Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Zjarri i Anadollit

E dua atë ndjenjën e të kaluarës dhe shikimin nga e ardhmja.

Zjarri i Anadollit në Aspendos 

Si një mërgimtar që jetoj këtu në Alania, e kam parë këtë ngjarje të reklamuar disa herë, por nuk kam shkuar kurrë. Deri më tani! Kam rezervuar përmes një kompanie turistike dhe kishte shumë për të zgjedhur pasi unë nuk mund të vozisja një veturë. Rruga përgjatë Antalias dukej e gjatë, por në realitet ishte vetëm një orë e gjysmë. Aspendos ishte i shenjuar mjaft mirë, andaj ishte e lehtë për ta gjetur. 

Rruga ishte mjaft e re dhe tejet e mirëmbajtur. Të gjithë në minibus ishin të emocionuar. Diçka e re dhe më ndryshe! 

Aspendos 

Ciceroni ynë na tregoi se shfaqja "Zjarri i Anadollit" është shfaqur në një vend për qëllime të caktuara. Për ata që nuk e njohin Aspendos, është i famshëm për teatrin romak më të ruajtur jo vetëm në rajonin e Antalias, por në të vërtetë në të gjithë Mesdheun. U krijua në një kodër pranë Eurymedonit antik, i cili ishte një nga lumenjtë më të mëdhenj në zonë. Ajo iu kushtua perëndive dhe perandorëve të asaj epoke dhe mund të strehonte deri në 20 mijë njerëz. Ju në fakt mund të vini dhe të kaloni gjithë ditën duke u shëtitur mbi rrënojat dhe duke u zhytur në historinë e qytetit.

Por, derisa perëndonte dielli dhe hëna ngrihej mbi këtë ndërtesë që të linte pa frymë, unë mund të përfytyroja njerëz të lashtë që mblidheshin këtu për të parë drama dhe shfaqje që interpretoheshin përgjatë shekujve. Më pëlqen ajo ndjenjë e së shkuarës që na arrin dhe na prek këtu në të ardhmen. Emocioni midis nesh ishte i dukshëm dhe mezi prisnim të zinim vendet tona.

Shfaqja

Unë mendoj se ju duhet të qëndroni në këmbë këtu pasi ndërtesa është restauruar mjaft bukur ... që do të thotë të vazhdoni në rrugën tuaj drejt shkallëve të pasigurta shkëmbore! Fatmirësisht më kishin paralajmëruar kështu që mbaja një palë këpucë të përshtatshme. Më kishin thënë gjithashtu të merrja një jastëk për t'u ulur, ishte një këshillë që i kushtova vëmendje dhe falë Zotit që e bëra! Pjesa ime e pasme më falënderoi për zbutjen e saj!

Shfaqja në vetvete ishte një argëtim absolut. Valltarët kërcyen me çorapet e tyre proverbiale. Ishte fenomenale. Unë kam parë Riverdance në Broadway dhe mendoj se kjo definitivisht ka ngjashmëri me këtë! Kostumet dhe muzika rritën shkëlqimin e valltarëve. Shumë shpejt mbaroi dhe mund të them vetëm nëse nuk e keni parë këtë shfaqje, atëherë ju duhet ta bëni këtë.

Unë planifikoj të rikthehem javën e ardhshme dhe ta shikoj një opera... Madame Butterfly. Unë mendoj se është një mundësi e mrekullueshme për t'i parë përformancat e klasit botëror në regjionin tonë në një vend kaq të mrekullueshëm. 

Nëse jeni të ri në regjionin e Antalias, ju sygjeroj që të mbani sytë kah ngjarjet e së ardhmes. Nëse jeni duke pasur problem me gjetjen e një kompanie turistike, ju sugjeroj që të kontaktoni Summer Home dhe ata do t'ju rekomandojnë një kompani me reputacion. 

02 Shtator 2023
Parajsa e fshehur e Turqisë
Parajsa e fshehur e Turqisë Turqia ka histori të pasur që daton nga mijëra vjet. Në disa prej fshatrave në Turqi, shfaqet historia e saj dhe zona e shndërruar turistike. Lexo më shumë
01 Gusht 2023
Vendet më të mira për golf në Turqi
Vendet më të mira për golf në Turqi Turqia ka hapur shumë qendra golfi në vitet e fundit. Këto qendra i përshtaten specifikave ndërkombëtare dhe janë bërë qendra të kompeticioneve ndërkombëtare. Lexo më shumë
18 Gusht 2023
Çmimet e apartamenteve nga një kompani ndërtimore
Çmimet e apartamenteve nga një kompani ndërtimore Sot, investitorët e huaj janë rritur në Turqi, sidomos blerjet direkt nga ndërtuesi. Lexo më shumë
17 Mund 2023
Plazhi Kaputaş: Një parajsë e kaltërt
Plazhi Kaputaş: Një parajsë e kaltërt Plazhi Kaputaş në Kaş, mirëpret qindra turistë vendas dhe të huaj me ngjyrat dhe plazhin e tij unik. Lexo më shumë
16 Qershor 2023
Rrugët më të mira për çiklizëm në Turqi
Rrugët më të mira për çiklizëm në Turqi Për ata që duan ta eksplorojnë natyrën me bicikletë, vendi ynë ofron disa zona. Ne kemi rrugët më të mira për çiklizëm për ata që duan të udhëtojnë me bicikletë. Kapadokia, rruga Likya, Tekirdağ – Uçmakdere - Şarköy, Taraklı – Mudurnu – Abant, Gelibolu, Kazdağları, Ayder Plateau dhe Alania. Lexo më shumë