Panairi i pasurive të paluajtshme në Stokholm


Më 14-15 shkurt 2015, Summer Home mori pjesë në panairin e pasurive të paluajtshme, që u mbajt në Globen Aneks Center në qytetin e Stokholmit, Suedi. Kompanitë nga vende të ndryshme ishin duke prezantuar pasuritë e paluajtshme të tyre. Gati gjashtë mijë persona vizituan ekspozitën për këto dy ditë.

Pjesëmarrja në këtë panair është shans i madh të tregojmë propozimet tona dhe të demonstrojmë nivelin e lartë të pronës që është ndërtuar në Turqi dhe gjithashtu të shikojmë propozimet e kompanive të tjera dhe të njohim gjëra të reja. Ne jemi shumë të kënaqur që kemi qenë pjesëmarrës të këtij panairi, sepse dijmë se pronat tona janë të popullarizuara nga evropianët.

Faleminderit të gjithëve që vizituan ekspozitën tonë. Ne shpresojmë se ju keni marrë informacione të dobishme nga menaxherët tanë.