Muzikanti Hitchhiking


Muzikanti Huseyin Polat e nisi aventurën e tij pesë vite më parë në Antalia. Ai ka qenë duke punuar vullenetarisht në ndërtesë dhe duke restauruar shkollat në fshat. Me paratë që ai ka bërë, ai blen libra, fletore, lapsa, qanta për fëmijët në nevojë në fshat dhe për shkollën. 

Huseyin duhej të niste punën në moshë të re shkaku i gjendjes shëndetësore të babait të tij. Për shkak të kësaj, ai nuk mund të shkonte në shkollë dhe të studionte në të njejtën kohë, kështu që ai e la shkollën në moshë të re për t'i sjellur para familjes së tij. Tani, ai është 27-vjeçar dhe ka qenë duke punuar prej atëherë. Ai vendosi të shkonte rreth Turqisë dhe të pushonte paksa nga stresi i punës që ka bërë gjatë këtyre viteve. 

Pesë vite kaluan dhe Huseyin udhëtoi në 81 provinca. E gjitha që ai kishte me vete ishte çanta e tij, disa rroba dhe një kitarë. Nëse nuk mund të gjente punë, ai do të fitonte para duke bërë muzikë në rrugë. Ndonjëherë kjo nuk funksiononte për të, por për disa ditë ai jetonte me ato para që fionte dhe gjithashtu duke ndihmuar fëmijët në nevojë. Kjo është arsyeja pse ai krijoi një kampinë për të mbledhur para për fëmijët. Fushata e tij doli të jetë e suksesshme dhe tërhoqi shumë vëmendje në Turqi. Falë punës së tij, shumë shkolla të fshatit kanë bibloteka, mensa dhe rroba për t'i veshur. Ai madje ka qenë edhe në kufinjtë e Sirisë, ku shkollat janë lënë pas dore. Përveç mbledhjes së parave dhe punës për t'i përmirësuar shkollat, ai bëri edhe koncerte për t'i gëzuar dhe lumturuar fëmijët.


Ai deklaroi se nuk e kishte menduar kurrë se do të bënte një ndikim kaq të rëndësishëm në Turqi. Pa ndihmën e njerëzve, ai kurrë nuk do të kishte arritur deri tani. Kudo që ai shkoi, njerëzit kanë ndihmuar Huseyinin dhe kanë hapur dyert e tyre duke e marrë atë në shtëpitë e tyre dhe duke u dhënë atyre ushqim. Së fundmi, ai shtoi se ka bërë një fushatë të re për të ndihmuar fëmijët në nevojë në Kars. Ai po planifikon të marrë 180 vullnetarë.

Nëse ju doni t'i ndihmoni fëmijët, ju mund ta gjeni atë në rrjetet sociale dhe ta kontaktoni për informacione të mëtutjeshme.