Vëmendje të gjithë udhëtarëve që vijnë në Antalia. Mos ejani pa rezervim!

Vëmendje të gjithë udhëtarëve që vijnë në Antalia. Mos ejani pa rezervim!
Natyra dhe historia e Antalias ndërthuret me shtëpitë e mëdha dhe të vogla të ndërtuara nga stili turk i turizmit, derisa plazhet më të famshme, Cirali, Olympos dhe Adrasan kanë kapacitet për gjithsej 50 mijë shezllone. Të gjitha hotelet tashmë kanë arritur kapacitetin prej 100 përqind për pushimin e Ramazanit. Prandaj, menaxherët kanë paralajmëruar se të gjithë pushuesit duhet të vijnë me rezervim, ndryshe pa rezervim, ata do të kenë probleme.
Zonat e Antalias, Kemerit dhe Kamlucas kanë plazhe me famë botërore, qytete antike, plantacione portokalli, derisa turizmi këtu është shumë i zhvilluar dhe kërkesat janë të shumta, sidomos për periudhat nëntëditore. Megjithëse menaxherët thonë se kanë arritur kapacitetin e plotë, ata po marrin telefonata të shumta vazhdimisht dhe se njerëzit po kërkojnë dhoma bosh, por që përgjigjjet janë negative. Kjo është arsyeja pse menaxherët e këtyre vendeve i kanë njoftuar pushuesit se duhet të përgatiten për pushime atje.
Fjetja në plazh dhe ndezja e një kampi prej zjarri është e ndaluar!
Drejtuesi i zonës i ka paralajmëruar njerëzit që i kalojnë pushimet në këtë zonë duke thënë: "Regjioni ynë do të jetë i zënë, i mbushur për pushime. Ne nuk duam që njerëzit tanë të bëjnë grill në bregdet dhe male, për t'i shmangur zjarret. Sepse ne kemi hyrë në sezonin e verës dhe rreziku nga zjarri është rritur. Bregdeti i Çıralı është zonë ku ndodhen breshkat e detit, andaj është e ndaluar ta kaloni natën në bregdet, të ndizni një zjarr dhe të bëni zhurmë. Ne duam që pushuesit t'i dijnë këto gjëra".