Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Viza e punës në Turqi

Për të hyrë në Turqi për të punuar, të gjithë të huajt duhet të kenë një vizë pune, që duhet të merret së bashku me lejen e punës.

Për të hyrë në Turqi për të punuar, të gjithë të huajt duhet të kenë një vizë pune, që duhet të merret së bashku me lejen e punës. Pa vizë pune valide dhe leje të punës, të huajt nuk mund të punojnë legalisht në Turqi. 

A mund të punoj unë në Turqi me vizë turistike? 

Përgjigjja është jo. Nëse një i huaj ka vizë turistike valide, ai/ajo nuk mund të punojë në Turqi. Vizat turistike lëshohen për qëllime turistike dhe nëse një i huaj vendos të jetojë apo punojë në Turqi, ai/ajo duhet të aplikojë për leje pune në Turqi.

Si ta merrni vizën turke të punës? 

Për ta marrë një vizë pune dhe leje pune, të huajt duhet t'i mbushin aplikacionet online së paku 30 ditë para hyrjes në Turqi dhe të paraqiten në një intervistë në Ambasadën e Turqisë në vendin e tyre apo konsulatë.

Kërkesat për viza pune në Turqi: 

Për të marrë një vizë pune, të huajt duhet të kenë kontratë ose ofertë për punë nga një punonjës në Turqi. Të dy - punonjësi dhe punëtori - duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme për të marrë vizë pune dhe leje pune në Turqi. 

Për çfarë punonjësit e huaj kanë nevojë? 

  • pasaportë valide 
  • aplikacion i kompletuar i vizës së punës në Turqi
  • dy fotografi biometrike
  • certifikatë e pastër e policisë që dëshmon se ju nuk jeni nën asnjë hetim dhe se nuk keni pasur vepër penale në të kaluarën. 
  • kontratë ose ofertë pune
  • diplomë ose certifikatë profesional e noterizuar dhe e përkthyer. 

Ambasada turke mund t'ju kërkojë dokumente shtesë, varësisht nga rasti dhe shtetësia juaj. 

Koha e procesimit për leje pune në Turqi 

Punonjësi duhet ta mbushë aplikacionin e vizës së punës online dhe t'i paraqesë dokumentet në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Turqi brenda dhjetë ditësh pas intervistës dhe gjashtë ditë punë pas aplikacionit online. 

Vendimi i ministrisë merret brenda 30 ditësh pas aplikacionit. 

Viza e punës dhe leja e punës në Turqi 

Ka dallim mes vizës së punës dhe lejes së punës. Viza e punës lejon të huajt të hyjnë në vend, por nuk lejohen të punojnë derisa të marrin lejen e punës, që është e njejtë me lejeqëndrimin kur aplikoni nga jashtë. Viza e punës paraqitet nga punonjësi i huaj në Ambasadën e Turqisë në vendin e tyre dhe leja e punës duhet të finalizohet nga punonjësi. 

Dokumentet e nevojshme nga punonjësi: 

  • formulari i lejes së punës 
  • aplikacioni i personelit të të huajit 
  • Gazeta e Regjistrit Tregtar të Turqisë
  • Bilanci dhe pasqyra fitim/humbje

Para fillimit të punës, të gjithë punonjësit duhet të regjistrohen në Autoritetet e Migracionit brenda 30 ditësh pas hyrjes në Turqi për të marrë lejeqëndrim. Shtetasit e huaj nuk lejohen të punojnë derisa të marrin viza pune, leje pune dhe lejeqëndrim. 

Pas hyrjes në vend, punonjësi turk duhet të aktivizojë kartën e lejes së punës të të huajit nga muaji i marë dhe të nis procedurat e kujdesit shëndetëror qeveritar. Çdo punonjës që nuk e bën këtë, viza e punës të të huajit mund të anulohet.

Çdo punëtor i ri, që hyn në Turqi me vizë pune dhe vendos të mos punojë, duhet të largohet nga vendi 15 ditë pas hyrjes. Në këtë rast, të huajt nuk do të gjobiten.

Ka tre mënyra për të marrë vizë dhe leje pune në Turqi:

  • të huajt duhet të aplikojnë jashtë vendit në misionet turke në vendin e tyre 
  • të huajt që jetojnë në Turqi mund të aplikojnë për leje pune në Turqi: duhet të kenë lejeqëndrim valid për gjashtë muaj
  • zgjatje e lejes së punës. 

Leja e punës në Turqi mund të zgjatet për një vit, 30 ditë para datës së skadimit. E ardhshmja mund të rinovohet për dy vjet, dhe pastaj për tre vjet. Leja e punës e lëshuar për tetë vjetë është e pacaktuar dhe nuk ka nevojë për zgjatje.

Të gjithë të huajt mund të punësohen në Turqi dhe të përfitojnë nga siguria shoqërore, kujdesi shëndetësor dhe pensioni. 

30 Korrik 2022
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi Investim në një apartament në Side, Turqi, banim luksoz dhe jo i shtrenjtë në këtë regjion është i popullarizuar nga blerësit prej Evropës dhe ish-shtetet e CIS. Lexo më shumë
30 Korrik 2022
Blini banim në Alania
Blini banim në Alania Blini një shtëpi në Alania, vend i cili është i popullarizuar në Turqi, në uebsajtin tonë. Lexo më shumë
29 Korrik 2022
Historia e Summer Home
Historia e Summer Home Summer Home Real Estate është një agjencion turk i pasurive të paluajtshme. Është themeluar në vitin 2002 në Antalia. Qytet i madh, me aeroport ndërkombëtar dhe qendër shumë e popullarizuar turistike. Lexo më shumë
29 Korrik 2022
Bashkëpunimi me Summer Home
Bashkëpunimi me Summer Home Summer Home aktualisht duke kërkuar një Agjencion Profesionale/ Brokerë të Pasurive të Paluajtshme për të bashkëpunuar në shitjet e pasurive të paluajtshme turke. Lexo më shumë