Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Vendet më të mira për golf në Turqi

Turqia ka hapur shumë qendra golfi në vitet e fundit. Këto qendra i përshtaten specifikave ndërkombëtare dhe janë bërë qendra të kompeticioneve ndërkombëtare.

Turqia ka hapur shumë qendra golfi në vitet e fundit. Këto qendra i përshtaten specifikave ndërkombëtare dhe janë bërë qendra të kompeticioneve ndërkombëtare.

Sipas Federatës së Golfit të Turqisë në vitin 2018, ka 36 qendra golfi në 18 vende në vend. Ka qendra golfi në Antalia, Mugla dhe Stamboll. Antalia është destinacioni më i madh i golfit në Turqi. 

Turizmi i golfit është gjithashtu i pranishëm në Belek, që ndodhet 30 kilometra larg Antalias. Beleku kishte marrë epitetin e "regjionit më të mirë të golfit për vitin 2008" nga Operatorët e Sportit të Golfit (IAGTO) duke pasur 27 qendra golfi dhe 11 komoditete turistike. Belek që organizon kompeticione ndërkombëtare, është poashtu i rëndësishëm për shkak të kulturës së saj, historisë dhe strukturës natyrore. 

Komoditetet e golfit në vend janë kryesisht afër plazhit. Këto vendndodhje janë pranë hoteleve me pesë yje, vendeve të ushqimit, dyqaneve dhe pronave argëtuese. 

Ministri i Kulturës dhe Turizmit është duke planifikuar të ndërtojë 49 qendra tjera të golfit, me një kapacitet prej 35 mijë shtretërve. Planet janë bërë të ndërtohen qendra golfi në Antalia, Aydin, Mugla, Mersin dhe Nevsehir. 

Investimi në qendrat e golfit, turizmin e këtij sporti kanë ndihmuar Turqinë të bëhet një faktor ndërkombëtar në kompeticionet e golfit. Vendi është bërë ideal për organizimin e kompeticioneve të golfit nga e gjithë bota.

Në vitin 2010, ndeshja e parë e turneut profesional evropian të golfit, "Challenge Tour" ishte organizuar në vendin tonë së bashku me 22 shtete tjera. IGTM 2011, që konsiderohet si njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme të golfit në botë, është mbajtur më 14-17 nëntor 2011 në Belek. Në vitin 2018, një total prej 108 kompeticioneve të golfit janë mbajtur këtu përfshirë edhe ndeshjet vendore dhe ndërkombëtare.

06 Janar 2024
Vendet më të mira për të qëndruar në Antalia
Vendet më të mira për të qëndruar në Antalia Antalia, e vendosur në rivierën mahnitëse turke, është një destinacion popullor turistik i njohur për plazhet e bukura, rrënojat e lashta dhe jetën e gjallë të natës. Lexo më shumë
31 Marsh 2023
Vendet historike të Alanias
Vendet historike të Alanias U përdor për të ndërtuar dhe riparuar anije dhe u përdor deri në vitin 1960. Sot përdoret vetëm si një muze për detarinë. Lexo më shumë
28 Mund 2023
Kopshtet e Lavenderit të fshatit Kuyucak
Kopshtet e Lavenderit të fshatit Kuyucak Nëse ju kaloni pranë Ispartas, ju do ta ndjeni erën e bukur që vjen nga kopshtet e lavenderit të fshatit Kuyucak. Ky fshat është ndër vendet në Turqi ku miiona njerëz e vizitojnë vit pas viti. Ky vend është aq mahnitës sa që mund të konkurrojë me Francën. Kjo zonë tregon shembull të mrekullueshëm të zhvillimit rural.  Lexo më shumë
21 Qershor 2023
Djathi tradicional në Kavar
Djathi tradicional në Kavar Rezervuari i Kavarit, që është 15 kilometra i gjatë, ka gjashtë fshatra që ndodhen nga Tatvani në Van. Këto janë Tokaçlı / Kurtıkan, Dibekli / Sülü, Bolalan / Şamnis, Kolbaşı / Avetaks, Düzcealan / Çorsin, Yassıca / Ünsüz. Pas Tatvan, në rrugën që shkon drejt, në të djathtë ndodhet rezervuari i gjelbër, i cili ka tre fshatra dhe pesë fshatra të vegjël.   Lexo më shumë
26 Gusht 2023
Frutat në Turqi
Frutat në Turqi Frutat e Turqisë, stinët e pjekjes së frutave në Turqi në bazë të muajve, si të zgjedhni fruta të freskëta, ku është më mirë të blini fruta dhe perime. Lexo më shumë