unë në Kas?

Ju mund të fluturoni në aeroportin Dalaman dhe të shkoni në Kas me veturë ose autobus. Ose ju mund të zgjedhni të shkoni nga aeroporti i Antalias, i cili ka më shumë opsione fluturimi. 

25 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Antalia
Udhëzuesi i udhëtimit në Antalia Ku të shkoni në Antalia? Çfarë të hani? Para se ne të flasim për informacione të tilla, ne duhet të flasim për historinë e Antalias. Antalia është një nga top qytetet turistike të Turqisë. Një ndër arsyet më të rëndësishme për këtë është klima dhe historia e saj e mrekullueshme. Lexo më shumë
07 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Cesme
Udhëzuesi i udhëtimit në Cesme I njohur si një prej destinacioneve më të popullarizuara për pushime në Turqi, Cesme është një vend mahnitës për ta vizituar nëse doni të shihni të gjitha vendet historike, ushqimin vendor, plazhet spektakolare që ky vend ka për t'i ofruar. Lexo më shumë
27 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Kemer
Udhëzuesi i udhëtimit në Kemer Kemer është një prej distrikteve turistike të provincës së Antalias në Turqi, sidomos për të huajt, ata preferojnë Kemerin për t'i kaluar pushimet e tyre. Faktori më i rëndësishëm për këtë është klima. Lexo më shumë
06 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye
Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye Fethiye është një vend fantastik përplot me histori, arkitekturë dhe vende të shumta për t'i vizituar. Gjithashtu, sigurohuni që të provoni ushqimin tradicional të Fethiyes dhe plazhet e famshme të tij me standardin "Flamuri Blu". Lexo më shumë
03 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Canakkale
Udhëzuesi i udhëtimit në Canakkale Canakkale njihet nga të gjithë për historinë e pasur nga Lufta e Parë Botërore kur trojanët kanë jetuar në këto toka. Ka shumë gjëra që duhet t'i shihni, shijoni dhe përjetoni. Lexo më shumë