Panairi i librit në Antalia


Antalia është duke e organizuar panairin dhjetëvjeçar të librit. Panairi i librit do të mbahet në ndërtesën piramidale prej xhami më 11 tetor 2019 nga ora 14:00. Kryetari i Antalias, Mhittin Bocek do të jetë prezent në hapjen e panairit. Ai i ka ftuar të gjithë në panair duke e reklamuar në shtyp dhe duke dërguar mesazhe për vendasit që jetojnë në zonë. Ai ka deklaruar se do të jetë 150 shtëpi botimi dhe 205 shkrimtarë të famshëm në panair. Ai gjithashtu shtoi se njerëzit duhet të lexojnë më shumë pasi njerëzit turk nuk janë duke lexuar mjaftueshëm derisa ka shpalosur slloganin: "lexojmë së bashku". 

Panairi do të mbahet për dhjetë ditë në të njejtin vend, kështu që ju keni mjaft shumë kohë ta vizitoni panairin. Statistikat që janë nxjerrë vitin e kaluar treguan se 286 mijë njerëz kanë vizituar panairin vitin e kaluar. Besohet se në këtë panair do të ketë më shumë njerëz se në vitin e kaluar. 

Për studentët, transporti është falas, por të rritur duhet të paguajnë tarifën e autobusit nëse duan ta vizitojnë panairin. Ka shumë autobusë që ju dërgojnë në panair: 600, AC03, VF01, LF09, UC32, KC34, KC35, TK36 TCP45, CV48 dhe të tjerë. Nëse jeni duke pasur problem me kuptimin e këtyre kodeve, ato janë linjat e autobusëve. Ju mund t'i gjeni ato në shkronja të mëdha, kështu që nuk do të keni probleme. Por, ne ju këshillojmë t'i pyesni vendasit për udhëzim.

Ne si zyre e Summer Home Real Estate, ju dëshirojmë kohë të këndshme në panair.