THIRRNI TANI +90 242 511 99 98 MOBIL +90 538 888 16 16 GJENI NJË PRONË

Udhëzuesi i udhëtimit në Kemer


Udhëzuesi i udhëtimit në Kemer

Kemer është një prej distrikteve turistike të provincës së Antalias në Turqi, sidomos për të huajt, ata preferojnë Kemerin për t'i kaluar pushimet e tyre. Faktori më i rëndësishëm për këtë është klima. Ka klimë mesdhetare, ku 12 muajt e vitit janë me diell dhe të ngrohtë. 

Historia

Në të kaluarën, shkaku i shiut, ka pasur shumë përmbytje në fshatra. Kështu, njerëzit ndërtonin mure prej guri për t'i mbrojtur shtëpitë e tyre nga përmbytjet. Për shkak të këtyre mureve, regjioni quhet Kemer. Deri më tani, transporti në zonë ka qenë vetëm përmes detit. Megjithatë, një rrugë së fundmi është ndërtuar për transport dhe ka filluar të zhvillohet shpejt. Ndonëse nuk ka histori të vjetër, ka ndërtesa historike që duhet t'i vizitoni. Këtu janë disa nga vendet që mund t'i vizitoni: 

Qyteti antik i Phaselis 

Dihet se është ndërtuar nga rodesianët. Këtu janë tre limane të quajtura porti i veriut, luftës dhe jugut. Atje është një shëtitore në mes të qytetit. Porta e Hadrianit ndodhet në jug të fundit të rrugës, që dërgon drejt qytetit. 

Gurët e djegur Circali 

Të vish këtu është paksa e vështirë. Ju mund të vini me veturë. Por, më pas duhet të ecni në këmbë. Pasi të arrini këtu, ju do të mahniteni nga zjarri që vie nga shkëmbinjtë. 

Shtëpia e gjuetarëve të seljukëve

Ndodhet në kodrat e Kemerit dhe është ndërtuar nga periudha e seljukëve. Kjo ndërtesë vshtë e njohur si tri shtëpitë më të famshme të gjuetisë. 

Qyteti antik i Idyros 

Ky qytet antik ndodhet pranë plazhit të "dritës së hënës". Ajo që e bën më ndryshe nga qytetet tjera antike janë rrënojat që së fundmi janë zbuluar dhe gërmimet janë duke vazhduar.  

Çfarë mund të hamë në Kemer, Turqi? 

Kemeri ndodeht në regjionin e Antalias dhe është i ngjashëm me zonat tjera turistike; është e mundur të gjeni lloje të ndryshme të kuzhinës ndërkombëtare. Kemeri është poashtu i famshëm për kulturën e ushqimit vendor. Për shkak se është brenda zonës së detit, ne ju sygjerojmë të provoni ushqimin e detit. Por, nëse nuk e pëlqeni ushqimin e detit, ju mund të gjeni lloje të ndryshme të qebabit.  

Ku mund të qëndroj unë? 

Ka shumë hotele ku ju mund të qëndroni në periferi apo qendër. Derisa disa hotele ofrojnë shërbimin all-inculsive, disa të tjera ofrojnë vetëm fjetjen dhe mëngjesin. Nëse doni ta kaloni ditën jashtë dhe t'i shijoni ushqimet vendore, hotelet BB janë zgjedhja më e mirë.

Nëse ju duhet të merrni me qira një apartament në Kemer, ju mund të gjeni më shumë informacione në uebsajtin tonë.

Si të shkojmë në Kemer? 

Nëse doni të vini këtu, ka shumë fluturime në Kemer nga Antalia. Nëse planifikoni të merrni një veturë me qira, ju gjithashtu mund të vozisni deri në këtë vend. 

Të rejat & Vështrimet

Chat
Ask a question